Author: Hamdi Kumanova

Në periudhën nga data 31.01.2022 deri më 06.02.2022 Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve për mosplotësimin e kushteve të parapara për errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 19 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat u janë shqiptuar dënime adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo më Shumë

Vaksinimi kundër Kovid-19 rekomandohet për shtatzëna. Të gjithë ato që kanë 18 vjet dhe janë më të mëdha se 18 vjet, duke përfshirë edhe ato që janë shtatzëna, të cilat janë gjidhënëse, bëjnë përpjekje që të ngelin shtatzënë ose planifikojnë në të ardhmen, duhet të jenë plotësisht të vaksinuara. Vaksina mund të mbrojë nga komplikime serioze (të rënda) gjatë Kovid-19, ndërsa nëna e shëndoshë është e rëndëssihme për foshnje të shëndoshë, thuhet në raportin të cilin në ueb-faqen e tij e publikoi Instituti i Shëndetit Publik. Nëse gruaja mbet shtatzënë pasi e ka marrë vaksinën e parë kundër Kovid-19, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se qeveria LSDM-BDI duhet të sqarojnë se si një firmë anonime që ka punuar me tenderë të vogël, ka arritur të jetë partneri kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. “Sipas të dhënave që janë dërguar në Byronë për furnizime publike më 4 shkurt, kompania HILDIN KOMERC DOEL eksport-import Tetovë, është angazhuar në dy tenderë me vlerë prej 225.878.041 denarë ose 3.673 milionë euro”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se ministri i LSDM-së tenderon, ndërsa ministri i BDI-së po zbaton. “Për një muaj gati 4 milionë euro ka fituar një kompani anonime. Parashtrojmë…

Lexo më Shumë

Pas Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), edhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA) ka reaguar ndaj projektligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, i cili është në fazën e parë të leximit në Kuvendin e RMV-së, transmeton Portalb.mk. Ata theksojnë se thirrja në përgjegjësi për shprehjen e “mendimit negativ”, në mënyrën se si është definuar, është në kundërshtim me të gjitha praktikat demokratike dhe mund të shkaktojë autocensurë mediatike. “Mundësia për sanksionim për shkak të shprehjes së një mendimi negativ lë hapësirë ​​për keqpërdorim dhe ndëshkim të profesionistëve të medias. Gazetarët janë zëri i publikut dhe…

Lexo më Shumë

Ish-kandidatja e PDSH-së për presidente të shtetit, Mirushe Hoxha është një nga emrat e propozuar për akademikë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve. Krahas saj, edhe ish-kandidati nga OBRM-PDUKM për president shteti, Sashko Kedev është propozuar. Kandidatët propozohen nga Departamentet në ASHAM dhe ka propozime për kandidatë të rregullt, anëtarë përkatës dhe anëtarë jashtë përbërjes së punës. Kandidatët tjerë janë Sasho Cvetkovski dhe Gordana Lazhetiq në Departamentin për shkenca shoqërore, Dojana Plasheska – Karanifllska në Departamentin për shkenca mjekësore, Zoran Haxhi – Vellkov në Departamentin për shkenca teknike, Kiril Sotirovski dhe Valentin Mirçeski në Departamentin e shkencave natyrore-matematikore dhe shkenca…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë javës që lamë pas, ka filluar aksion shtesë për sanksionim të transportuesve të nxënësve të angazhuar nga shkollat dhe në transportin publik. Synimi, siç sqarojnë nga dikasteri i rendit, ka për qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe zbatueshmërinë në praktikë të ligjeve. Gjatë periudhës prej 03 deri 04.02.2022 janë kontrolluar 712 vetura të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve drejt shkollave në 212 lokalitete, transmeton TV21. Janë konstatuar 44 vepra penale – kryerjen e transportit pa dokumentacion përkatës dhe 121 shkelje që dalin nga Ligji për siguri në komunikacion, Ligji për…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 31 vjeçarit nga fshati Nikishtan i Shkupi i cili dyshohet për veprën penale për drogë. Sipas njoftimit të PTHP-së, ai më 2 shkurt, në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar në Tabanoc, pa autorizim ka mbajtur drogë narkotike – heroinë. “Në autobus me tabela të Shkupit, pronësi e agjencisë turistike që ka pasur relacionin Shkup – Koper në Slloveni, i dyshuari në pjesën e lartë të bagazhit, në paketim ka pasur gjithsej 1.091 gram heroinë”, sqarojnë nga policia. Ata shtojnë se prokurori publik deri te gjykatësi në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një deklaratë për media u shpreh se ka pasur takime në lidhje me rastin e Ëmblës, përkatësisht me prindërit e fëmijëve që kanë qenë me Ëmblën. “Unë s’do të spekuloj, këtu janë disa prindër, këtu është edhe mësuesi i parë i Ëmblës dhe sot dua ballafaqim dhe të sqarohet rasti”, u shpreh Taravari. Ai u shpreh se askush në shoqëri nuk duhet të stigmatizohet. Kujtojmë se prindi i Ëmblës javën e kaluar në “Facebook” shkroi se vajza e saj nuk nisi gjysmë vjetorin e dytë për shkak se nxënësit dhe prindërit e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar se ndaj sistemit elektronik dhe bazës së të dhënave të këtij dikasteri arsimor, ka pasur sulm hakerësh. “Informacioni në rrjetet sociale, është i rremë”, thonë nga MASh. Gjithashtu sigurojnë se vazhdojnë të jenë të mbrojtura edhe të dhënat personale të nxënësve, studentëve dhe kuadrit arsimor – me të cilat të dhëna disponon MASh, transmeton TV21. “Lajmi që është publikuar në rrjete sociale dhe i cili shumë shpejtë është shpërndarë, nuk është i saktë. Incizimet video nga kamerat e sigurisë të cilat publikohen, nuk janë nga hapësirat e Ministrisë. Apelojmë deri te qytetarët të…

Lexo më Shumë

Çmimet e shërbimeve hotelierike në janar janë rritur për 2,4 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, rritje ka te shërbimet për ushqim për 3,3 për qind, pije alkoolike për 2,4 për qind, pije joalkoolike për 0,9 për qind dhe bujtje për 0,3 për qind. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, është vërejtur rritje për 4,2 për qind.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) do të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Çmimet e reja KRRE-ja pritet ti publikoj kah mesdita. Përkujtojmë se javëve të fundit me vendim të KRRE-së kishte ngritje të çmimeve të derivateve të naftës.

Lexo më Shumë

Agjencia për Siguri Kombëtare mbetet përgjegjësja kryesore për zvarritjen e procedurave për marrjen e shtetësisë së qytetarëve. Ministria e Brendshme thotë se pa marrë mendimet e ASK-së nuk mund t’u japin përgjigje përfundimtare qytetarëve që kanë dorëzuar kërkesa për shtetësi. Por i pyetur nëse do të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e ASK-së për mosrespektim të ligjit, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përgjegjësinë e drejtoi tek Qeveria, si kompetente ndaj ASK-së, shkruan Alsat. “Agjencia për Siguri Kombëtare nuk është organ i MPB-së. Është shërbim i pavarur në kontroll të drejtpërdrejtë të Qeverisë dhe ata punojnë në bazë të procedurave…

Lexo më Shumë