Bordi mbikëqyrës i NLB Banka A.D. Shkup në seancën e sotme të 98 emëroi dhe vërtetoi ndryshime në udhëheqësinë e Bankës. Pas menaxhimit të suksesshëm gjashtë vjecar me bankën, kryetari aktual i Bordit Drejtues Antonio Argir, është ngritur në pozitë ë re në selinë e NLB Banka në Ljubjanë, si ndihmës ekzekutiv i Bordit udhëheqës i NLB, përgjegjës pr menaxhimin me grupacionin NLB. Bordi mbikëqyrës e emëroi Branko Greganoviq për Kryetar të ri të Bordit Drejtues të NLB Banka në Shkup, në pritje të miratimeve të reja.
Antonio Argir, funksionin kryetar i Bordit Drejtues i NLB Banka në Shkup do ta mbaj deri në fund të vitit, ndërsa funksionin e ri do ta marr në janar të vitit 2022. Në pozitën e re ai do të jetë përgjegjës për menaxhimin me bankat anëtare të grupacionit NLB si dhe anëtaret tjera jo bankare, duke i përkrahur të gjitha aktivitetet kyçe të Grupacionit në rajon.
Ashtu si është përmendur, Bordi Mbikëqyrës i NLB Banka Shkup e dominoi Branko Greganoviq ish Drejtor ekzekutiv kryesor dhe Drejtor financiar kryesor i NLB Banka Beograd për Kryetar të ri të Bordit Drejtues të NLB Banka në Shkup. Funksionin do ta marr pasi që do t`i marre të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet kompetente dhe licencën nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri atëherë, Greganoviq do ta kryej funksionin ndihmës i Bordit Drejtues të NLB Banka Shkup.
“Promovimi i Antonio Argir në njërën prej pozitave kyçe drejtuese në Gruapacionin NLB dhe ardhja e Branko Greganoviq në krye të NLB Banka Shkup janë pjesë e përcaktimit tonë strategjik për nxitje, mobilitet të talenteve dhe ndërkombëtarëzim të ekipeve si njëra prej mënyrave më efektive për përhapjen e ekspertizës, diturisë dhe praktikave më të mira në Grupacion. Besojmë se këto ndryshime në mënyrë plotësuese do ta përmirësojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të Grupacionit dhe do ta përkrahin rritjen e vazhdueshme dhe zhvillimin e biznesit tonë në tërë rajonin”, theksoi Blazh Brodnjak, Drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i NLB dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të NLB Banka në Shkup.
“Njëashtu është e rëndësishme që të përmendet se kjo është hera e parë në historinë e Grupacionit NLB, që kolegë nga njëri prej bankave anëtare ta vazhdoje rrugën e tij nga një referent kreditor deri në njërën prej pozitave më të larta menaxheriale në Grupacion, që nuk është vetëm miratim i punës së lartë profesionale të Antonio Argir, por edhe për suksesin e NLB Banka në Shkup. Besoj se emërtimi i tij është nxitje dhe motivim për të gjithë kolegët nga Grupacioni i jonë dhe dëshmi për përkushtimin e plotë dhe rezultatet e arritura për atë se gjithçka është e mundur”, shtoi ai.
“ Marrja e funksionit në kreun e Grupacionit NLB për mua paraqet një nder dhe kënaqësi të vecantë, por njëherit edhe sfidë e madhe dhe përgjegjëi. Jam i bindur se me funksionin e ri do të kam ndikim pozitiv në nivel të tërë Grupacionit dhe mundësi për të dhanë kontribut të fuqishëm në realizimin e qëllimeve të saja strategjike. Ky është edhe një shembull se sa e vlefshme është që të punohet në një Grupacion ku vlerësohet potenciali njerëzor dhe ku secili ka mundësi për progres në shkallët e suksesit. Funksioni i ri ku do ta vazhdoj karrierën është miratim i rëndësishëm i suksesit të përgjithshëm i NLB Banka në Shkup të cilin e ndërtuam në mënyrë ekipore me përkrahje dhe përkushtimin e të gjithë ish dhe të punësuarve të tanishëm, të cilëve i falënderohem sinqerisht . NLB Banka Shkup sot është bankë më e fuqishmë dhe më e suksesshme, institucion financiar stabil me një potencial të madh për rritje dhe zhvillimin e ardhshëm, bankë me një ekip të jashtëzakonshme, profesionist të talentuar dhe përkushtuar, bankë e cila me meritë e bartë epitetin-Banka më e mirë në tërë Grupacionin. Duke e njohur tërë ekipin dhe potencialin e madh të Bankës, jam i bindur se NLB Banka Shkup do të vazhdoje të rritet dhe të realizoje rezultate edhe më të mëdha në të ardhmen si dhe të investoje në sfera të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e bashkësisë”, deklaroi kryetari aktual i Bordit Drejtues të NLB Banka, Shkup, Antonio Argir.
