Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska deklaroi sot se dikasteri që ajo drejton ka përgatitur tre skenarë për fillim të vitit të ri shkollorë. Sipas saj i pari dhe më i dëshirueshmi është ai me prezencë fizike të nxënësve, por e gjitha kjo do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend. “Viti shkollor përfundoi me sukses, këtë e dëshmoi edhe hulumtimi i UNICEF-it. Të gjithë në Qeveri edhe kryeministri edhe unë si ministre e arsimit dëshirojmë që viti i ardhshëm shkollor 2021/22, sot Ministria për Arsim dhe Shkencë kishte material rreth të cilit u diskutua në mbledhjen e…

Lexo më Shumë

Agim Baçi “Është e lehtë të gjesh një njeri të mençur, por është e vështirë të gjesh një popull të mençur, sepse populli nuk ka sy, por zemër- populli ndjen, nuk sheh”. (Balzak) Studiuesit e çështjeve të komunikimit, me në krye filozofin kanadez, Marshall McLuhan, e konsiderojnë manipulimin si një kalim nga dhuna në bindje. Por, për të funksionuar ky kalim nga dhuna në bindje, duhet më së pari që të kalohet nga informimi në keqinformim. Në një situatë të tillë, të botës së keqinformimit, manipuluesi krijon mundësitë për një opinion paralel nga ai i fakteve në botën reale, duke…

Lexo më Shumë

Koment: Albion Memeti, gazeta LAJM Propozim/ligjin për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare (ASH-AAA) duket se e ka kapur pluhuri në sirtaret e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ky pr/ligj që ngjalli shumë shpresa te mijëra shqiptarë pa shtetësi assesi të gjej rrugën e miratimit. Në marrëveshjen e arritur muaj më parë mes opozitës dhe maxhorancës, shumë qytetetarë shikuan mundësi për zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare me mungesën e shtetësisë. Por, edhe disa muaj pas kësaj marrëveshjeje, nuk ka ndryshuar asgjë. Problemet e qytetarëve pa dokumente kanë ngelur të njejta. Ndonëse të lindur e rritur në këtë shtet, ata janë inekzistentë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është kthyer të flas për regjistrimin e popullatës dhe banesave në vend, duke thënë se i njejti duhet të mbahet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Është shumë e rëndësishme të bëhet një regjistrim në shtator, tha lideri i LSDM Zoran Zaev në forumin “Më e mira për komunën tonë” në Dibër. “Ai është një regjistrim i qytetarëve dhe nuk më intereson se sa maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, është populli im, qytetarë të barabartë për të gjithë”, u shpreh Zaev. Kryeministri theksoi se qeveria ka hapur një plan të ndërhyrjes për investime, i cili është…

Lexo më Shumë

Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër për t’u përgatitur dhe modelit të kombinuar, disa me prani fizike, disa me mësim nga distanca, sërish viti shkollor ka përfunduar me sukses, ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. “Viti shkollor përfundoi me sukses edhe përskaj periudhës së shkurtër për përgatitje”, tha Carovska në Vollkovë, transmeton TV21. Ka shtuar se ende nuk dihet se si do të realizohet viti shkollor, ndërkaq Qeveria ka tre opsione.

Lexo më Shumë

Qeveria nuk ndryshon qëndrim për rritjen e taksës ekologjike për 3.5 denarë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se kjo taksë nënkupton rritje të të ardhurave buxhetore, investim në projekte dhe jetë për qytetarët. “Do të thërras për mençuri për taksën ekologjike, sepse taksa ekologjike do të thotë investim për qytetarët tanë”, tha Bytyqi. Është i bindur se ndryshimet ligjore për rritjen e taksës së derivateve të naftës do të miratohet në Kuvend. “Taksa ekologjike është njëri nga burimet e financimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët tanë. Unë me të vërtetë shpresoj se të gjithë deputetët dhe të…

