Javën e ardhshme, një grup pune i ministrave do të paraqesë versionin e Ligjit për origjinën e pronës. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, nuk shpalos se cilat institucione do të kontrollojnë pronën e qytetarëve. Për të gjitha detajet do t’ju lutem të keni durim. Kemi dhënë informacionin përkatës edhe nga unë edhe nga grupi i punës dhe interesi është me të vërtet i madh. Mirëpo, le të presim që të kemi propozimin përfundimtar që do ta diskutojmë”, tha Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Nikollovski nuk bën të ditur se si do të kontrollohet origjina e pronës…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i transportit dhe lidhjeve Blagoj Boçvarski shpreson që autostrada Ohër-Kërçovë të jetë gati deri më 31 dhjetor 2023. Ky është afati i ri i vendosur nga qeveria deri kur duhet të jetë gati kjo autostradë, që u ndërtua për tetë vjet. Sipas ministrit, tani është radha e Parlamentit për ta miratuar aneksin e ri të marrëveshjes, i cili do të vazhdojë. Dallimi në këtë aneks marrëveshje është se nuk ka mjete shtesë të pagesës. Afati është zgjatur, por ne kemi garanci të forta nga të dyja palët dhe detyrime se kur do të vazhdojnë dhe kur do të përfundojnë…
Nuk përjashtohet mundësia që gjatë javës së ardhshme në vendin tonë të mbërrijë edhe një grup tjetër me afganët e evakuuar nga ushtria amerikane. Nuk dihet sa shtetas do të jenë në grupin e dytë apo nga cili shtet do të vijnë, duke pasur parasysh se nuk mund të vijnë direkt nga Kabuli, sepse aeroporti në Kabul është në duart e Talibanëve. Deri tani kemi dhënë aprovim për 750 kërkesa të organizatave që kanë punuar me ne. Kur them me ne, e kam fjalë për me si NATO, sepse ne tani jemi pjesë e NATO-s, gjatë këtyre 20 viteve në…
Biznesmeni Jordan Kamçev do të mbetet në burgun e Shuto Orizares pasi që Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale refuzoi garancinë e ofruar. Siç njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit, Kamçev i cili është i akuzuar për rastin “Parcelat në Vodno”, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej tre ditëve në Gjykatën e Apelit. Avokati i Kamçev, Elenko Milanov, javën e kaluar në konferencë për shtyp informoi për garancinë e ofruar që ai të mbrohet në liri dhe se aty ka pasur pronë mbi një 1.7 milionë euro dhe 200 mijë euro në dorë. Ndryshe, rastin e…
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë kanë arritur 200 aparatet e para për votim biometrik të zgjedhjeve të 17 tetorit. Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) Oliver Derkovski, njoftoi se në 45 ditët e ardhshme do të kryhet edhe stërvitja e anëtareve të këshillave zgjedhorë. Ndërkohë që paralajmëroi se priten edhe katër dërgesa të tjera, me nga 950 aparate. Sipas tij në vend pritet të arrijnë gjithsejtë afro 4 mijë aparate, përfshi edhe softuerin. “Siç kemi deklaruar tanimë disa herë, 200 aparatet e para, dërgesa e parë nga Gjermania arriti sot dhe siç e shihni për momentin po…
Mensur Shaqiri është shembulli më i mirë se si njeriu përmes punës dhe disiplinës mund të arrijë të lërë gjurmë dhe të ketë ndikim pozitiv me punën e tij. Mensuri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë. Për shembull, në vendin ku ai jeton që nga viti 2000 në Oslo të Norvegjisë, është iniciatori kryesor që spitalet e atij vendi si “Oslo University Hospital” dhe “New Drammen Hospital” ta vënë në përdorim teknologjinë RTLS (Real Time Location System) e cila ka për qëllim identifikimin dhe lokalizimin aseteve, pacientëve dhe personelit shëndetësor në kohë reale, krejt kjo në mënyrë…
Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Holandë nëse japin certifikatën për imunizim, PCR test negativ dhe karantinë 10 ditore. Ky kusht vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi. “Nga 4 shtatori do të hynë në fuqi ndryshimet e rëndësishme në lidhje me vendet që kanë rrezik të lartë nga coronavirusi” thuhet në njoftim. Maqedonia e Veriut është vendosur si e rrezikshme nga coronavirusi, dhe udhëtarët nga Maqedonia e Veriut do të mund të hynë në Holandë nëse janë të vaksinuar plotësisht dhe po ashtu do të kërkohet karantinë 10 ditore.…
Gjatë katër javëve të fundit në gjithë vendin me Covid19 kanë vdekur 480 persona. Vdekshmëri më e lartë e pacientëve me është regjistruar në qytetet ku numri i të vaksinuarve është i ulët. 429 nga 480 të vdekurit kanë qenë të pa vaksinuar dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Të dhënat zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se Tetova dhe Gostivari gjatë valës së katërt kanë regjistruar numër më të madh të të vdekurve. Tetova 106 ndërsa në Gostivar 73 viktima. Tetova hyri në valën e katërt me vetëm 19% qytetarë të vaksinuar në korrik. Në këtë qytet kishte presion…
Një person është lënduar lehtë në incidentin që dje rreth mesditës ka ndodhur në fshatin Gjurgjevishte të Gostivarit. Një banor i ri i fshatit me pushkë ka gjuajtur në grupin e njerëzve të cilët ktheheshin nga varrimi. Policia heton pas tij dhe tani për tani nuk dihen motivet të cilat e shkaktuan incidentin. Nga SPB Tetovë informojnë se dje (2 shtator në orën 12 e 20 minuta) është paraqitur ngjarja. Sipas të dhënave të para S.I.(23) nga Gjurgjevishte, nga automjeti në qarkullim ka gjuajtur me pushkë disa herë ndaj njerëzve të cilët ktheheshin nga varrimi. Lëndime të lehta trupore ka…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për koalicionin parazgjedhor të opozitës. “Frika dhe paniku nga humbja në këto zgjedhje e kanë detyruar kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e Sasho Mijallkovit dhe Katica Janevës, që të merret më shumë me opozitën dhe vendimet tona. I bëjmë me dije se ne nuk jemi BDI dhe nuk mund ai të na dirigjojë as veprimet politike dhe as kandidaturat ose bashkëpunimet. Këtë ia dëshmuam kur braktisëm Qeverinë për shkak të këtyre parimeve dhe e dijmë se kjo është dhimbja më e madhe e tij. Për sa i takon logjikës dhe…
Qeveria prej sot fillon fushatën “Tani gjithçka është publike, korrupsioni nuk iu paguhet” e cila ka për qëllim zhdukjen e plotë të këtij fenomeni në shoqëri. Qëllimi është mobilizimi dhe inkurajimi i qytetarëve dhe administratës publike në sigurimin e mekaniymave mbrojtës dhe rezistencës ndaj korrupsionit, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për një fushatë të gjerë komunikimi me qëllim të informimit të publikut në lidhje me këtë fenomen dhe njohjes dhe denoncimit të korrupsionit. Janë bërë tre video në të cilat paraqiten raste të korrupsionit dhe mekanizmave mbrojtës, ndërsa do të krijohet edhe një uebfaqe e veçantë interaktive. Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot së bashku…
Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, ka njoftuar se shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%. Gjithashtu, papunësia është ulur me 4.8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, kurse shkalla e punësimit në tre tremujorët e fundit ka shënuar rritje prej 1.5%. Ja postimi i plotë i Bekteshit: “Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 15.9%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, papunësia është ulur me 4.8%. Shkalla e…

