Author: Hamdi Kumanova

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, e përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Shkup, e përfaqësuar nga shefi i Misionit, ambasadorin Klemens Koja. Memorandumi paraqet formalizim të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2021-2024, përmes zbatimit të aktiviteteve të koordinuara që synojnë zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mbështetjen e Agjencisë në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e qëllimeve të programit të saj, me mbështetjen e Misionit të OSBE -së në Shkup. Si rezultat i bashkëpunimit, pas nënshkrimit të Memorandumit, filloi të realizohet aktiviteti…

Lexo më Shumë

Një 15-vjeçare ka vdekur nga Covid-19 sot në Maqedoninë e Veriut. Për këtë rast që ka tronditur të gjithë, do të ketë paraqitje para mediave drejtoresha e Klinikës Infektive në ora 13:30. “Ministria e Shëndetësisë me keqardhje njofton se në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një paciente 15-vjeçare nga fshati Sellcë e Tetovës. Pacientja me pasqyrë klinike të rëndë është sjellë në Klinikën infektive, pasi 13 ditë ka qenë me simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, pacientja ka pasur vështirësi 10 ditë. Sipas raportit mjekësor, bëhet fjalë për rast të rëndë, me formë të vështirë të sëmundjes…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar fillimvitin shkollor. Ka shprehur shqetësimin e tij se për shkak të situatës me virusin korona, prindërit nuk mund të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre gjatë kthimit në bankat shkollore. “Të nderuar mësues dhe të dashur nxënës! Sot është dita e parë e shkollës me prani fizike pas gati dy vite mësimi online. Prindërit gjënë më të vlefshme pra fëmijën ua dorëzojnë në besim mësuesve! Mësuesi, për çdo nxënës, është si prind i dytë, pasi dashuria dhe përkushtimi i tyre është i madh dhe një pjesë të mirë të kohës,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike dha urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër shkupjanit 35 vjet për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale posedim të armës. Siç njoftuan nga Prokuroria, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur armë të cilën pa leje e ka mbajtur. Arma është pushkë automatike të kalibrit 9.62 x 39mm “Kallashnikov” me dy korniza dhe 41 plumba. Për shkak të rrezikut nga arratia, Prokurori Publike në procedurë paraprake propozoi masën e paraburgimin për të dyshuarin./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13.037 qytetarë, 5.486 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 728.628 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.267.666 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 539.037 qytetarë. “Sipas shifrave të fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Sot, më 1 shtator, zilja e shkollës e shënoi fillimin e vitit të ri shkollor. Ky vit shënohet me sfida, rreziqe dhe kërcënime të reja për sigurinë e fëmijëve, por pavarësisht kësaj nuk duhet t’i harrojmë rreziqet që i presin fëmijët në komunikacion. Edhe më tutje mbetet me rëndësi pyetja se si fëmijët të arrijnë në oborrin e shkollës në kohë dhe në mënyrë të sigurt? Nuk duhet të harrojmë dhe të injorojmë faktin se aksidentet në komunikacion janë kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Me fillimin e vitit shkollor, frekuenca e automjeteve dhe këmbësorëve në komunikacion rritet…

Lexo më Shumë

Masa për kërkim të certifikatës për vaksinim apo vërtetim për kalimin e Kovidit-19, Qeveria e miratoi me të vetmin qëllim që vendi mos të njihet si eksportues i virusit. Në konferencën e sotme për shtyp të zëdhënësve të Qeverisë, u theksua se kjo masë është kontribut për mbështetjen e imunizimit masiv si përgjigje më përkatëse të parandalimit të përhapjes së virusit Kovid-19. “Masa është një shprehje dhe përcaktimi ynë të bëjmë gjithçka që nevojitet që vendi ynë të njihet si një vend i cili udhëheq politika aktive për imunizim dhe i cili nuk duhet të njihet si një vend eksportues…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër keqpërdorimin e fëmijëve nga Afganistani nga Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, për motive të ulëta politike dhe vetë-promovimi në rrjetet sociale. Publikimi i fotografive dhe videove të fëmijëve dhe të familjeve të persekutuara politikisht, është mënyra më e vrazhdë e keqpërdorimit të fatkeqësive njerëzore dhe veçanërisht atyre të fëmijëve, si dhe rrezikim i drejtpërdrejtë i jetës së disidentëve politik afganë. Për të qenë ironia edhe më e madhe, shumë ekipe mediatike kanë informuar se nga kabineti i Osmanit janë ndaluar të ndjekin këtë ngjarje me arsyetimin se ka të mitur pamjet e së…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se gjithçka është gati për regjistrimi i cili duhet të fillojë më 5 shtator. Në konferencën e rregullt për shtyp, Arsovski tha se në të gjitha komisionet e 50 rajoneve regjistruese kanë përfunduar trajnimet për regjistrues dhe instruktorë. “Deri të dielën, kur në ora 8 regjistruesit do të dalin në terren, do të bëjnë trajnime shtesë. Deri të dielën, çdo regjistrues, bashkërisht me instruktorin rajonal do të bëjë edhe plan se si do të lëvizet me qëllim që çdo objekt dhe çdo amvisëri të përfshihet”, tha Arsovski. Ndryshe, regjistrimi do të fillojë më 5…

Lexo më Shumë

Tre objekte hotelerike janë mbyllur për shkak të pranimit të mysafirëve të pavaksinuar. Inspektorati Shtetëror i Tregut bashkërisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbyllur tre objekte, ndërsa në mesin e objekteve të mbyllura është restorant për dasma nga ku gati askush nga mysafirët s’ka qenë i vaksinuar. “Kontrollet në objektet hotelerike që i bëjmë bashkërisht me policinë për shkak se ne si Inspektorat nuk mund të legjitimojmë mysafirët. Ndaluam një dasma nga ku gati askush nga mysafirët nuk kishte certifikatë për vaksinim, ndërsa në Shkup mbyllëm një kafene në qendër të qytetit ku kishte të rinj të pavaksinuar”,…

Lexo më Shumë

Mikrobiologu Nikolla Panovski tha se nuk e din si do të reagojnë epidemiologët kur të shfaqet rast me coronavirus në klasë a do të shkojnë të gjithë në izolim. “Nuk e jam i sigurt se çfarë në pret, por me siguri pas një jave ose dy, nxënësit sërish do të vazhdojnë me mësimin online”, tha Carovska. Ai theksoi se në shkollat e mesme ku ka nga 34 nxënës në klasë duhet të ketë ndarje dhe ndrime. “Nxënësit e vegjël kanë më shumë disiplinë, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme nuk e di se sa do të mbajnë maskë, posaçërisht…

Lexo më Shumë

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi” ka reaguar në lidhje me një fotografitë dhe videon e publikuar të ministrit Bujar Osmani ku shihet se si u dhuron fëmijëve afganë dhurata. Ata e quajnë keqpërdorim të fëmijëve për politikë. “Në çdo rast kur politikani do të takohet me fëmijë dhe do të fotografohet publikisht mund të konsiderohet fushatë. Kërkojmë që videot dhe fotografitë ekzistuese të fshihen. Është koha që politikanët që keqpërdorin fëmijët për qëllime politike të mbajnë përgjegjësi”, thonë nga “Megjashi. Ata shtojnë se partitë politike dhe figurat politike nuk arrijnë të kuptojë se çfarë është më mirë…

Lexo më Shumë