Në një intervistë për portalin skopjeinfo, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov u pyet për parimet në bazë të të cilave ai krijon politika në qytet “Sinqerisht mendoj se çdo kryetar para dhe pas marrjes së përgjegjësisë për të menaxhuar qytetin duhet t’i bëjë vetes vazhdimisht pyetjen a është ky qyteti ku unë dua të kaloj pjesën tjetër të jetës time me familjen time? “, tha Shilegov. Paraqitja e vizionit tim për zhvillimin e Shkupit para qytetarëve në zgjedhjet e 4 viteve më parë. Unë fitova besimin sepse ai vizion ishte dukshëm më i mirë se të tjerët…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp, ka thënë se partia e tij do të përkrah kandidaturën e pavarur të Danella Arsovskës për qytetin e Shkupit. “Jam i bindur se do e kemi kryetaren e ardhshme të Shkupit. Të bashkohemi me gruan e cila do të bëj ndryshimin. Shkupi meriton grua e cila do të mbron interesat e qytetarëve. Jam i bindur se ajo do të fitojë në garën për qytetin. Shkupi nuk guxon të pres edhe katër vjet me kryetar arrogant, njerëz të cilët pas katër viteve do të ju thonë se vetëm se nuk i kanë…
Mbrëmë në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë profesori dhe veprimtari i shquar dibran, Sazan Papraniku. Ai ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër, përcjell INA. Sazan Papraniku deri tani ishte profesor në gjimnazin e Dibrës. Ai shquhet për aktivitete kombëtare dhe politike. Ishte pjesëmarrës në demonstratat për liri në Kosovë e Maqedoni, aktivist politik dhe një nga përkrahësit dhe ideatorët e Iliridës. Ishte pjesë e Listës për Shqipëri Natyrale. Ai shquhet edhe për botimin e shumë shkrimeve dhe librave me poezi.(INA)
Faton Fazliu nga partia politike Alternativa ka komentuar deklaratat publike të Artan Grubit se kjo parti do t`i fitoje të gjitha komunat, transmeton Almakos. “ Përvoja ime flet se zgjedhjet lokale do i fitojë bindshëm opozita shqiptare. Dhe, argument më të fuqishëm e kam refrenin patetik të këtij djaloshit të BDI-së, Artanit, se “BDI do i fitojë të gjitha komunat”. Kështu bërtiste edhe në zgjedhjet parlamentare më 2016 dhe pastaj humbi edhe te hyrja e banesës së tij dhe në orën 19.00 i mbyllën shtabet dhe ikën. Dijeni se sa më shumë që bërtet Artani, fitorja bëhet më e sigurt.…
Kryetari i Komisioni të Shëndetësisë pranë OBRM-PDUKM-së, Igor Nikollov thotë se ashtu siç e ruan e ëma fëmijët e vet nga sulmet e jashtme, ashtu edhe shteti duhet të përpiqet ta mbrojë procesin arsimor, posaçërisht te më të rinjtë. Ai rikujtoi se vitin e kaluar kemi parë se çfarë do të thotë të mos ketë proces arsumor, përkatësisht të jetë online ndërsa pasojat nga kjo i ka çdo familje. “Mbrojtja e procesin arsimor duhet të jetë primare, posaçërisht për QEverinë, por jemi në gjendje të pikut në valë të katërt dhe duhet të ndërmerren masa specifike dhe konkrete nëse procesi…
Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe kryetari i Komunës Vevçani, Sasho Jankoski sot realizuan mbikëqyrje në qendrën turistike të pajisur komplet në ish-shkollën e rinovuar “Strasho Pinxhur” në Vevçan. Qendra turistike “Vevçani” është objekt modern shumëfunksional me një sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 1.400 metra katrorë. Është rregulluar një sallë e madhe kongresi, disa salla për seminare, një dhomë muze për prezantimin e florës dhe faunës së zonës së mbrojtur Monumenti Natyror “Burimet e Vevçanit” dhe malit Jabllanica. Ekziston një qendër informacioni, një dyqan suveniresh, një galeri e hapur për…
Drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Alili sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën dy persona. “Njëri prej pacientëve është banor i fshatit Otishan, ndërsa tjetri nga një fshati Komunës Zhupë. Në Repartin Infektiv janë 30 pacientë të hospitalizuar, të gjithë me mbështetje me oksigjen. Momentalisht në dispozicion janë edhe shtatë shtretër të lirë”, tha Alili. Ai tha se në ambulancë mjekohen mesatarisht nga 20 pacientë, ndërsa për kontroll paraqiten paraqiten nga dy herë. “Për shkak të gjendjes së përkeqësuar në 24 orët e fundit për trajim në Shkup janë dërguar dy…
Moti paradite ishte me diell me vranësira të lehta deri mesatare, si dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga perëndimi. Pasdite, do të ketë shfaqje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, kryesisht në zonat malore. SIç njofton Drejtoia për Punë Hidrometeorolohjike, temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 27 deri në 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 7. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesët malore me kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtëra. Temperatura pritet të arrijë në 29 gradë.…
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai pret fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij koalicioni qeveritar është stabil. “Sigurisht që unë besojë në fitoren e madhe tek koalicioni jonë, përshkak që koalicioni është stabil, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BDI-në, ashtu siç kemi me Besën dhe PDSH-në dhe se sigurisht mbështetjen do ta krijojmë sëbashku, pasi që para së gjithash besojmë se ashtu shumë më mirë do t’i shërbejmë qytetarëve, pasi që jemi qeveri që menaxhojmë me çfardo lloj sfide në nivel qendror, ndërsa bashkësia në nivel lokal do të ketë më shumë kapacitet për ta bërë…
Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e qytetit të Shkupit, kandidatja e pavarur Danela Arsovska ka nisur të organizojë takime me përfaqësues politik e qytetarë, në përpjekje për të fituar ulësen e të parit të kryeqytetit. Arsovska ka publikuar një fotografi dhe një tekst ku njofton për një takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Areb Taravari, si dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë Alternativa, Bekim Sali. “Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjedhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se Mickoski the partia e tij kanë thyer ligjet, ndërsa sot mbështesin protestat dhe ata që janë kundër sistemit shëndetësor. “OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë të fundit që mund të flasin për gjendjen me coronavirusin. Mickoski dhe partia e tij nga dita e parë e pandemisë po sillen pa përgjegjësi me paramendim për ta dëmtuar sistemin shëndetësor dhe punonjësit shëndetësor”, thonë nga nga LSDM. Ata shtojnë se Mickoski dhe partia e tij kanë shkelur masat për mbrojtje nga coronavirusi dhe kanë bllokuar spitale modulare. “Sot kur imunizimi masiv është në maksimum, në vend që të…
Me 28.08.2021 në ora 15.30 në fshatin Leshok, Tetovë nga zyrtarët policor nga SPB Tetov është arrestuar D.F.(30) nga Tetova pasi që tek ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër të paditurit do të ngritet padi adekuate penale.