Antonio Argir është Kryetar i Bordit Drejtues i NLB Banka Shkup thuajse 6 vite, duke nisur nga 1 janari i vitit 2016. Në atë pozicion ka ardhur si anëtar i Bordit Drejtues të Bankës dhe Drejtor afatgjatë i rrjetit të saj shitës.
Në këtë periudhë prej gjashtë viteve, nën drejtimin e Argir, NLB Banka Shkup në vazhdimësi ka arritur rezultate të shkëlqyeshme në të gjitha segmentet e punës. Falë vizionit të qartë, strategjisë precize të tregut, përkushtimit ndaj klientëve dhe motivimit të punëtorëve, NLB Banka në Shkup e rriti pjesëmarrjen e saj në treg, me çka në mënyrë plotësuese e forcoi pozicionin e saj si njëra prej institucioneve udhëheqëse bankare në vend.
Puna e suksesshme e NLB Banka në Shkup u vërtetua edhe këtë vit kur Banka në pajtim me datën 30.09.2021 realizoi fitime neto prej 27.5 milion euro dhe rritjen e kredive për klientët nga 7 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në periudhën nga viti 2016, duke u bazuar në datën 30 shtator të vitit 2021, NLB Banka në Shkup ka realizuar fitim prej thuajse 180 milion euro, ndërsa vlera e aksioneve në bursën maqedonase u rrit pesë fish. Baza klientele është e rritur për më shumë se 180.000 klient dhe sot e njëta tejkalon 813.000 persona fizik dhe juridik. Është realizuar një rritje e jashtëzakonshme e portofolios kreditore prej thuajse 70 % ose rreth 280 milion euro, gjatë së cilës Banka paraqitet si lidere në rritjen e kreditimit të popullsisë. Njëkohësisht, NLB Banka Shkup paraqitet edhe në rrolin e bartësit kyç ose pjeëmarrësit në të gjitha projektet investuese dhe huave të sindikuara në shtet, me çka e vërtetoi pozicionin e saj të partnerit strategjik të biznesit dhe një mjet i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë maqedonase.
Si lider në digjitalizim dhe inovacione në bankim, NLB Banka në Shkup e para në treg ka zbatuar shërbime digjitale si : kuletë mobile-NLB Pay, asistenti i parë dhe i vetmi digjital bankar-Nela, kredia e parë dhe e vetme mobile para disa kohësh ajo është edhe institucioni i parë në vend që ka identitet të integruar elektronik në punën e saj. Për çdo vit, në mandatin e Argir, NLB Banka Shkup e merr lavdëratën e EMEA për “Banka më e mirë” në vend, dhe vazhdon që të shpërblehet nga magazina me renome financiare “TheBanker” me shpërblimin prestigjioz “Bankë e vitit” të cilën e ka fituar dhjetë herë.
Kush është drejtori i ardhshëm ekzekutiv i NLB Banka Shkup?
Punën e suksesshme të NLB Banka Shkup do ta vazhdoje drejtori i ri, Branko Greganoviq, i cili pas marrjes së miratimeve të nevojshme do t`i marr funksionet e Drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv dhe Drejtorit të marketingut të përgjithshëm.
Greganoviq, ish Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv dhe Drejtor i përgjithshëm financiar i NLB Banka në Beograd ka më shumë se 20 vite përvojë në funksione të larta në sektorin bankar dhe real. Gjatë kohës kur shtatë vite ishte në kreun e NLB Banka Beograd, banka ka siguruar punë profitabile dhe rritje të shpejtuar nga 15 % deri në 20 % në nivel vjetor. Po ashtu, Banka e ka hapur rrugën e marrjes së njërës prej bankave udhëheqëse në tregun serb, Bankës Komerciale, nga ana e NLB në dhjetor të vitit 2020.
Pas aktivizimit, bankat në Grupacionin NLB e kanë njërën prej tre top pozicioneve në pozitat e rëndësishme sistematike në të gjitha tregjet ku operon Grupacioni.