Lexo më Shumë

Mali i Zi do ta shesë automobilin Mercedes Benz, modelin Majbah C 650, i blerë nga qeveria paraprake e Millo Gjukanoviqit, pasi paraqet luks me paratë e popullit. Në vendin tonë, automobili me shkronjën “M”, i blerë me dëshirë personale të të arratisurit Nikolla Gruevski nuk e kishte këtë fat, përkundër premtimeve disavjeçare të Qeverisë aktuale, se Mercedesi i blinduar do të shitet. Ky automobil, që u ble në mënyrë të fshehtë nga pushteti i Gruevskit, edhe më tej shfrytëzohet. – Advertisements – Qeveria “Lidhur me automobilin që po pyetni, po bëhen vlerësimet, pas çka do të vendoset si do…

Lexo më Shumë

Partitë politike mohojnë zërat se mund të shtyhet regjistrimi i popullsisë ose zgjedhjet lokale, për shkak të asaj që njëri proces mund të pengojë efikasitetin e procesit tjetër. Nga LSDM thonë se regjistrimi dhe zgjedhjet janë procese të ndara dhe nuk janë pengesë për njëri tjetrin.  “Vlerësojmë se nuk ka nevojë të anulohet as regjistrimi as zgjedhjet lokale. Ata janë dy procese që rrjedhin në mënyrë paralele dhe qëndrimi ynë është se as regjistrimi si operacion statistikor nuk duhet të shtyhet e as zgjedhjet lokale… Regjistrimi është operacion statistikor, e aspak nuk duhet të politizohet. Është edhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 12 korrik do të pranojë aplikime nga mësimdhënës të interesuar për të kryer rolin e recensentit në shtatë librat e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Thirrja publike ka të bëjë për këta libra: Letërsia dhe gjuha maqedonase, dy libra nga Matematika, tre lënda e Kimisë dhe një nga Biologjia, që të gjitha për vitin e tretë. Aplikuesit duhet të jenë profesor universitar dhjetë vjet në degën e librit ku aplikon, apo të jetë dhjetë vjet mësimdhënës në shkollën e mesme ku ligjëron pikërisht lëndën e njëjtë. Këta mund të…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski i rekomandon qeverisë që me Bullgarinë të mos diskutojnë për çështjet kryesore pa u formuar atje qeveria e re me mandat katër vjeçar. Në një intervistë për TV Sitel Pendarovski tha se është mirë që në këtë periudhë Qeveria të përqendrohet në bashkëpunimin e veprimit me Bullgarinë që do të ndërtojë besimin, por jo të diskutojë pikat kryesore të ndarjes. Lidhur me akuzat nga opozita se Qeveria po shet identitetin, Pendarovski tha se nuk ka diçka të tillë. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT “Unë nuk mund të spekuloj nëse kjo ka ndodhur. Mund t’ju them vetëm se kryeministri më…

Lexo më Shumë

Pavarësisht numrit të lartë të plagosjeve nga përdorimi i armëve të zjarrit gjatë ahengjeve familjare, ky fenomen vazhdon të përsëritet edhe më tej. Vetëm ditët e fundit, 4 persona janë plagosur edhe atë dy në Reçicë të Tetovës, një në Xhepçisht dhe një në Gostivar. “Gjuajtja me armë zjarri në ahengje familjare mund të trajtohet edhe me padi penale, pra si vepër penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe sipas Nenit 286 të Kodit Penal për këtë vepër është e paraparë dënim me burg nga një deri në pesë vjet”- deklaroi Marjan Josifoski. Zëdhënës i SPB Tetovë. Banorët thonë se…

Lexo më Shumë

Me lirimin e masave anti kovid dhe lejimin e organizimit të ahengjeve familjare, industria e dasmave është rigjallëruar. Përderisa një vit e gjysmë dyqanet ishin nën dry, tani të mbushura me klientë të interesuar për ar e argjend, fustane e kostume, pa harruar edhe dhurata për çiftet e reja. Megjithëse numri i mysafirëve është i kufizuar, zinxhiri i bizneseve të vogla që kanë lidhshmëri me industrinë e dasmave është vënë në lëvizje. Tregtarët thonë se kjo është shpresë që situata po kthehet në normalitet. “Para pandemisë dhe tash janë krahasime shumë të mëdha, kemi një diskrepancë të madhe mes asaj…

Lexo më Shumë