Të nderuar përfaqësues të mediave, qytetarë të dashur,
Sot jemi pranë qendrës së refugjatëve në Gazi Babë. Arsyeja pse kemi ardhur këtu është që ta shohim se çfarë ka ndodhur me premtimin e kandidatit të BDI-së për kryetar të Çairit më 2017, Visar Ganiu, se këtu do të bëhet një Klinikë për Fëmijë.
Për t’u rikujtuar, ai në Kontratën e tij të mashtrimit më 2017, në faqet 66-71, kishte premtuar se këtë objekt do ta shndërrojë në Klinikë për Fëmijë dhe se për këtë qëllim do të shpenzojë 1 milion e 800 mijë euro.
Dhe, ja, ky objekt është njësoj siç ka qenë më 2017. Asgjë nuk ka ndryshuar. Këtu nuk ka Klinikë për Fëmijë, por ka vetëm mashtrim të Visar Ganiut, i cili pa u skuqur fare e kërkon edhe një mandat, edhe pse nuk ka kërkuar falje që ka mashtruar e as nuk ka treguar se ku kanë përfunduar paratë e parapara për këtë objekt.
Të dashur qytetarë, kush mashtron një herë, gjithë jetën mbetet mashtrues. E kush mashtron katër vjet, edhe historia e vulos si mashtrues. Ky është Visar Ganiu.
Kjo është arsyeja që unë ju ftoj të mos mashtroheni edhe një herë, por të mendoni seriozisht se kujt i besoni.
Çairi i Ri mund të bëhet jo me mashtrimet e Visar Ganiut, por me punën, dijen dhe djersën tonë.
Bekim Sali
Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit
Koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët
Shkup, 27.10.2021



