Rritje të çmimeve të karburanteve për 3,5 denarë pa TVSH megjithatë do të ketë. Qeveria për në orën 17:00 caktoi seancë shtesë ku pikë e vetme e ditës do të jetë aplikimi i taksës ekologjike. Ministria e mjedisit jetësor përnjëherë e vendosi taksën ekologjike në Ligjin e mjedisit jetësor pasi dje nuk dorëzoi propozim në Qeveri. Rritje të çmimeve përveç për benzinën dhe dizelin për 3,5 denarë, do të ketë edhe për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë. Me konkluzion nga seanca e djeshme e 81 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e mjedisit jetësorë dhe planifikimit…
Author: Hamdi Kumanova
Paralajmërimet e Qeverisë greke për mos ratifikimin e memorandumeve të dala nga Marrëveshja e Prespës, për ish ambasadorin e Maqedonisë në Greqi, Lupço Arsovski janë pengesat e radhës që mund të marrin trajtë gjatë presidencës së Sllovenisë ne BE-në. Arsovski thotë se Greqia është frymëzuar edhe nga deklarata e presidentit amerikan Biden, duke shtuar se Qeveria në vend është inferiore ndaj nevojës për dialog me Greqinë. “Greqia është frymëzuar edhe nga urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden i cili kërkoi plotësimin e kushteve nga Marrëveshja e Prespës dhe respektimin e saj si dhe të mos vihet në shprehje mos…
Ura e Llokës është bërë simbol i dështimeve dhe mashtrimeve e të gjitha pushteteve lokale e qendrore. Shefi i Shtabit Qendror z.Remzi Mehmedi, deputeti z.Abdulla Saliu dhe Drejtori i Qendrës Analitike z.Bashkim Bakiu, takuan strukturat lokale të Aleancës për Shqiptarët në Saraj. Komuna e Sarajit do të jetë pishtar i NDRYSHIMIT të madh, thuhet në njoftimin e ASh-së.
20 mijë mësimdhënësit të cilët nuk u përfshinë në fazën e parë të vaksinimit, pritet të vaksinohen javët në vijim me ardhjen e sasive të reja të vaksinave. Me këtë sipas ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe nxënësit mund të kthehen në shkollë nga shtatori por me protokolle të caktuara të cilat do të dalin nga grupet e punës së ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Mendoj se po, duhet të fillojë mësimi nga shtatori. Protokollet përfshijnë mbajtjen e distancës mos përzierje të grupeve, ajrosje të shpeshta të klasave dhe këtë si përvojë e kishim më herët. Këta janë rekomandimet…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar ashpër ndaj dështimit të rradhës në procesin integrues, duke thënë se çdo gjë paska qenë gënjeshtër që nga viti 2018. Ja reagimi i plotë Koalicionit ASH-AAA: Të dashur qytetarë, të dashur përfaqësues të mediave, Dje ishim dëshmitarë të dështimit të radhës në procesin integrues. Nuk ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian dhe që nga viti 2018 çdo gjë paska qenë gënjeshtër. Fotografitë në aeroplan, shpenzimet e shëtitjeve të kryeministrit e ministrave të Qeverisë do të mbeten vetëm një dëshmi e mashtrimit të këtij pushteti dhe shpenzime që do të duhet…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.466 testime për coronavirus, ndërsa 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej 5 rasteve të reja, 3 janë në Shkup dhe nga 1 në Tetovë dhe Kumanovë. MSH informon se ka ndërruar jetë vetëm një pacient, i cili ka qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.645, prej të cilëve 149.916 janë shëruar, ndërsa 5.478 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (23 qershor) është 251.
Zvogëlimi i TVSH-së është njëra nga zgjidhjet që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) e ofroi saktë para një viti si mundësi të mbrohen amvisëritë në vetë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, porosit kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski. “Ekipet tona të cilat bëjnë analiza gjithëpërfshirëse në koordinim me Bashkësinë Energjetike vlerësuan para një viti se e domosdoshme është të sillen zgjidhje sistematike, që përveç zvogëlimit të TVSH-së do të përfshijnë edhe zjgerim dhe përforcim të mbështetjes së kategorive të rrezikuara në pagesën e fakturave për energji elektrike/ngrohëse. Çdo gjest që ofron zgjidhje për mbrojtjen e standardit të amvisërive…
Të nderuar qytetar të Kumanovës, të nderuara media, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka ndarë 9.9 milionë euro për projekte të ndryshme zhvillimore, që do të realizohen në disa qytete të Maqedonisë. Mjetet janë të parapara për investime në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës dhe projekte të tjera investuese, prej të cilave duhet të kenë dobi qytetarët. Por, çuditërisht, për Kumanovën tonë janë ndarë ZERO mjete nga ky buxhet, edhe pse – siç e dimë – edhe në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal, në Kumanovë në pushtet është binomi BDI-LSDM. Kjo i bie se Kumanova është lënë…
“Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështetemi te vetvetja, dhe jo vetëm tek ajo që thotë Brukseli”. Këtë e deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe eurokomesari Oliver Varhelyi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rama në mes tjerash deklaroi se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme për të mos hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, është mossukses i Bashkimit Evropian. “Për mua kjo nuk është pritje, ne…
Avokati i Popullit i republikës së Maqedonisë së Veriut ka shprehur shqetësimin lidhur me ndërprerjen e dhënies së dokumenteve personale si letërnjoftime, pasaporta, leje për vozitje dhe të tjera, nga ana e Ministrisë për Punë të Brendshme. Nga ky institucion vlerësojë se ky hap do të ndikoj dukshëm në realizimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve. Nga Avokati i Popullit njoftojnë se do të shqyrtojnë të gjitha lëshimet e shërbimeve në MPB, të cilat kanë sjell deri tek ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale për qytetarët.
Tre shtete ballkanike janë vendosur në listën e vendeve të sigurta për udhëtim në Austri, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në Austri i ka publikuar emrat e 11 shteteve të reja, që janë përfshirë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia e coronavirusit. Mediumet austriake raportojnë se kjo do t’ua lehtësojë udhëtimin e qytetarëve të këtyre shteteve në Austri. Dekreti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Austri, që hyn në fuqi nesër, parasheh që qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mund të udhëtojnë në Austri. Përveç këtyre tre…
Kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Forumit të Parë Ekonomik tha se Maqedonia e Veriut demonstroi sjellje evropiane, vullnet politik dhe ndërton marrëdhënie të mira ndërfqinjësore që janë të domosdoshme për prosperitet ekonomik dhe standard më të mirë jetësor. “Mesazhin e samitit “Delfi” në Athinë, e them edhe këtu në Shkup, përkatësisht na nevojitet Ballkan ekonomik i shekullit 21, i integruar në BE. Sot do të shtoj edhe Ballkan që jeton në të tanishmen dhe ndërton të ardhme, ndërsa e kaluara është mësim që ndarjet dhe grindjet nuk çojnë askund”, tha Zaev. Sipas tij, mbështetjen e Greqisë Maqedonia e Veriut…

