Jotova: Komisioni për Histori nuk funksionon në praktikë dhe nuk ka gjetur asnjë zgjidhje

Jotova: Komisioni për Histori nuk funksionon në praktikë dhe nuk ka gjetur asnjë zgjidhje

Nënkryetarja bullgare për Komisionin e Përbashkët Maqedono-Bullgar për Histori, Iliana Jotova, thotë se Marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk është e mirë sepse është shumë e përgjithshme, kornizë dhe e pazbatuar.

Ajo tha se komisioni deri më tani nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje.

“Vetëm një vit pasi presidenti Rumen Radev ngriti në tryezën evropiane çështjen e të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, kjo çështje mori një karakter tjetër. Më duket se vendi ynë ka humbur shumë kohë duke u mbështetur vetëm në fakte historike që janë të largëta dhe të pakuptueshme për partnerët tanë evropianë”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus”.

Sipas saj, Komisioni për Histori, i cili është formuar mes dy vendeve nga diplomatë dhe historianë, është jofunksional pasi nuk ka të drejtë të marrë vendime politike. Pak ditë më parë historianët patën një takim online, por sërish nuk pati epilog. Nga ana maqedonase, një anëtar u tërhoq me arsyetimin se janë nën presion nga një zyrtar i MPJ-së së Maqedonisë, por Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e kanë mohuar këtë.