Author: Hamdi Kumanova

Policia e Maqedonisë së Veriut ka thirrur në bisedë informative një person, pasi paraprakisht ishte denoncuar nga një 19 vjeçar për shitblerje të votës në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk. “Një 19 vjeçar nga fshati Cera në Makedonska Kamenica në Repartin policor në Makedonska Kamenicë ka paraqitur një vepër penale në bazë të nenit 162, paragrafi 1 nga Kodi Penal në RMV”, sqaroi Policia, duke shtuar që tashmë është njoftuar prokurori publik. Raportohet që ai paraprakisht ishte ftuar nga V.V. në një shtab të partisë, duke i ofruar 1 000 denarë në këmbim të votës për një kandidat për kryetar. Policia…

Lexo më Shumë

Të martën, Komisioni disciplinor i formuar në shkollën fillore “Panajot Ginovski” të komunës Butel të Shkupit do të vendos për rastin që ndodhi në këtë shkollë, më 21 tetor të këtij muaji. Në një video të postuar në rrjetin social “Tik-Tok” shihet se si mësuesi i kësaj shkolle godet me shuplakë një nxënës të klasës së shtatë. Mirëpo, e gjithë ngjarja e parqitur në këtë video është mohuar nga prindërit e nxënësit dhe veti ai. Ky i fundit tha për Alsat se ishte publikuar vetëm një pjesë e videos dhe jo i gjithë incizimi ku dëgjohen të qeshurat e nxënësve…

Lexo më Shumë

Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep ka parashtruar kallëzim penal kundër B.J.(45) nga Prilepi. Siç thonë nga MPB, ai kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”. “Më 17.10.2021 në vendvotimin numër 1443 në Prilep, i denoncuari publikisht ka shkarravitur dhe ka shqyer fletëvotimin e cila i është dhënë për të votuar, pas çfarë i ka futur në kutinë e votimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

29 tetor 2021, Shkup – Borxhi publik, duke përfshirë tremujorin e tretë, shënoi rënie nën 60% të PBB-së, sipas kriterit të Mastrihtit të Bashkimit Evropian, duke u pozicionuar në nivel prej 59.3% të PBB-së. Kjo e tregon politikën e vendosur të mirë fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike në kohën e pandemisë. Borxhi publik u zvogëlua për 3.8 pikë përqindjeje, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, përkatësisht prej 63.1% siç ishte në fund të tremujorit të dytë. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Financave, borxhi publik është 6.950.7 milionë euro, ndërsa në…

Lexo më Shumë

Historiania bullgare Prof. Dr. Mariyana Stamova, njëherit edhe hulumtuese dhe anëtare në Institutin e Studimeve Ballkanike dhe Qendrën e Trakologjisë (Akademia e Shkencave e Bullgarisë), e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe Qendrën për paqe dhe komunikim transkultutor. Në UT historiania e njohur bullgare u prit nga udhëheqësja e Qendrës për paqe dhe komunikim transkulturor Mr. Sc. Donika Kamberi. Në këtë takim pune u bisedua për shumë tema me interes të përbashkët mes dy institucioneve dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me projekte konkrete për programe studimore të përbashkëta dhe shkëmbim të stafit dhe studentëve për hulumtim shkencor. Me…

Lexo më Shumë

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për Ballkanin Perëndimor duke thënë se SHBA e mbështet ndërsa thotë se BE duhet të hapë negociatat para fundvitit 2021. Me anë të një postimi në Twitter, thekson se Ballkani i Hapur duhet të jetë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i dhënë një mesazh tre shteteve të tjera që t’i bashkohen nismës. “Angazhimi i SHBA për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen që BE të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para fundit të vitit 2021. Gjithashtu mbështesin Open Balkan (e cila duhet të jetë e hapur për të 6…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili garon për mandatin e dytë nën logon e BDI-së, premton se në 100 ditët e para të mandatit të ardhshëm do të ndërtojnë pishinë për të cilët tashmë është gati i tërë dokumentacioni. Ai po ashtu theksoi se fushata ka qenë e qetë pa incidente. “Për 100-ditëshin e parë e kemi një projekt i cili veçmë ka kaluar procedurat e tenderimit. Është zgjedhur operatori ne duam ta vendosim gurthemelin e pishinës. Jemi duke e realizuar edhe çerdhen më të madhe në Maqedoni. Këto janë dy projekte të cilat do tu…

Lexo më Shumë

Në qendër të kryeqytetit sot qytetarët mund të ndalonin dhe të bënin ditën e tyre më të ëmbël duke blerë mjaltë nga bletarët e vendit. Në Panairin e tretë, bletarët thonë se çmimi këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar, për shkak se sasia është më e vogël. “E po çmimet, vitin e kaluar ishin 450, këtë vit 500. S’kanë shumë dallim. Sot kemi mjaltë livadhi nga rajoni i Kriva Pallankës, mjaltë dushku dhe gështenje nga rajoni i Makedonski Brodit dhe kopër nga ana e Shën Nikollës. Përveç mjaltit kemi edhe prodhime të tjera të bletarisë,…

Lexo më Shumë

Dje Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup, organizoi edicionin e katërt me radhë tët konferencës shkencore ndërkombëtare Ballkanologjia, e cila sivjet temë boshte e kishte Ballkanin midis integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal. Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se duke qenë gjithmonë në hap me tendencat evropiane të zhvillimit të mendimit dhe projektimit të ideve konkrete, edhe ITSHKSH përmes kësaj konference shkencore synon të nxjerr në pah aspektet humane të përafrimit në mes të popujve, duke nxjerrë në treg konkurrencën e dijes dhe hulumtimit shkencor. Deri më tani, përmes departamenteve tona si dhe përmes botimeve e aktiviteteve…

Lexo më Shumë

“Përgatisni automjetin tuaj për ngasje në kushte të vjeshtës. Detyrimi i shoferëve është të përshtaten në kushtet në rrugë dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion”. Kjo është thirrja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR). Ata thonë se periudha e vjeshtës karakterizohet me rënien e temperaturave dhe me shumë rreziqe në komunikacion të cilat shoferët duhet t’i kenë parasysh. “Moti i zymtë, reshjet e dendura, ngricat e para, gjethet e njoma që bien në rrugë, dallimet e mëdha të temperaturës, si dhe pjesëmarrja e madhe e mekanizmit bujqësor e cila e ngadalëson komunikacion, janë rreziqet kryesore…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për “Politika” të Beogradit thotë se partia më e madhe opozitare do të ndjekë politikën e reciprocitetit me Bullgarinë kur të vijë në pushtet. Sipas Mickoskit, OBRM-PDUKM, siç thotë ai, marrëdhëniet me fqinjët do t’i bazojë në vlerat e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe do t’i avancojë në fusha të interesit të përbashkët të popujve. “Ne si Zaev nuk do të tentojmë t’i fusim në ndonjë marrëdhënie joparimore dhe të përdorim mashtrime dhe marifete. Ata mund të kenë vetëm një mik dhe fqinj të sinqertë me të cilin do të punojnë për një të ardhme…

Lexo më Shumë

Në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Vrapçishtit si dhe në emrin tim personal Urojmë Republikën e Turqisë me rastin e festës së tyre kombëtare 29 tetorit Ditën e Republikës. 98 vite Republikë, progres, zhvillim dhe përparim deklaroi Isen Shabani në rrjetin social facebook. Gëzuar ?? ************************************************ Vrapçişte Belediyesi’nin tüm vatandaşları adına ve kendi adıma Türkiye Cumhuriyeti’nin 29 Ekim Cumhuriyet Bayramını kutlarız. 98 yıl Cumhuriyet, ilerleme ve gelişme . Tebrikler ?? Vrapçişte Belediyesi Başkanı, Isen Shabani

Lexo më Shumë