Për momentin gara më e nxehtë politike ditëve të fundit është duke u zhvilluar në Qytetin e Shkupit, ndërmjet kandidates së pavarur Danela Arsovska e cila ka një epërsi të madhe në drejtim të kryetarit aktual Petre Shilegov i cili rrjedh nga partia aktuale në pushtet LSDM. Shkupi do të jetë pika kryesore e ditës së Diel, nga ku do të varet edhe fati i pushtetit lokal dhe qendror, pasi që si kryeqytet do të dëshmojë pasqyrën reale të qeverisjes aktuale të LSDM-së.
Nga informatat jozyrtare por edhe nga përvoja e mëparshme e rrethit të parë ku kishte incidente, pushteti aktual do të tentojë që të bëjë çmos që në rast të humbjes, të ketë incidente të shumta si në rrethin e parë të zgjedhje që mund të paraqiten në vendbanimet si Kopanica, Gërçeci, Bojana, Llaskarca, Svillarja e Poshtme dhe e Epërme, si dhe në Çair ku u zbulua metoda e trenit bullgar të votimit nga një parti në pushtet, dhe në Shuto Orizare ku çdoherë janë paraqitur dhe raportuar incidente zgjedhore.
Zgjedhjet e rrethit të dytë zhvillohen të Dielën, ku dhe në të gjitha komunat do të jenë vendimtare në mes të dy kandidatëve.



