Author: Hamdi Kumanova

Viti mësimor 2021/2022 nga 1 shtatori do të fillojë me shkolla të hapura për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Shtabi Kryesor i Krizës më 16 gusht rekomandoi mësim me prezencë fizike me kapacitet të plotë dhe protokolle anti-covid, ndërsa Qeveria ditën e ardhshme e miratoi në mbledhje. Për shkak të numrit të madh të të infektuarve në Tetovë dhe Gostivar, Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektuese vendosi që shkollat e mesme në këto qytete ta organizojnë mësimin online në dy javët e para të shtatorit. Të martën në mbledhje, Qeveria e miratoi Planin për mbajtje për mësimit dhe…

Lexo më Shumë

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë në “Facebook” u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë komune që paratë e fushatës t’i dërgojnë për teste të shpejta për coronavirus në shkolla. “Paratë për billbordë, reklama në televizione, stilolapsa, shkrepëse, dërgoni për teste të shpejta”, shkruan Beqarovski. Ndryshe, në Maqedonia ka rritje të numri të rasteve të reja dhe hospitalizimeve, ndërsa nga nesër pritet edhe prezenca fizike në shkolla. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të fillojë më 27 shtator./

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas një aksioni kontrollues në të gjithë territorin e vendit janë dënuar 652 shoferë, transmeton Alsat. 61 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 50km/h, ndërsa 22 makina kanë tejkaluar shpejtësinë për 70 km/h nga e lejuara. Prej 652 vozitësve të sanksionuar, 312 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 340 jashtë zonave të banuara.

Lexo më Shumë

Me ndihmën e qenve nuhatës dhe anëtarëve të Shërbimit të pavarur publik grek për të ardhura publike, në vendkalimin kufitar Evzoni, në një kamion që në Greqi hyri nga Maqedoni e Veriut, u gjetën 90,5 kg kanabis, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Kanabisi i papërpunuar, sipas mediave greke, ishte i paketuar në 88 pako të fshehura në pesë gomat rezervë nën kamion. Drejtuesi i kamionit u arrestua.

Lexo më Shumë

Në Kërçovë sot filloi trajnimi i regjistruesve në teren. Në trajnim u paraqitën gjithsej 82 nga 83 kandidatë të cilët me sukses e kaluan testin. Instruktori republikan Jovanço Sapunxhioski thskoi se procesi zhvillohet sipas protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi me mbajtje të maskave dhe higjienë personale. “Sot filluam trajnimin treditor te regjistruesit rajonal. Në trajnimin e sotëm të pranishëm ishin 82 persona nga 83 kandidatët të cilët me sukses e kaluan testin. Për ta mbuluar gjithë rajonin na nevojiten edhe 46 kandidatë. Në ndërkohë janë kontaktuar kandidatët të cilët u paraqitën në afatin shtesë, 25 gusht dhe ata që nuk…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:45 në Çair të Shkupit, zyrtarët policor të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.I (39) dhe M.I (47) nga Shkupi. Ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve “shkaktim të rrezikut të përgjitshëm” dhe “Përdorim të armëve”. Policia të arrestuarve u ka marrë një pistoletë, plumba dhe disa gjëra tjera të armëve. Më herët R.I ishte vërejtur se si përodr armën në ajër. Për rastin është njoftuar prokuroi publik dhe pas dokumentimin të rastit do të parashtroehet parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Katër persona janë arrestuar nga policia dje pasi kanë rrahur policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 28.08.2021 rreth orës 19,20 në fshatin Trebinë, Makedonski Brod nga policët janë arrestuar S.C.(31) nga fshati Trebinë, L.V.(30) nga fshati Çellopek, T.P.(36) nga Sedllarca e Poshtme dhe S.C.(71) nga fshati Trebinë të cilët janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë sulmuar fizikisht policët të cilët kanë qenë duke kryer detyra zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër të denoncuarve do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Një 66-vjeçar nga Ohri është gjetur i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 28.08.2021 në ora 07,30 në SPB Ohër, B.P.(34) nga Shkupi ka denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Bregu Maqedonia”, ka vërejtur një trup. Është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale L.A.(66) nga Ohri. Vdekje pa lëndime trupore të dukshme në trup ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftim. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër, kurse me urdhër të prokurori publik trupi i të ndjerit…

Lexo më Shumë

Pse asnjë shënim në kujtim të atyre që u rrahën, u vranë në burg ose e pas burgut vdiqën si pasojë e torturave! Ishin Demostratat e para për Shkollim në Gjuhën Shqipe në ish sitemin Jugosllav, që u bënë piknisja e lëvizjes popullore gjithandej. Nëse para 33 viteve na e ndaluan shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe, janë po të njejtit që pas 33 viteve që udhëheqin me Kumanovën, duke i lënë pa objekt shkollor dhe pa kushte elementare për mësim, shkollarët e mesëm të Gjimnazit SAMI FRASHËRI! Dhe ju vazhdoni t’i votoni ata të cilët mburren që janë PASARDHËS…

Lexo më Shumë

Gjithsej 7.909 persona kanë bërë kontroll në listën zgjedhore, deri ditën e djeshme, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Janë parashtruar gjithsej 17 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave nga lista zgjedhore dhe tetë kërkesa për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore. Gjithashtu, Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se në adresën e tyre elektronike „[email protected]“ janë parashtruar gjithsej 23 kërkesa. Procedura për kontroll publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor do të zgjasë deri më 9 shtator.

Lexo më Shumë

Stacioni i ri transformator 400/110 kilovoltësh në afërsi të Ohrit, i cili do të lidhet me linjën e re të largpërçuesit nga Manastiri deri në Elbasan, do të ketë rëndësi të madhe kombëtare dhe rajonale, tha sot kryeministri Zoran Zaev në fillim të ndërtimit. Sipas tij, ky është fillimi i realizimit të linjës së interkonjeksionit largpërçues të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë.  “Me këtë investim kapital, ne u dërgojmë mesazh të gjithë investitorëve aktualë dhe të ardhshëm vendas dhe të huaj se janë krijuar kushtet për transmetim të sigurt dhe të besueshëm…

Lexo më Shumë

Pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve që do të përdoren për zgjedhjet lokale do të sjellin kontroll më të mirë dhe siguri më të madhe të procesit zgjedhor, thotë Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski. Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se si vend nuk mund të lejojmë më eksperimente me zgjedhjet. Terminalet e gjurmëve të gishtërinjve do të parandalojnë manipulimet e mundshme në zgjedhje dhe nuk do të hapin dyshime siç kishte në referendum, thotë Dashtevski. “Kishim shembullin e fundit nga referendumi ku rezultatet e përcaktuara tregojnë se ka pasur votim për…

Lexo më Shumë