Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.253.612 doza të vaksinës, ndërsa 531.033 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 18.292 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 9.240 qytetarë. Sipas të dhënave të fundut, 52% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 28% të popullatës mbi 18-39 vjet është vaksinuar me të paktën një vaksinë”, njoftojnë nga MSH. Nga MSH njoftojnë se…
Author: Hamdi Kumanova
Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshuar i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm, raporton Gostivari Sot Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjeve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa. Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në Polici, Zjarrfikësit dhe Ndihmën e shpejtë. Është dashur që të mbërri…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër në Shkup do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Greqia, Nikos Dendias i cili vjen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Siç ka informuar MPJ, vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, vjen në periudhë të rëndësishme kur rrethanat në rajon dhe krizat globale kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët midis dy vendeve fqinje, me çka konfirmohet dhe avancohet partneriteti strategjik. Është paraparë që ministrat të diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale, në këtë kontekst avancimi në zhvillimin e partneritetit strategjik, ngjarjet në rajon, veçanërisht në aspekt të proceseve…
Gjatë ditës së djeshme (29.08.2021) Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, gjatë kësaj janë sanksionuar 652 vozitës. Prej tyre 61 vetura kanë lëvizur me shpejtësi prej 50 km në orë më shum[ se shpejtësia e lejuar, ndërsa 22 vetura kanë lëvizur me mbi 70 km në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 312 vozitës e kanë tejkaluar në vend të banuar, ndërsa 340 jasht vendeve të banuara. Kontrollet intensive…
Sot (30.08.2021) në periudhën kohore prej orës 06 deri në orën 09 nëpunës policor të Njësisë Policore për Siguri në Komunikacioni Rrugor kryen një kontrollë të përforcuar për sanksionimin e vozitësve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar në terrotirin e Negotinës, gjatë së cilës u sanksionuan 17 vozitës. Pesë prej tyre kanë vozitur me shpejtësi me 50 km në orë mbi shpejtësinl e përcaktuar, ndërsa një me 70 km në orë mbi shpejtësisë së pëcaktuar. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit…
Partia e Apasievit, e Majta, do ta përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të Shkupit Pero Georgievskin i njohur me nofkën – Kamikaza. Të dytë sot erdhën në parkun e qytetit. Georgievski nuk pati përgjigje konkrete kur i kërkuam të na tregojnë tre projekte kapitale që ka planifikuar t’i realizojë nëse do të bëhet kryetari i Shkupit. TV21: Unë përsëri do ju pyes, a mund të na thoni tre projekte kapitale që do t’i bëni nëse fitoni në zgjedhje? Petar Georgievski: “Unë përsëri do ju them se projektet kapitale do t’i tregojmë kur do të dimë se çfarë buxheti kemi…
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nga mbledhja e shtabit të krizës ju ka bërë apel arsimtarëve dhe stafit teknik që të vaksinohen që të fillojnë të sigurtë mësimet nga 1 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për sa i përket fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike në shkollat fillore, do të respektohen në përpikshmëri masat dhe protokolet mbojtëse, me qëllim që të mos lejojmë përkeqësim të situatës epidemiologjike në vend. Gjithashtu të gjithë arsimtarët dhe personali teknik i shkollave të cilët akoma nuk janë vaksinuar, këtë ta bëjnë sa më shpejtë dhe pa përjashtime” ka shkruar Arifi. Arifi gjithashtu…
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari i’u është drejtuar prindërve dhe nxënësve me një njoftim lidhur me procesin mësimor në komunën që ai drejton duke ju treguar se kanë kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive zgjidhje afatshkurtër pasi këtë e detyron gjendja me coronavirusin në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës Duke e ndjekur nga afër gjendjen me pandeminë në qytetin e Kërçovës, sot Shatabi i krizës në mbledhjen e mbajtur shqyrtoi kërkesat nga ana e Këshillave të prindëve nga shkollat fillore dhe të mesme, me ç’rast vendosëm që t’i drejtohemi Komisionit për sëmundje…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk i ka marrë ende pajisjet për detektimin e shenjave të gishtave që do të përdoren në zgjedhje. Edhe pse firma prodhuese i ka nisur nga Gjermania, ende mbetën të bllokuara në kontrollet doganore dhe pritet të mbërrijnë në zyrat e KSHZ-së këtë javë. Pjesa tjetër e pajisjeve, të cilat do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet e planifikuara për 17 tetor, pritet të mbërrijnë në 1 tetor. Kompania gjermane “Dermalog” duhet të bëjë inspektim teknik të pajisjeve, dhe të nxjerrë manuale për përdorimin e tyre.
Para fillimi të vitit të ri mësimor, vendet e rajonit tashmë i bënë të ditur vendimet se mësimi për shkolla do të zhvillohet me prezencë fizike me protokolle, për dallim nga viti i kaluar, ku në shumicën e shteteve kishte mbyllje totale të shkollave. Autoritetet e Maqedonisë pajtohen se shëndeti i nxënësve është prioritet, por në mënyrë që edhe gjendja epidemiologjike të jetë stabile dhe mësimi të mbahet pa pengesa deri në fund të vitit mësimor, e domosdoshme është vaksinimi i popullatës. Në Maqedoni viti i ri mësimor do të fillojë me prezencë fizike edhe në shkollat fillore edhe në…
Në prag të fillimit të vitit shkollor në vend se të urojmë nxënësit dhe arsimtarët për një vit të mbarë do na duhej fillimisht të apelojmë tek organet përgjegjëse sektorin e arsimit pranë Komunës së Kërçovës, por gjithashtu edhe Ministrisë së arsimit që njëjtë si në Tetovë dhe Gostivar të shtyjnë së paku për dy javë fillimin e vitit shkollorë me prezencë fizikë dhe i njëjti të fillojë on-line, deri sa të zbutet situata e përshkallëzuar më virusin Kovid 19. Sigurisht që ne si subjekt jemi për atë që nxënësit mësimin ta ndjekin me prezence fizike, në shkollë, por na…
Në Universitetin e Tetovës, prej sot 30 gusht e deri më 3 shtator 2021 do të realizohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Universiteti i Tetovës duke pasur parasysh situatën me të cilën po përballet vendi ynë gjatë këtyre ditëve, me pandeminë Covid – 19, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje nga përhapja e virusit. Nisur nga kjo situatë, Universiteti i Tetovës ka angazhuar një numër të konsiderueshëm të administratës që të ndihmojnë në mbarëvajtjen dhe lehtësimin e procesit të regjistrimit. Këtë vit Universiteti ynë do të pranojë studentë…

