Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, ditën e sotme ka shijuar një kafe me mikun e tij, kryetarin e Aletrnativës, Afrim Gashi, kryetarin e ardhëshëm të Çairit, Bekim Sali dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka.
Sela në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan se Çairi duhet të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni që t’i kthehet shkëlqimi dhe krenaria.
“Në zemër të Shkupit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e ardhëshëm të Çairit, Bekim Sali dhe kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka.
Çairi duhet të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni, të rrëzohen muret ndarëse dhe t’i kthehet shkëlqimi e krenaria.”, shkruan ai.