Autoritetet thonë se gjithçka është gati për të filluar dhe të mbahet regjistrimi, si dhe nuk presin probleme. Paralajmërojnë se ka zgjidhje edhe për ata qytetarë të cilët nuk duan të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, dhe se atyre do t’u dërgohen regjistrues të vaksinuar. Kryeministri Zoran Zaev dje tha se nuk pret probleme me regjistrimin e popullsisë, dhe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se si të zgjidhen situatat me ata qytetarë që nuk do të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ai paralajmëroi se do të ketë ndërrim të regjistruesve. “Do të përpiqemi çdo herë me fleksibilitet maksimal. Bisedova me ministrin…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka vetëm 0.01% raste aktive të nxënësit ndërsa përqindja është e njëjtë edhe te mësimdhënësit. “Në shkolla respektohet plani dhe protokollet për mbrojtje nga virusi. Nxënësit, mësimdhënësit dhe personeli teknik në shkolla mbajnë maska në hapësira të mbyllura, maten temperaturat në hyrje të objekteve dhe bëhet dezinfektimi i duarve. Gjithashtu kontrollohen vazhdimisht nxënësit dhe bëhet dezinfektimi i bankave shkollore”, thonë nga MASH. Nga MASH u bëjnë thirrje mësimdhënësve, prindërve dhe drejtorive të shkollave që nëse dyshojnë për ndonjë rast të alarmojnë dhe të veprojnë sipas algoritmeve. “Nevojitet respektim i protokolleve për…
Koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marjan Zabrcanec sot ka marr pjesë në panelin me temë “Në luftën kundër dezinformatave me informata: Sigurimi i sigurisë përmes fakteve”, në kuadër të Forumit Strategjik në Bled që këtë vit iu përkushtua “Të ardhmes së Evropës”, shkruan Almakos. Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat, potencoi Zabrcanec kanë qenë dhe ende janë aktive kur është në pyetje pandemia me Kovid 19 dhe sidomos në periudhën aktuale kur në vendin tonë po realizohet vaksinimi masiv i cili po kundërshtohet me dezinformata. “Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme janë kërcënim serioz…
Hamdi Nuhiju Kryetari i degës, kryetari i shtabit, kryetari i shtabit të nëndegës, kryetari i Forumit Rinor, nënkryetari i kryetarit të Forumit Rinor, shoku i nënkryetarit të kryetarit të Forumit Rinor të partisë së lagjes sot e ka ditëlindjen. Ka vendosur që ta gostisë komplet shtabin me nga një makiato të vogël! Shoku i shokut të nënkryetarit të kryetarit të nëndegës të Forumit Rinor ka rezultuar pozitiv me kovid 19, i gjithë shtabi janë në gjendje gatishmërie për t`i shprehur shërim sa më të shpejtë prej kësaj sëmundjeje mortaje. Burri i tezës i shokut të shokut të nënkryetarit të kryetarit…
Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit të Regjistrimit të Popullsisë në 5 shtator. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se në të gjitha 50 rajonet për regjistrim kanë përfunduar trajnimet e instruktorëve dhe regjistruesve rajonal. Arsovski deklaroi se Qeveria beson se qytetarët do ua mundësojnë regjistruesve që pa probleme të kryejnë procesin. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë të dielën dhe do të zgjas deri më 30 shtator. Në të do të regjistrohen qytetarët dhe pronat e patundshme. Deri më 30 shtator vazhdon edhe vetë regjistrimi online i diasporës, i cili ka filluar më 1 mars. Deri…
Një varg pyetjesh në mesin e të cilave edhe kur Greqia do t’i ratifikojë tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, kur do t’i ndryshojë tabelat, a ekziston plan për ndryshim të emrave të federatave në vendin fqinj, por edhe kur do të mbahet këshilli i ardhshëm, parashtron përgjegjësi për politikë të jashtme në SYRIZA-n opozitare, Georgios Katrougalos, informon AIM. Ish-shefi i Diplomacisë greke në deklaratën me shkrim pas vizitës së Dendias në Shkup, tha se ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë duhet të japë përgjigje të qarta “që të ketë vlerë të vërtetë cilado vizitë në Maqedoninë e Veriut…
