Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të koalicionit Alternativës, pos tjerash, u diskutua edhe për temën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Me këtë rast AlternAtiVA edhe njëherë shpreh mbështetjen plotë të kandidatëve të koalicionit AAA&ASH në komunat e Strugës, Dibrës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Tearcës dhe Çairit dhe bën thirrje për mobilizim të të gjitha energjive dhe fuqive për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur edhe në vendbanimet tona. Përveç kësaj, në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës u diskutua edhe për qëndrimin ndaj garës ku koalicioni AAA&ASH nuk garon me kandidatë në raundin e dytë. Duke parë se…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për ndalimin e ndërtimit të Qendrës për strehim për të huaj në Bardoc dhe zhvendosjen e saj në lokacion jashtë vendbanimit, njoftojnë nga Qeveria, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Kjo vjen si përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve të Bardoc dhe të Vollkovës, të cilët me muaj të tërë po protestojnë kundër ndërtimit të qendrës. Qytetarët kishin dilema të arsyetuara për të cilat vazhdimisht iu drejtuan institucioneve qendrore, Komunës së Karposhit dhe komunitetit ndërkombëtar. Në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët e Bardocës, Qeveria i respekton argumentet e tyre dhe në procedurë transparente do të kërkojë…

Lexo më Shumë

Nga partia e VMRO-DPMNE-së edhe sot akuzojnë për njohuri të reja për të cilat publikisht dyshojnë se grupi është udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dragan Koçaki, i tregoi radhazi emrat e personave që sipas tij janë të përfshirë dhe i bëri thirrje prokurorisë që t’i ftoj të njëjtit për të dhënë deklaratë si dhe të bëjë ekspertizë telefonave të tyre. Dragan Koçaki, antar i Komitetit Egzekutiv të VMRO-DPMNE-së “I bëjë thirrje Prokurorisë Publike që të marrë deklarata prej tyre, t’i marrë numrat e tyre të telefonit dhe të ju bëjë ekspertizë të njejtëve. Kjo…

Lexo më Shumë

Shtatë shtetas afganë, katër të rritur dhe tre fëmijë, sot në mëngjes u nisën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit përmes Stambollit për në Portugali si destinacion të përhershëm, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë. Bëhet fjalë për punonjës të organizatave ndërkombëtare dhe familjet e tyre, të cilëve në të kaluarën vendi ynë u ka siguruar strehim të përkohshëm si pjesë e një operacioni humanitar ndërkombëtar për të ndihmuar popullatën pro-demokratike në Afganistan, e cila është nën kërcënimin e qeverisë së re talebane në vend. Maqedonia e Veriut aktualisht po ofron strehim për 400 shtetas afganë. Ata marrin të gjithë mbështetjen…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni vijon periudhë me mot stabil, me paraqitje mesatare të vranësirave. Nesër temperaturat minimale në disa vende do të jenë negative, ndërsa nga e premtja do të ketë rritje të tyre. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Siç njofton DPHM, edhe nesër moti do të jetë stabil dhe me temperatura mëngjesi të ulëta. Temperaturat maksimale këto ditë do të lëvizin prej 13 deri 21 gradë celcius.

Lexo më Shumë

Në periudhën e kaluar kompania Zegin ka vazhduar me aktivitete të cilat e vazhdojnë traditën e kompanisë me përgjegjësi shoqërore. Edhe muaji tetor kaloi në shenjën e humanizmit. Nga 20.10.2021 deri me 22.10.2021 në Shkup u mbajt konferenca shkencore regjionale “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid 19” nën organizimin e Shoqatës për shëndet më të mirë, arsim dhe kujdes social SANO” dhe në emrin e fëmijëve heronj. Bëhet fjalë për konferencë ku kanë marr pjesë persona profesionist ( mjek, onkolog, psikolog, punëtor social) dhe përfaqësues të shoqatës të cilët njëherit janë të rinj të shëruar nga kanceri, nga territori…

