Author: Hamdi Kumanova

Garë e rëndë në mes të dy kandidatëve për kryetarë të komunës së Bërvenicës, kandidatit të pavarur z. Enver Pajaziti dhe kandidatit nga VMRO z.Jovica Ilievski. Përserisa në rrethin e parë të zgjedhjeve pati mëdyshje për coptimin e madh të votavr shqiptare, duket që në këtë rreth kandidati i VMRO-së është mobilizuar për të fituar Bërvenicën. Kështu që nevojitet dalje masive e shqiptarëve në votim në mënyrë që komuna të vazhdojë të frymojë shqip. Me gjithë të metat, prapseprap është më mirë mjë kryetar shqiptar se sa një maqedonas. Mesazh për të gjithë votuesit që të dalin në votim dhe…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, deri në ora 15:00 kanë votuar 34.22 për qind e votuesve të regjistruar në Kodin Zgjedhor. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se në rrethin e dytë, në të gjithat komunat ku votohet ka dalje më të madhe në krahasim me rrethin e parë. Ndryshe, dalja në rrethin e parë në zgjedhjet lokale deri në ora 15:00 ka qenë 31.47 për qind.

Lexo më Shumë

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale njofton se në vazhdimësi po ndjek situatat në lidhje me procesin zgjedhor. “Prokurori Publik në Shkup është i pranishëm në zyrën e SPB Shkup nga ku bashkërisht në kuadër të aksionit operativ Zgjedhjet 2021, ndiqen të gjitha ngjarjet në lidhje me parregullsitë zgjedhore”, thonë nga PTHP. Po ashtu nga Prokuroria njoftojnë se PTHP Koçan mbrëmë ngriti kallëzim penal kundër dy personave për blerje votash, ndërsa prokurori menjëherë i dha urdhër MPB-së që të kontrollohen denoncimet. “Deri te Komisioni, përmes adresës elektronike gjatë ditës së djeshme arritën denoncime nga një organizatë joqeveritare e që ka…

Lexo më Shumë

Për dallim nga raundi i parë ky raund ka treguar një rritje më të madhe të daljes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre deri në orën 13:00, këtë e thonë edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Në raundin e parë deri në orë 13:00 dolën në votim vetëm 10.22 për qind ose 135.906 qytetarë, pasi që, arsye ishte aparati i leximit të shenjave të gishtërinjëve që e çonte më ngadalë ecurinë e zgjedhjeve. Kurse në raundin e dytë kemi një rritje edhe pse prapë me probleme të vogla teknike, deri në orën 13:00 kanë dalë në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.754 testime të realizuara, 349 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 208 pacientë të shëruar, ndërkaq 12 persona e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se deri tani MPB nuk ka regjistruar incidente serioze të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në përgjithësi votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme. “Pas hapjes së vendvotimeve deri në ora 11:00 regjistruam dy ngjarje në Tetovë dhe Kërçovë. Policët në Kërçovë arrestuan B.K (64|) nga Kërçova për shkak se në ora 7:45 ka grisur fletëvotimin në vendvotimin 0745 në Kërçovë. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj B.K do të parashtrohet kallëzim penal. Në ora 8:25 në Kërçovë, Këshilli Zgjedhor është denoncuar se në vendvotimin 0796, A.U ka fotografuar fletëvotimin. Po ndërmerren…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti është shprehur shumë i lumtur që sheh kaq shumë mërgimtarë të cilët u kthyen në Maqedoninë e Veriut për të votuar. “Shumë i lumtur që shoh kaq shumë mërgimtarë të cilët iu përgjigjen kushtrimit tonë në Kërçovë për këtë ditë feste të demokracisë, por edhe që në çdo komunë, në secilin vendvotim votohet lirë. Festë ka demokracia gjithandej në vendin tonë. Sot po votohet qetë, pa asnjë pengesë dhe janë qytetarët ata që…

Lexo më Shumë

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13:00 kanë votuar 269.684 votues, gjegjësisht 24.77%. Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë kanë votuar 369.757 votues, gjegjësisht 20.55%.

Lexo më Shumë

Votimi në rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale në të gjitha vendvotimet në Ohër dhe Debërc, sipas komisioneve komunale zgjedhore, zhvillohet pa pengesa. Qytetarët e dy komunave zgjedhin kryetar të ri komune. Sipas të dhënave të KKZ-së, në Ohër deri në orën 11:00 kanë dalë 17,7 për qind e të regjistruarve me të drejtë vote, ndërsa në Komunën e Debërcës deri në orën 11 kanë votuar 18 për qind e qytetarëve. Në Komunën e Ohrit janë të regjistruar gjithsej 52.426 qytetarë me të drejtë vote, të cilët të drejtën e votës e ushtrojnë në 88 vendvotime, ndërsa në Komunën e…

Lexo më Shumë