Ta votojmë Idriun, diaspora është e gatshme të sjellë investime që do ta bëjnë Strugën më të bukur se Ohrin

Ta votojmë Idriun, diaspora është e gatshme të sjellë investime që do ta bëjnë Strugën më të bukur se Ohrin

Ta votojmë Idriun, diaspora është e gatshme të sjellë investime që do ta bëjnë Strugën më të bukur se Ohrin

Adi Veseli, afarist strugan në New Jersey, SHBA

Shumë poetë e shkrimtarë janë munduar të përshkruajnë bukuritë e Strugës, mirëpo nuk ia kanë dalë deri në fund, e as që mund t’ia dalin.

Respekt për vargjet dhe rreshtat e tyre, por bukuritë e Strugës nuk mund të përshkruhen. Bukuritë e Strugës mund vetëm të përjetohen.
E bukuritë e Strugës nuk përjetohen askund më mirë, përpos se në ëndërrat e mërgimtarit të përmalluar për vendlindjen e tij. Por ja që këto ëndërra janë shndërruar në makth vitet e fundit, kur shohim kaosin urbanistik në të cilin po zhutet qyteti ynë, mosrregullimi i brigjeve të lumit Drin dhe bregut të ligjenit, si dhe për shkak të infrastrukturës së mungur dhe shumë dukurive devijante.

#ndërra jonë si mërgimtarë është që një ditë të kthehemi në vendlindje. Si afaristë që kemi arritur sadopak sukses me mund e me djersë, ëndërra jonë është që kapitalin tonë ta investojmë në vendlindje dhe aty të kalojmë vitet e pleqërisë.

Por mos të harrojmë se kemi mërgimtarë të cilët kanë arritur edhe pasuri multimilionëshe. Edhe ata, ndoshta më shuëm se ne kanë dëshirë që milionat që kanë fituar, t’i investojnë në vendlindje. MIrëpo ata duan që qyteti i tyre i lindjes të hapë krahët për investime e tyre. Ata nuk mund të pajtohen që për çdo investim t’u kërkohen provizione 30 e 40 për qind. Nuk duan që për investimet e tyre të ju kërkohet reket, siç ka ndodhur në shumë raste.

Mërgimtarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se një përaqfim të ngrohtë e të sinqertë nga komuna e Strugës, kurse potenciali i tyre është shumë i madh. Nëse Struga hap dyert për kapitalin e tyre, atëherë përfitojnë gjithë qytetarët e saj. Këto dyer askush nuk mund t’i hapë më së miri se sa kandidati për kryetar Idri Istrefi. Ai vetë është nga familje mërgimtarësh dhe e dinn vlerën e diasporës. Si afarist që është, ai e din vlerën edhe bizneseve dhe investimeve vendore. Ai prezantoi një platformë ët shkëlqyer, brenda së cilës ka shumë projekte ideore për investime nga diaspora, e që jep shpresë Struga të bëhet më e bukur edhe se Ohri dhe më e bukur se shumë qytete tjera në Maqedoni e Ballkan.