Në Maqedoni dje janë vaksinuar 7.739 qytetarë

Në Maqedoni dje janë vaksinuar 7.739 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga MSh thonë se janë aplikuar gjithsej 1.589.004 doza të vaksinës, 771.165 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 15.851 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 7.739 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 748 qytetarë. Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 5.362 qytetarë.

57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohet sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.