Në periudhën e kaluar kompania Zegin ka vazhduar me aktivitete të cilat e vazhdojnë traditën e kompanisë me përgjegjësi shoqërore. Edhe muaji tetor kaloi në shenjën e humanizmit.
Nga 20.10.2021 deri me 22.10.2021 në Shkup u mbajt konferenca shkencore regjionale “Sfidat e fëmijëve me kancer dhe Kovid 19” nën organizimin e Shoqatës për shëndet më të mirë, arsim dhe kujdes social SANO” dhe në emrin e fëmijëve heronj.
Bëhet fjalë për konferencë ku kanë marr pjesë persona profesionist ( mjek, onkolog, psikolog, punëtor social) dhe përfaqësues të shoqatës të cilët njëherit janë të rinj të shëruar nga kanceri, nga territori i të gjiha ish republikave jugosllave (Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë). Qëllimi i konferencës ishte ndarja e përvojave për punën e tyre në lidhje me kancerin gjatë kohës së kovid 19 si dhe ngritja e vetëdijes së opinionit për rritjen e numrit të sëmurëve me këtë sëmundje. Konferenca është përkrahur nga Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce.
Kompania Zegin ishte pjesë e kësaj konference në rrolin e kompanisë me përgjegjësi shoqërore e cila gjithmonë i njeh tentimet e sinqerta për ndihmë dhe jep përkrahje të parezervë për realizimin e tyre më të suksesshëm me të cilën do të mundësohej edhe kujdesi më cilësor ndaj atyre që i duhet më së shumti.
Këtu është edhe shoqata “Kokiqinja” të cilëve njashtu iu ndihmua përmes donacionit nga prodhimet e nevojshme.
Përkrahje u dha edhe për ngjarje sportive-Zegin ofroi ndihmë edhe në garën e atletikës “23 tetori” e cila tradicionalisht mbahet në rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase.
“Dhe nuk ndalemi këtu, vazhdojmë edhe më andej me humanizëm, përkrahje dhe miqësi, pasi që ky është “Dhe nuk ndalemi këtu, vazhdojmë edhe më andej me humanizëm, përkrahje dhe miqësi, pasi që ky është çelësi i suksesit dhe besimit”, thuan nga Zegin.