Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 265 sanksione, prej të cilave dyzet e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e nëntë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët. Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë ekuqe) dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Në Mavrovë sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej -7 gradë celsius, ndërsa më pas vjen Krusheva me -6, Ohri -4, Pretori -2, Kriva Pallanka, Tetova, Manastiri dhe Berova -2, -1 në Dibër dhe Prilep, dhe 0 në Vinicë dhe Kumanovë, Shkup 2, Shtip3, 3 Demir Kapi, Strumicë 4 dhe 5 gradë celsius në Dojran dhe Gjevjgjeli. Në Mavrovë po ashtu është matur bora prej gjysmë metër, ndërsa në Krushevë ka 25, Kodra e Diellit 24, Pozharane 18., Manastir 18, Ohër 10, Gjurshite 9, 8 Dibër, 4 Berovë dhe Prilep dhe 3 në Pretor. Kujtojmë se moti…
Diplomacia e Maqedonisë para një sfide të re – tensionet midis Moskës dhe Kievit nuk qetësohen, ndërsa përpjekjet për qetësimin e situatës po i kalojnë OSBE-së, shkruan Alsat. Pikërisht me këtë organizatë nga viti i ardhshëm do të kryesojë Shkupi dhe për momentin në duart e Polonisë është përpjekja për të krijuar atmosferë për dialog. “Gjithçka do të varet nga ajo se si do të zhvillohet ky konflikt i mundshëm. Të shpresojmë që gjatë këtij viti 2022 Polonia do ta ketë atë sfidë për të menaxhuar dhe ndërmjetësuar në një farë mënyre”, tha Milan Stefanovski – analist i sigurisë. Stefanovski…
Gjatë ditës së djeshme (06.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përfocuar aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 301 shoferë, prej tyre dhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 194 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 107 jashtë vendeve…
Më datën 06.02.2022 nga ana e nëpunësve policorë të SPB Manastir nga liria është privuar I.F. (22) nga Manastiri, për arsye se tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thërrmuese metalike, terezi dixhitale dhe sende tjera me mbetje të marihuanës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal për ”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik konstatojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 690 raste të reja dhe 21 viktima, shkruan Alsat. Gjithashtu nga ky Institut bëjnë me dije se betejën me virusin e kanë fituar edhe 676 persona. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në vendin tonë me virusin corona janë infektuar 278,872 persona, ndërsa të vdekur janë 8,599, përderisa të shëruar deri më tani janë 257,956 persona. /Alsat.mk
Pavarësia e KRRE-së u konfirmua nga Komunitetet e Energjetikës duke e shpallur për të katërtin vit radhazi rregullator numër një në komunitetin energjetik, tha Marko Bislimovski në debatin e sotëm të komisionit për Planin Financiar për vitin 2022. “Njohja ndërkombëtare nga Komuniteti i Energjetik dhe renditja se jemi rregullatori numër një, si dhe statusi i marrë i anëtarit vëzhgues në Agjencinë për Zhvillimin e Rregullatorëve të Energjisë të BE-së është konfirmim i besueshmërisë dhe pavarësisë. Këto njohje dhe statusi janë marrë pas analizave të thella nga organet ndërkombëtare në të cilat KRRE ka treguar se ka treguar pavarësi të plotë…
Më datën 05 dhe 06. 02.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Tabanoc pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare ”Veri”, është realizuar kontrollë në katër automjete-furgonë dhe pesë autobus të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve. Gjatë kontrollit të automjeteve ”mercedes sprinter”, i drejtuar nga V.T. (25) nga Strumica, ”mercedes sprinter” i drejtuar nga V.N. (24) nga Strumica, ”citroen” i drejtuar nga S.S. (36) nga Strumica, të gjithë me targa regjistrimi të Strumicës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit të duhur. Poashtu, gjatë kontrollit të autobusit me…
Protokollet e udhëtimit kanë kufizuar vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit për të hyrë në BE, shkruan Alsat. Tani doza e dytë nuk do të jetë e vlefshme për të hyrë në shtetet e BE-së, dhe nëse nuk e keni dozën e tretë do të jeni të detyruar të bëni një test PCR apo antigjen të shpejtë. Shtetasit tanë që do të udhëtojnë në Greqi, përpos saj mund të hynë edhe me vërtetim se brenda 180 ditësh ishin të infektuar. “Nga sot në Greqia mund të hyni me certifikatë vaksinimi evropian me dy doza, nëse nuk keni kaluar 9 muaj nga…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.02.2022) realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 128 shoferë, kurse vetëm në territorin e Shkupit janë sanksionuar 70 shoferë. Poashtu, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar edhe 208 sanksione për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik, kurse vetëm në Shkup janë shqiptuar 12 sanksione ndaj këmbësorëve të cilët nuk kanë kaluar rrugën në vendkalime të parapara për këmbësorët. Ministria e Punëve të Brendshme edhe në…
Gjatë ditës së djeshme, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë arrestuar I.L. (36 vjeç) nga Tetova pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve. “Pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (06- shkurt) rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë arrestuar 36-vjeçarin I.L. nga Tetova, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka refuzuar urdhrin derisa pjesëtarët e policisë kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës do të përgatitet parashtresa përkatëse”, qëndron në kumtesën e SPB Tetovë, transmeton TV21.
Ministria e Arsimit dhe Shenkcës njofton se lajmi i publikuar në rrjete sociale për sulm hakerësh nuk është i saktë dhe se kamerat e sigurisë buk tregojnë hapësira të ministrisë. Nga ministria theksojnë se pas kontrollit të shërbimet dhe institucioneve kompetente është konstatuar se nuk ka pasur asnjë sulm në sistemin elektronik ose bazën e të dhënave. “U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien spekulimeve dhe të jetë të qetë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave personale që i disponojmë ne për nxënësit, studentët dhe kuadrit mësimor. Sistemi i MASH është i mbrojtur”, thonë nga MASH. Ata theksojnë…

