Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve të rasteve pozitive nga coronavirusi nga periudha 6 gusht deri më 2 shtator. Analiza konsideron persona që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë. “Në periudhën 06.08 deri 02.09 në Maqedoninë e Veriut 22.416 kanë rezultuar pozitiv me coronavuris, ndërsa prej tyre 18% kanë qenë të vaksinuar plotësisht, respektivisht 4.191 persona. Numër i madh është i të pavaksinaurve që janë infektuar me coronavirus. sipas statistikës për këto katër javë, 18.225 qytetarë, ose 81% e rasteve pozitive me coronavirus nuk kanë qenë të vaksinuar”,…

Lexo më Shumë

Me 4 gusht të vitit 2021, Alternativa dega në Kumanovë ka reaguar për hapjen e tri gropave të mëdha përmes të cilave rrezikohej jeta e qytetarëve si dhe rëndohej trafiku në këtë qytet. Alternativa në Kumanovë e patë vendosur theksin në presionin urban që Maksim Dimitrievski i bënte qytetarëve shqiptarë sidomos në periudhën kur mërgimtarët shqiptarë ishin në vendlindje. Afër një muaj pas mbajtjes së kësaj press konference dhe pas një presioni publik ndaj kësaj problematike, Maksim Dimitrievski, i shkarkuar nga partia e tij amë, LSDM-ja, ka vendosur që t`i mbulojë gropat. Tashmë këto tri gropa të mëdha nuk janë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi ku thotë se mezi pret 17 tetorin që të shohë se si votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë Aleancën për Shqiptarët. “E kuptojmë panikun, por edhe frikën e LSDM-së dhe BDI-së nga bashkimi i opozitës, sepse edhe LSDM edhe BDI do të shkatërrohen në këto zgjedhje. Por kur zotëri Grubi flet për kohët e kaluara, është e udhës që të përmendet kjo: I mbajmë mend me buzëqeshje ditët kur Artan Grubi çdo ditë ishte pjesë e enterierit të selisë së VMRO-DPMNE-së, kurse gjatë këtyre vizitave nuk…

Lexo më Shumë

Votuesit e Çairit nuk kanë dilemë. Ata në krye të komunës së Çairit e duan Bekim Salin. Këtë e tregon më së miri anketa e realizuar nga televizioni 21 në profilin e tyre në facebook. Janë të shumtë komentet në favor të Bekimit. E gjithë kjo pasi që kontrata e Visar Ganiut dështojë në zbatim, ndërsa kundërkandidati tjetër, ai i partnerit të koalicionit të BDI-së, Lëvizjes Besa, nuk bind fare opinionin. Duke patur parasysh disponimin në pothuajse të gjithë anketat, del se mundësitë janë shumë të mëdha që Bekim Sali, të del fitues në Çair, që në rrethinë e parë.

Lexo më Shumë

Tashmë janë mësuar kandidatët për pjesën dërmuese të komunave të Maqedonisë së Veriut. LSDM nuk ka kandidat të sajin në Çair, por kë do të mbështesë, atë të BDI-së apo të Lëvizjes Besa, pasi që të dy partitë janë në koalicion parazgjedhor. Zaev duke marrë për shembull Tetovën, ku në rrethin e parë ka kandidatin e saj, thotë se nëse ndodh që në rrethin e dytë hynë dy kandidatë të partnerëve të koalicionit, atëherë votuesve do t’u bëhet thirrje të votojnë atë çfarë mendojnë ata se është më i mirë për komunën. “Ja, kur kemi kandidat të LSDM-së, të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.292.383 doza të vaksinës, ndërsa 555.322 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 13.037 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.475 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29% e popullatës 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH. Nga MSH njoftojnë…

Lexo më Shumë

Banorët shqiptar të fshatit Bërnjarcë kanë protestuar sot para shkollës së fshatit dhe kanë kërkuar që dyert e shkollës të hapen edhe për fëmijët e tyre. Për këta banorë është e papranueshme që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e Haraçinës. “Ne do të protestojmë, derisa të hapen dyert e shkollës edhe për fëmijët tanë. Në jemi të vendosur, fëmijët nuk i dërgojmë në shkollë deri sa të zgjidhet ky problem i cili daton që prej dy vitesh”, u shpreh një banor. Banorët kritikojnë autoritetet zyrtare për neglizhencë dhe mospasje të vullnetit për zgjidhjen e problemit. “Ne nuk do…

Lexo më Shumë

I pari i Shkupit, Petre Shilegov siguron qytetarët se autobusët e transportit publik janë të sigurt, dezinfektohen me rregull dhe qarkullojnë me kapacitet të plotë. “NQP (Ndërmarrja e Qarkullimit Publik) nuk ka qenë dhe nuk do të jetë burim i infeksionit. Edhe në “New York Times” ka pasur shkrim se si dezinfektohen autobusët”, tha Shilegov. Ka apeluar deri te NQP që të respektohen masat dhe protokollet që janë miratuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga Covid-19. “Linjat e qytetit në asnjë moment nuk kanë qenë në regjimin e fundjavës, po me kapacitet të plotë”, siguron Shilegov. Sa i…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 22:15 minuta, policia ka privuar nga liria personat A.B. (31) nga Gostivari, S.F. (33) dhe A.I. (31) nga fshati Bellovishtë dhe Çegranë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike”. Paraprakisht, nga vetura me të cilën po lëviznin personat në fjalë, në afërsi të pikë pagesës në Gostivar, kanë hedhur një qese me kokainë, e cila është gjetur më vonë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të lajmit do të pasojnë padi adekuate.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së kaluar në Tetovë është regjistruar një ulje e lehtë e viktimave dhe rasteve të reja pozitive me Covid-19. Dje betejën me virusin e kanë humbur 4 pacientë. Viktimat janë të moshë 63, 68, 73 dhe 74-vjeçare. Në spitale ka të shtrirë 106 pacientë. Prej tyre në terapi oksigjenike janë 104 pacientë, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

“Nuk kemi nxënës të infektuar në shkolla, Inspektorati sanitar dhe shërbimet epidemiologjike janë në terren dhe po veprojnë. Cilat shkolla, cilët fëmijë apo cilët mësimdhënës janë pozitivë, dihet, i kanë informatat kompetentët të cilët duhet t’i kenë. Opinioni është e rëndësishme që ta dijë se përqindja e rasteve pozitive në nivel shtetëror është 0.01 për qind. Kjo flet për stabilitetin e gjendjes”, u shpreh Carovska. Ministrja e arsimit Milla Carovska edhe sot ka drejtuar një apel deri tek të gjithë mësimdhënësit që të respektojnë protokollet shëndetësore, që të mos rrezikohet mësimi me prezencë fizike. Sipas saj mënyra e vetme është…

Lexo më Shumë

Të dhënat e ditës së djeshme treguan se nuk kanë të ndalur numri i rasteve të reja me coronavirus, ndërsa vetëm dje kishte 23 të vdekur. Në Maqedoni deri më 1 shtator janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë, ndërsa deri tani janë aplikuar 1.280.332 doza të vaksinave dhe 547.105 janë rivaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, 53% e popullatës mbi 40 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% e popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës. Në Maqedoni deri tani janë bërë 1.169.901 testime për coronavirus, ndërsa që nga fillimi i…

Lexo më Shumë