Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari për TV Shenja tha se kërkesën për shyrjen e mësimit për 2-3 javë e ka bërë para dy javësh. Ndërsa, shtoi se ai ka kërkuar që nisja e vitit shkollor me pjesëmarrje fizike të shtyhet për 2 deri në 3 javë, pasi pret që pas kësaj periudhe situata në këtë rajon të qetësohet. “Qëndrimin tim lidhur me këtë çështje e kam shprehur qysh para dy javësh, kur kam thënë se për shkak të rritjes së infeksioneve në Gostivar, nisja e viti të ri shkollor të prolongohet për 2 deri 3 javë, për shkak…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, që të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të tetorit. Nga LSDM thonë nuk janë penduar për vendimin që mos të e kandidojnë edhe për një mandat kryetarin aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Nga LSDM gjithashtu thonë se ky vendim i Dimitrievskit do ta lehtësojë zgjedhjen e kumanovarëve më 17 tetor. “LSDM-ja do ta japë ofertën më të mirë për qytetarët e Kumanovës në këto zgjedhje lokale, kurse emri i kandidatit dhe listës së këshilltarëve do të publikohet së shpejti. Ai…

Lexo më Shumë

Deputetët kthehen në punë të hënën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pothuajse një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Të hënën, sipas paralajmërimeve nga koordinatorët e grupeve parlamentare, ata pritet të kenë një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nënkryetarët, pas së cilës do të dihet se si do të shkojë java e punës e deputetëve. Duke pasur parasysh zgjedhjet, disa deputetë besojnë se aktivitetet do të zvogëlohen dhe se diskutimet e muajit të ardhshëm do të jenë në kontekstin e zgjedhjeve lokale. Java e parë e seancës së ardhshme parlamentare ka mundësi të shënohet…

Lexo më Shumë

Në mënyrë të detyrueshme do të testohen për COVID-19 udhëtarët nga Maqedonia e Veriut gjatë hyrjes në Greqi, nëse udhëtojnë vetëm me test PCR, kurse nuk kanë certifikatë vaksinimi ose vërtetim se e kanë kaluar virusin. Testimi i detyrueshëm për hyrje në Greqi vlen për 16 vende, mes të cilëve edhe për RMV-në, kurse rezultati negativ do të jetë parakusht për hyrje në Greqi. Masa plotësuese është kycur me vendimin më të ri të Qeverisë greke, kurse është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe vlen nga ora 06.00 e mëngjesit. Lidhur me dokumentet e domosdoshme për hyrje në Greqi që lidhen…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandon mësim online për shkollat e mesme në rajonin e Pollogut. Filipçe tha se KSI rekomandon që kjo masë të vlejë për dy javët e para. Advertisements “Mëngjesin e sotëm diskutuam në Komisionin për Sëmundje Infektive, ku morën pjesë të gjithë anëtarët dhe praktikisht me konsensus u miratua rekomandimi që shkollat e mesme në rajonin e Pollogut , në Tetovë dhe Gostivar mësimin ta nisin online”, tha ministri Filipçe.

Lexo më Shumë

Sëmundja po përhapet me shpejtësi në këto qytete e zona të tjera që po ashtu kanë përqindje të ulëta të imunizimit. Në Gostivar vetëm 21, 8 për qind e popullsisë së rritur është imunizuar, ndërsa mbulimi është i lartë në Gjevgjeli, ku më shumë se gjysma e popullsisë ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. Shkupi, Tetova e Gostivari janë tre qytetet që renditen të parat sa i takon shifrave të larta të personave të infektuar me Covid Shkupi, Tetova e Gostivari janë tre qytetet që renditen të parat sa i takon shifrave të larta të personave të…

Lexo më Shumë

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në komunën e Haraçinës do të kandidojnë me gazetarin, Naim Sinani. Në kuvendin e degës të mbajtur në Haraçinë, gazetari Sinani ka marrë mbështetjen e shumicës për të qenë kandidatë i opozitës për të parin e komunës. Sinani, është i angazhuar si redaktor në servisin publik të Maqedonisë (TVM2), ndërsa në media shpesh është paraqitur edhe si analist politik.…

Lexo më Shumë

Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët Omer Xhemaili, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër me një deklaratë për albinfo.ch i u është drejtuar shqiptarëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19. Ai ka thënë se vaksinimi shpëton jetë nga vdekja. “Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga…

Lexo më Shumë

Në fushatën parazgjedhore, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kryetari aktual i Komunës së Strugës premtoi përfundimin e bulevardit në rrugën qendrore të qytetit. Në prag të përfundimit të mandatit 4 vjeçar të kryetarit Ramiz Merko ky premtim është larg realizimit. Muajve të fundit në terren është bërë vetëm shembja e një objekti dhe disa matje, shkruan Portalb.mk. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 Ramiz Merko ju premtoi struganëve se do të zgjidh kaosin në zemër të qytetit duke e zgjeruar rrugën qendrore nga rrethi tek policia deri tek ish hotel Apolonia. Në programin “Për Komunën që duam” (faqe 15), një ndër veprimet…

Lexo më Shumë

-Po shqyrtohen kërkesat e tyre dhe po bisedojmë edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive, kështu ministrja e Arsimit, Milla Carovska komentoi fillimisht kërkesën e Komunës së Tetovës për mësim online për shkak të gjendje me pandeminë në rajonin e Pollogut, shkruan Alsat. Carovska tha se janë në koordinim të plot me autoritetet lokale dhe me Ministrinë e Shëndetësisë. “Jemi në koordinim me kryetaren e komunës së Tetovës, edhe ne edhe Ministria e Shëndetësisë. Mëngjesin e sotëm është mbajtur mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive, sa të marrim instruksione ose mendime nga ana e KSI-së, më tej do të vazhdojmë bisedimet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite niset për Munster të Republikës Federale të Gjermanisë, ku nesër në ceremoni solemne do t’i jepet Çmimin Ndërkombëtar “Paqja e Vestfalisë”, i cili për vitin 2020 i është ndarë kryeministrit Zoran Zaev dhe ish kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras. Në shpjegimin e çmimit thuhet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën marrëveshje historike që si shembull i qasjes së lartë diplomatike, zgjodhi një çështje të hapur dhe me këtë, mes tjerash, dhanë kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit të Ballkanit”. Në ceremoninë solemne nesër në Munster, çmimin dy laureatëve do t’ua ndajë Presidenti i…

Lexo më Shumë

Deri më tani janë vaksinuar 69% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Këto janë të dhënat e fundit me të cilat disponojmë, deklaori ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila dje ishte mysafire në Verën e Nxehtë Politike në televizionin Kanal 5, me temë fillimi i vitit të ri shkollor. “Këto të dhëna tregojnë se kuadri mësimor është dy herë më i vaksinuar se mesatarja kombëtare. Gjithashtu kemi komuna dhe shkolla ku përqindja e vaksinimit të mësimdhënësve dhe kuadrit tjetër teknik është mbi 90%. “E gjithë kjo është dëshmi për vetëdije tek punonjësit në shkolla është…

Lexo më Shumë