Situata me koronavirusin vazhdon të jetë kritike në Tetovë. Në 24 orët e fundit shtatë persona kanë vdekur, ndërsa në Spitalin Klinik të Tetovës 104 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup ka humbur jetën një vajzë 15 vjeçare nga fshati Sellcë i Tetovës. “Pacientja në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellë në Klinikën Infektive, pas 13 ditëve që ka pasur simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, ajo është ankuar 10 ditë. Anketa epidemiologjike është pozitive, përkatësisht sipas deklarimeve të të atit të pacientes, edhe e…
Një zjarr ka shpërthyer sot në hapësirat e podrumeve në ndërtesën e rrugës “23 tetori” në Aerodrom. Arsyeja e zjarrit ende është e panjohur, por pas shpërthimit kanë eksploduar edhe dy bombola gazi. Siç ka informuar për AIM, komandanti i ekipit të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Sreqko Çimevski me paraqitjen e zjarrit, qytetarët kanë lajmëruar një shpërthim të fuqishëm me çka është vërtetuar se kanë shpërthyer bombola gazi. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri është paraqitur ose nga saldimi ose nga instalacioni i vjetruar. Në terren kanë intervenuar dy automjete kundër zjarreve dhe dhjetë zjarrfikës të pajisur me bombola oksigjeni. Zjarri është…
Edhe më të vegjlit sot u rikthyen në çerdhe. Gjithçka do të funksionojë sipas protokolleve ashtu si edhe vitin e kaluar. I vetmi ndryshim ka të bëjë me rritjen e numrit të fëmijëve në grupet nga 2 deri në 6 vjeç, nga 21 fëmijë sa ishin në këto grupe do të lejohen 25. Në pyetjen nëse rritja e numrit në këto grupe duhet të shihet me shqetësim për shkak të situatës me pandeminë, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se ky vlerësim është bërë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Për respektimin e protokolleve, çerdhet do të mbikëqyren…
Policia në kontrollet e fundit për personat që ndodhen në izolim ka zbuluar tre raste të reja të mosrespektimit të vendimit për izolim. Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policor në kuadër të kontrolleve të rregullta për personat me vendime për izolim, kanë vërtetuar se tre raste nuk kanë respektuar vendimet dhe nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për persona nga Banjica e Poshtme dhe Gradeci të cilët më herët kanë pasur vendim për izolim në shtëpi. Ndryshe, muajin e kaluar në Gostivar dhe rrethinë u regjistruan gati 100 raste të…
Ministrja e Punës dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpasnka theksoi se gjendja me coronavirusin në çerdhet publike është stabile. “Dëshiroj të ndaj me qytetarët se sipas të dhënave të fundit, 71% e të punësuarve në çerdhe janë vaksinuar. Por kur flasim për përqindjen e kujdestareve dhe përkëdhelësve numri është më i madh”, tha Shahpasnka. Ajo u bëri thirrje punonjësve në çerdhe që të vaksinohen për shkak se në këtë mënyrë ata kontribuojnë në imuntetin kolektiv. “Të punësuarit në çerdhe duhet të respektojnë protokollin për parandalim dhe mbrojtje nga virusi”, tha Shahpanska./Telegrafi/
Kuvendi u kthye në punë. Trupat punues sot lexuan propozim ligjet lidhur me emrin kushtetues dhe atë për dokumentet e udhëtimit. Për shkak të mungesës së konsensusit mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, emri kushtetues në dokumentet personale dhe ato të udhëtimit do të rregullohet me dekret. Sipas Qeverisë kjo bëhet me qëllim zhbllokimin e dhënies së dokumenteve të reja me emrin kushtetues, përkatësisht letërnjoftimeve dhe pasaportave. Në koordinimin e fundit të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët e paorganizuar në grupe ka konstatuar se deri më 14 shtator do të vazhdohet me seancat…

