Author: Hamdi Kumanova

Edhe në Tetovë votojnë sot personat të cilët nuk kanë mundeësi shëndetësore që nesër të votojnë në vend votimet e tyre. Nazmi Dauti nga KSHZ Tetovë tha se procesi është duku u realizuar dhe nuk ka pasur ndonjë problem. Sipas tij sot pritet të votojnë 58 persona që janë paraqitur për të votuar edhe në raundin e parë dhe të dytin. “Gjithsej i kemi 58 votues të sëmurë, të paaftë, të cilët do të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese, që e kanë të garantuar me ligj. Kemi edhe dy persona me Covid 19 që kanë aktvendim nga Inspektoriati shtetëror…

Lexo më Shumë

Rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 ka filluar me votimin e të burgosurve, atyre që janë në paraburgim, të sëmurit dhe personat e palëvizshëm, personat që janë në izolim apo gjithsej 7 mijë e 645 persona. Për ta ishin përgatitur këshilla të posaçme zgjedhore derisa për 376 votues që janë në izolim për shkak të COVID-19 janë angazhuar edhe ekipe mjekësore. Në institucionet ndëshkuese, përmirësuese ka 1 mijë e 409 votues. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ishin shënuar probleme teknike me aparatet për leximin e shenjave të gishtërinjve që kishte ndikuar të krijoheshin…

Lexo më Shumë

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati. “Po të them që jo vetëm që nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për PPP dhe nuk kompleksohem fare çfarë thoni ju se me mendjen tuaj Shqipëria mbeti aty ku ishte por faktet flasin. Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa,…

Lexo më Shumë

Dikur prodhohej me të madhe. Madje furnizoheshin edhe tregjet ballkanike dhe më gjerë me groshën e Tetovës, e cila njihej për cilësinë e mirë që kishte. Por sot gjithnjë e më pak në tregjet e vendit mund të gjendet grosha e Tetovës. Kultivuesit thonë se, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në uljen e prodhimit. “Ka ndryshime të kohës, nuk bëhet më bereqeti sikur përpara, shumë pak, në gjysmë e më pak. Sivjet ndikoi klima. Çelte dhe binin lulet, dhe nuk bëni shumë pak prodhim bëni”. “Mendoj që kushtet klimatike janë problemi më i madh që ndikon dhe gjithnjë e më pak…

Lexo më Shumë

Në Klinikën Universitare të Neurokirurgjisë është vendosur metodën e re në trajtimin e pacientëve me hemorragji cerebrale. Sot në mëngjes është realizuar me sukses operacion me aparatin inovativ-sistem me dy vëllime i cili mundëson ndjekje të presionit intrakranial, larje të sistemit ventrikular dhe drenazh të lëngut cerebrospinal. Ky sistem tashmë po përdoret në praktikën e përditshme klinike në disa vende të botës, siç janë SHBA, Gjermania, Portugalia dhe Holanda. Prej sot, kjo pajisje inovative është vënë në funksion edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë, kurse ne jemi vend i vetëm në Evropën Juglindore, i cili do ta zbatojë këtë metodë, thonë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se i ka ndërmarrë masa e nevojshme që procesi zgjedhor gjatë ditës së nesërme të zhvillohet më shpejt, të mos ketë grumbullime dhe të mos përsëriten pengesat teknike me terminalet për identifikimin e votuesve, si më 17 tetor. Ky institucion ka angazhuar mbi 400 ekspertë të IT-së të cilët do të jenë të shpërndarë nëpër vendvotime për të menaxhuar parregullsitë eventuale teknike të funksionimit të pajisjeve. Gjithashtu, KSHZ-ja beson se përvoja e këshillave zgjedhor të cilët tashmë janë njoftuar me mënyrën e punës së aparateve, do të jetë ndihmesë shtesë. Kryetarët dhe nënkryetarët janë trajnuar…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 14 zyrtarët policor nga SPB Shkup i arrestuan G.Z.(59) dhe A.S.(63) nga Shkupi në lagjen e Shkupit, Dame Gruev pasi që kanë dhënë para në këmbim të votave për zgjedhjet lokale, vepër penale e dënueshme sipas nenit 162 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personave të cilëve i kanë dhënë para për blerjen e votave i kanë marr kopjet e letërnjoftimeve dhe gjatë arrestimit tek to janë gjetur para dhe lëndë tjera. Është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPJ, ditën e djeshme, e premte, 29 tetor, 2021, pavijoni ynë në Dubai Expo, në të cilin janë prezantuar veçoritë kulturore, atraksionet turistike, trashëgimia e pasur historike, si dhe shumëllojshmëria etnike, ka shënuar numër rekord të vizitorëve, prej afro 5 mijë personave. Maqedonia e Veriut merr pjesë në ngjarjen më të madhe botërore për këtë vit – DUBAI EXPO 2020 me sloganin “Shtëpi në çdo hap”, dhe nën moton “Mundësi të reja”. Vizitorë të shumtë nga mbi 190 vende të botës kanë një mundësi unike për t’u njohur drejtpërdrejt me kulturën dhe traditën e vendit tonë, si…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kontinuitet t’i ndjek ndodhitë e lidhura me procesin zgjedhor, përmes Komisionit të formuar të përkohshëm për ndjekje të parregullsive eventuale të lidhura me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve lokale, njofton Portalb. “Prokurorët publikë me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor dhe votimit, duke dhënë kontribut drejt mënjanimit dhe parandalimit të tyre”, njoftuan nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë Prokurorisë Publike të…

Lexo më Shumë

Të dielën, vendvotimet hapen në ora 07.00 dhe mund të votohet deri ora 19.00, kur zyrtarisht përfundon votimi. Pas orës 19.00 mund të votojnë vetëm personat që kanë mbetur nëër vendvotime. KSHZ-ja për jehonën e zgjedhësve dhe detajet tjera do të nis të informojë nga ora 09.30 dhe do të mbajë konferenca për media cdo dy orë . Pas përfundimit të votimit në orën 19.00, KSHZ në ueb faqen e saj do t`I publikojë rezultatet. Ndërkaq, shërbimet e MPB-së në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të punojnë në Komunat ku do të ketë votime, me…

Lexo më Shumë

Me 29.10.2021 në ora 19.00 zyrtarët policor nga Njësia për intervenim të shpejt në SPB Shkup në rajonin e Karposhit e kanë arrestuar A.N.(19) nga Shkupi pasi që tek ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë