Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit. I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal. “I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit. Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Fushata e zgjedhjeve lokale 2021 kishte edhe aktivietin e saj në televizionet e Kosovës. Partitë politike dhe institucionet shtetërore ishin pjesëmarrëse aktive në minutat televizive përmes reklamave, spoteve dhe programeve të paguara politike. Përmes këtij raporti duam tju prezentojmë disa nga trendet dhe gjetjet kryesore të fushatës politike në televizionet e Kosovës. Shërbimi Nielsen TV AdIntel për Kosovë u themelua në fillim të këtij viti. Monitoruam të gjitha reklamat dhe paraqitjet e sponzorizuara politike në televizionet kryesore të vendit. Gjetjet kryesore: – Përveç reklamimit klasik të fushatës, pjesëmarrësit në këto zgjedhje gjithashtu përdorën programe të paguara politike për promovimin e…

Lexo më Shumë

Ata që shpallin shumicën e re parlamentare pas raundit të dytë të zgjedhjeve duhet të thonë edhe nëse janë për Marrëveshjen e Prespës apo për Marrëveshjen me Bullgarinë, BE-në dhe NATO-n, sepse ato janë baza e koalicionit në Parlament. Shumica e tanishme parlamentare vetëm mund të rritet, jo të ndryshohet, tha kryeministri Zoran Zaev. I pyetur në një konferencë për media në Qeveri nëse sheh kërcënim për stabilitetin e shumicës parlamentare, pasi Alternativa hodhi poshtë mundësinë e anëtarësimit në mazhorancën qeveritare dhe BESA mori mbështetje nga Aleanca për Shqiptarët për kandidatët në Tetovë dhe Zhelinë, Zaev tha se është “e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatin zgjedhor edhe për komunën e Kisella Vodës të cilën e ka fituar në rrethin e parë kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Georgievski si dhe fitoren e kandidatit të BDI-së Alija Jaoski për Komunën e Pllasnicës. Konfirmimi i rezultateve vjen pas mbylljes së procedurës së ankesave nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Në vendvotimin 0543 në Dibër do të ketë rivotim më 31 tetor. Kjo nënkupton se në Dibër nuk ka rreth të dytë këtë të diel. Kurse në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizare do të ketë rivotim për listën për këshilltarë komune dhe për këshilltarë të Qytetit…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSh thonë se janë aplikuar gjithsej 1.589.004 doza të vaksinës, 771.165 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 15.851 qytetarë. Dje gjithsej janë vaksinuar 7.739 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 748 qytetarë. Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 5.362 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38%…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e solli vendimin për zbatim të përkohshëm të ndryshimeve në Protokollin për origjinën e mallrave nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me çka sigurohet bazë ligjore për zbatimin e rregullave të rishikuara preferenciale për origjinën e mallrave nga fillimi i nëntorit të vitit 2021, transmeton Portalb.mk. Nga MPJ thanë se me ndryshimet nga rregullat e reja për origjinën e mallrave do të preken të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ditën e sotme ka shijuar një kafe me mikun e tij, kryetarin e Aletrnativës, Afrim Gashi, kryetarin e ardhëshëm të Çairit, Bekim Sali dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka. Sela në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se Çairi duhet të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni që t’i kthehet shkëlqimi dhe krenaria. “Në zemër të Shkupit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e ardhëshëm të Çairit, Bekim Sali dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka. Çairi duhet të çlirohet nga…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut prezantoi sot planin e përshpejtuar për rritje ekonomike 2022-2026, që u miratua në seancën e sotme. Në këtë plan targeti kryesor që dihet të arrihet janë investimet publike në vlerë prej katër miliardë euro në pesë vitet e ardhshme, që do të mobilizojnë tetë miliardë euro shtesë të investuara nga sektori privat, rritje e normës së rritjes ekonomike, ulje e normës së papunësisë në nivel njëshifror dhe ulje e borxhit publik nën 60 përqind nga BPV, transmeton Portalb.mk. Me këtë plan, parashihet rritje e normës mesatare të rritjes ekonomike prej 2,5 në 5 përqind mesatarisht…

Lexo më Shumë

Sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët shkojnë në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit, vlerëson Komisioni evropian në Raportin e publikuar kohë më parë për përparimin e vendit. Në Raport vlerësohet se qasja drejt mjekëve specialistë në shëndetësinë publike mbetet problematike. “Edhe krahas sigurimit të rrogave të rritura me qëllim që të ruhen punonjësit, sektori shëndetësor po përballet me humbje të personelit mjekësor, posaçërisht të specialistëve të cilët po shpërngulen në sektorin privat apo largohen për punë jashtë vendit. Personeli vazhdon me nevojën për trajnim të specializuar për shfrytëzim të…

Lexo më Shumë

Ta votojmë Idriun, diaspora është e gatshme të sjellë investime që do ta bëjnë Strugën më të bukur se Ohrin Adi Veseli, afarist strugan në New Jersey, SHBA Shumë poetë e shkrimtarë janë munduar të përshkruajnë bukuritë e Strugës, mirëpo nuk ia kanë dalë deri në fund, e as që mund t’ia dalin. Respekt për vargjet dhe rreshtat e tyre, por bukuritë e Strugës nuk mund të përshkruhen. Bukuritë e Strugës mund vetëm të përjetohen. E bukuritë e Strugës nuk përjetohen askund më mirë, përpos se në ëndërrat e mërgimtarit të përmalluar për vendlindjen e tij. Por ja që këto…

Lexo më Shumë

Ministri Oliver Spasovski, së bashku me kryesinë e MPB-së, mori pjesë në Konferencën Përfundimtare të projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Harmonizimi i sistemeve kombëtare të menaxhimit të kufijve me kërkesat e BE-së dhe Shengenit”, ku mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markus, Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së Stefan Hudolin, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë dhe Sllovenisë dhe Drejtuesit e Projektit. Ngjarja e sotme ishte kulmi i aktiviteteve pothuajse trevjeçare të projektit në të cilat ekspertë nga Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë së bashku me anëtarët e Departamentit të…

Lexo më Shumë