Më datën 05.02.2022 rreth orës 22:00 në f. Turçanë i Vogël-Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria Z.V. (25) nga f. Senokos i Gostivarit, S.SH. (25) nga f. Vrapçishtë i Gostivarit dhe A.S. (26) nga Gostivari, për arsye se tek ata është gjetur marihuanë, një makinë thërmuese dhe një thikë. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime adekuate.
Author: Hamdi Kumanova
Më datën 05.02.2022 në ora 21:00 në NJPB Strugë janë arrestuar G.N. (39) nga Ohri dhe E.A. (38) nga Struga. Gjatë kontrollit të automjetit “mercedes”, me të cilin ata kanë udhëtuar, i kryer në rrugën rajonale Ohër-Strugë, në afërsi të lagjes “Vreshtat e Liqenit”, nëpunës policorë në derën e bashkëudhëtarit kanë gjetur një qese gjysëmetilenike në të cilën ka pasur paketime me materie në gjendje pluhuri ngjyrë të bardhë. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, NJPB Strugë do të parashtrojë kallëzim adekuat.
Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit zyrtar”, NJPB Dibër parashtroi kallëzim penal kundër D.J. (58) nga komuna Qendër Zhupë. Ai në cilësinë e të punësuarit në degën e SHA “Posta”, në tri periudha të ndryshme kohore, nga llogari transaksioni të personit të vdekur, në mënyrë të paautorizuar ka marrë të holla në vlerë të përgjithshme prej 220.000 denarëve.
Qeveria është në anën e punëtorëve – rritja e pagës minimale do të plotësohet, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook. Dialogu i hapur social me të gjitha palët, tha ai, është ajo që do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve. “Pres që nesër të kemi një vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet…
Në policinë e Tetovës dje tre qytetarë kanë raportuar kafshime nga qen endacakë, ndërsa sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale ka pasur disa raste të tilla. Raportimet në polici janë vetëm në një rrugë. “Në periudhën prej orës 16:30 deri në ora 17:45 regjistrojmë tre raportime për kafshime nga qen endacakë të ndodhura në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë. Raportimet janë nga një 40 vjeçar nga Tetova, një grua 23 vjeçare nga Belovishtja dhe një 41 vjeçare nga Neraste”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB të Tetovës. Gjatë vitit 2021, SPB Tetovë ka regjistruar 112 kafshime qensh në…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 58-vjeçarit D.J. komuna e Qendër Zhupës në Dibër, pasi i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale, “falsifikim i shkresës zyrtare”, përcjell TV21. Ai dyshohet se përfitoi mbi 3.500 euro nga llogaria e një personi të vdekur. “Ai në cilësinë e punëtorit në filialin e SH.A. “Postat”, në tri periudha të ndryshme kohore, nga llogaria e transaksionit të një personi të ndjerë, ka përvetësuar mjete financiare në mënyrë të përgjithshme, në vlerë prej 220.000 denarëve”, thonë nga MPB.
Në propozim ligjin për shpifje dhe fyerje në versionin momental, në definicionin për fyerje, pra thuhet se do të përgjigjet edhe për shprehje të “mendimit negativ”. Ky definicion është i ri dhe dallon nga ligji ekzistues, ndërsa me mënyrën siç është definuar lë hapësirë për interpretim të gabuar nga ana e Gjykatës civile në dëm të lirisë së shprehjes, reagojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe kërkojnë definicioni për fyerje të korrigjohet në mënyrë që të kthehet definicioni i vjetër nga ligji për vitin 2013. “Edhe pse në praktikën lokale gjyqësore lëndët ndaj punonjësve medatik janë para së…
Më 05.02.2022 në orën 21:00 në SPB Strugë është arrestuar G.N. (39) nga Ohri dhe E.A. (38) nga Struga. Gjatë kontrollit të një taksie “Mercedes”, me të cilën janë transportuar, të kryer në rrugën rajonale Ohër-Strugë, pranë “Vreshtat e Liqenit”, pranë derës së udhëtarëve, punonjësit e policisë kanë gjetur një qese plastike me nëntë pako pluhur të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, policia nga stacioni në Strugë do të bëjë një raport përkatës. Me datë 05.02.2022 rreth orës 22:00 në “Malo Turçane” të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – SP Gostivar kanë arrestuar Z.V. (25) nga fshati…
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” në rrjetet sociale ka publikuar një video ku shihen disa meshkuj duke festuar mbi një qengj të gjallë të lidhur mbi një tavolinë, përcjell TV21. Nga “Anima Mundi” thonë se në festë është i pranishëm edhe një inspektor nga Berova, i cili është i punësuar në Njësinë rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Berovë, në repartin për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve. “Në cilën shoqëri normale një inspektor për mbrojtje të kafshëve bëhet bashkëpunëtor në ngacmimin e tyre, duke shkaktuar stres, vuajtje të panevojshme? Kërkojmë që menjëherë të inicohet një procedurë…
Në moshën 50 vjeçe ndërroi jetë shoferja e parë profesionale në Ndërmarrjen e Transportit Publik (JSP) në Shkup. Bëhet fjalë për Vesna Najdovskën, e cila ka ndërruar jetë ditë më parë si pasojë e sëmundjes nga koronavirusi, përcjell Fokus.mk. Lajmin e vdekjes së saj e ka komunikuar djali i saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
VMRO-DPMNE i bënë thirrje LSDM-së që ta përkrahë Deklaratën e heroit maqedonas Goce Dellçev, mirëpo siç thonë nga atje, tani për tani heshtin, gjë që është shqetësuese. “LSDM hesht për draft-deklaratën e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, e cila afirmon përkushtimin për mbrojtjen e figurës dhe veprës së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev. As VMRO-DPMNE, as ekspertët dhe as opinioni i gjerë nuk shohin ndonjë gjë të diskutueshme në konstatimin e rëndësisë së madhe, të qartë dhe të pranuar gjerësisht të personazhit dhe veprës së Goce Dellçevit në arritjen e qëllimeve të eposit popullor për liri dhe pavarësi. Po ashtu, në vitin kur…
Gjorgjiev: Komisioni e di saktësisht se çfarë është përcaktuar, ku duhet të ndalet dhe për çfarë të debatohet Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë, në një intervistë për REL deklaroi se ka dinamikë të re në punën e komisionit, por që kjo nuk garanton sukses. “Entuziazmi i ri është më së shumti për shkak të dinamikës së punës së Komisionit. Unë shoh se ndoshta mund të ndihmojmë dhe se si do të shkojnë gjërat në negociatat brenda vetë komisionit ajo është çështje tjetër”, tha Gjorgjiev. Dallimet për historinë dhe çështjet e identitetit…