Lexo më Shumë

Sot, bashkë me miqtë e me bashkëpunëtorët e mi, dolëm në lagjen Serava që ta kërkojmë qendrën rinore, të cilën Visar Ganiu e kishte premtuar në vitin 2017. Për ata që nuk e mbajnë mend, më 2017 në të a.q. Kontrata, në faqen 72 të saj, kryetari i i deritanishëm i Çairit, Visar Ganiu, kishte shkruar të bardhën mbi të zezë se në lagjen Serava do të bëjë një qendër rinore te bashkësia lokale në vlerë prej 250 mijë euro. Dhe, ja – shikojeni vetë! Janë bërë katër vjet dhe ky objekt është siç ka qenë para 50 vjetëve. Asgjë…

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka kërkuar nga kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që të prononcohet në lidhje me keqpërdorimet financiare që u zbuluan në komunë me ndihmën e USAID-it dhe IRI-t. Nga kjo iniciativë thonë se në dy javët e fundit qytetarët e Tetovës janë të shqetësuar në lidhje me pagesat e realizuar nga Komuna e Tetovës, që janë publikuar në faqen e Ministrisë për Financa. “Lista “Më mirë për Tetovën” falënderojmë USAID-in & IRI-in për mundësinë që të përballemi me të vërtetën e keqpërdorimit të parave dhe taksave tona nga udhëheqësia e papërgjegjshme e…

Lexo më Shumë

Në fushën e transportit dhe rrjeteve trans-evropiane të transportit, vendi është mesatarisht i përgatitur, me ç’rast progres i kufizuar është bërë vitin e kaluar, vlerëson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e reformave të Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, transmeton Portalb.mk. Kritikat nga raporti i vitit të kaluar përvijohen edhe këtë vit në lidhje me tema specifike të transportit. Kështu, Komisioni Evropian kërkon të zbatohen reformat në sektorin hekurudhor, ashtu që të hapet tregu për hyrje të kompanive të reja që mund të operojnë në hekurudhat tona. Liberalizimi në fushën e transportit hekurudhor është një kërkesë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se në bazë të analizave të bëra në Komisionin për shpallje të krizës energjetike, është konstatuar se në vend nuk do të shpallet krizë energjetike. Gjithashtu përsëriti se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë e vogla. “Thirra të gjitha kompanitë energjetike, prodhuesin e energjisë elektrike, operatorin e transmetimit, distributorin dhe Komisionin Rregullatorë për Energjetikë. Biseduam rreth gjendjes aktuale, projeksioneve dhe analizave për javët dhe muajt në vijim dhe konstatim i përbashkët ishte se deri në fund të vitit nuk do të…

Lexo më Shumë

Nga data 1 nëntor deri më 15 dhjetor të këtij viti do të zhvillohet konkurs i fotografisë shkencore në nivel shtetëror, ndërsa katër fituesit do të kenë mundësinë të konkurrojnë në nivelin e dytë të konkursit, në konkursin ndërkombëtar me fotografi pjesëmarrëse nga disa vende të Evropës dhe Botës, transmeton Portalb.mk. Ky konkurs ndërkombëtar, kushtuar shkencës dhe lidhjes së saj me fotografinë, synon të nxisë publikun për të bërë fotografi me temë shkencore, duke e pasuruar përmbajtjen shkencore me përmbajtje dhe duke i afruar njerëzit me shkencën. Konkursi organizohet në kuadër të projekteve të Wikimedias që i përkasin Wikipedia-s, si…

Lexo më Shumë

Dje në Tetovë dhe Gostivar ka gjobitur 27 motoçiklistë për shkeljen e rregullave në komunikacion. “Dje (25-tetor) në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 16.00 në territorin e SPB Tetovë është kryer aksion-kontrollues ndaj biçikletave dhe motoçikletave, gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 27 kundërvajtje (TE-12 dhe GV-15), kryesisht për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse (5) dhe patentë shoferi (4), si dhe 14 kundërvajtje të tjera”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë