Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në komunën e Haraçinës do të kandidojnë me gazetarin, Naim Sinani.
Në kuvendin e degës të mbajtur në Haraçinë, gazetari Sinani ka marrë mbështetjen e shumicës për të qenë kandidatë i opozitës për të parin e komunës.
Sinani, është i angazhuar si redaktor në servisin publik të Maqedonisë (TVM2), ndërsa në media shpesh është paraqitur edhe si analist politik.…