Author: Hamdi Kumanova

Gjatë natës së mbrëmshme (05/06.02.2022) në periudhën nga ora 20.00 deri në ora 02.00 është kryer kontroll i intensifikuar i aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 145 vozitës në gjendje të dehur. u sanksionuan, prej tyre, 33 në territorin e SPB Shkup, 29 në territorin e SPB Manastir, 16 në territorin e SPB Shtip dhe SPB Strumicë. Gjatë kontrollit aksionar janë zbuluar edhe 200 lloje të tjera të shkeljeve. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelohet tek të…

Lexo më Shumë

Janari i këtij viti është karakterizuar si muaj mesatar i ftohtë dhe nën mesatare muaj me lagështi krahasuar me vlerat mesatare afatgjata, sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). “Luhatja e temperaturës ka qenë 7.8 gradë Celsius dhe ka lëvizur nga -2.6 gradë në Mavrovë deri në 5.2 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të janarit për një periudhë tredhjetëvjeçare (1981-2010), këtë vit ishte 0,1 gradë mbi mesataren kombëtare. Në fillim të muajit janë vërejtur temperatura të larta maksimale dhe minimale, të pazakonta për këtë pjesë të vitit. Në disa pika…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali mëngjesin e sotëm ka vizituar Kovid Qendrën pranë Spitalit të Velesit. Sali me pajisje mbrojtëse-skafandër ka takuar pacientët e infektuar me koronavirus, të cilëve iu ka uruar shërim të shpejtë. “Ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të ngushtë përmes vizitave të tilla në qendrat e tjera të COVID-19 për t’i mbështetur profesionistët shëndetësorë për sakrificën dhe luftën për çdo jetë njerëzore. Synimi i përbashkët është rritja e përmasës së vaksinimit dhe respektimi i masave parandaluese”, tha ministri Sali.

Lexo më Shumë

LSDM akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska se në raportin e saj i ka gënjyer qytetarët se në 82 ditët e para të mandatit i ka pastruar të gjitha deponitë në qytetin e Shkupit. “Përderisa Arsovska paturpësisht i gënjen shkupjanët se po punon për diçka, deponia ilegale në Komunën e Karposhit është një nga shumë deponitë ilegale që nuk janë pastruar, e njëjta pamje shihet në çdo komunë të Shkupit, deponitë jo vetëm që nuk pastrohen, por çdo krijohen të reja. E vetmja gjë që bëri Arsovska në 82 ditë të mandatit është vendosja e tualetit të lëvizshëm,…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13.726 persona, thuhet në raportin e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-7.398, Manastir-1.019 dhe Kumanovë-1.019 raste aktive. Dje u regjistruan 1.500 raste të reja, nga të cilat 13 përqind ose 195 ishin riinfektime. Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë shëruar 522 pacientë dhe janë raportuar 16 të vdekur, nga të cilët tre persona janë vaksinuar plotësisht, ndërsa te 16 personat janë regjistruar sëmundje shoqëruese. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.814.187 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike tha se për subjektin politik që përfaqëson ai është me rëndësi që me ndryshimet eventuale të Kodit Zgjedhor të kalohet në një njësi zgjedhore me lista të hapura, përcjell TV21. Trajanov thotë se për momentin nuk mendojnë se ka nevojë për përjashtime në koalicionin qeverisës. “Tani për tani ne jemi që të mos ketë asnjë përjashtim nga koalicioni, propozojmë ndryshime vetëm për një njësi zgjedhore dhe pa prag zgjedhor. Të gjitha ndryshimet e tjera mund t’i pranojmë gjatë debatit si sugjerime ose t’i fusim si amendamente. Është me rëndësi që në këtë ligj kemi vendosur…

Lexo më Shumë

Për më shumë se një muaj në kryeqytet janë rikthyer 25 autobusë të vjetër të prodhuar rreth 50 vite më parë, të cilët punojnë me naftë. Kjo për shkak të shtrenjtimit të metanit nga rreth 50 në 110 denarë. Transportuesit privatë thonë se tani autobusët e tyre ekologjik vazhdojnë t’i mbajnë të parkuar dhe kjo i dëmton rëndë ekonomikisht, shkruan Alsat. “Qëllimi jonë ishte t’i rrisim autobusët që punojnë me metan dhe ta përmirësojmë parkun e transportit. Autobusët e vjetër jo ekologjik ti nxjerrim nga përdorimi e ti zëvendësojmë me autobusë të rinj ekologjik. Por me shtrenjtimin e metanit këtë…

Lexo më Shumë

Angazhohemi për reformë të sistemit zgjedhor, për institucione më përfaqësuese dhe më të afërta me qytetarin. Vlerësojmë se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës dhe nuk përfaqëson drejtë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje, për shkak të problemeve konstante me pabarazinë e votuesve mes njësive zgjedhore. Në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, do të angazhohemi për arritjen e tri kërkesave thelbësore: 1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i votuesve. 2. Organizimin e zgjedhjeve me lista…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pak pas mesdite është shpëtuar një 64-vjeçar nga ujërat e Lumit Vardar, gjegjësisht në rrjedhat e Lepencit, përcjell TV21. MPB ka konstatuar se i njëjti qëllimisht është hedhur në lumë. “Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për një 64-vjeçar nga Shkupi, i cili më parë ishte hedhur në lumë, ndërsa përndryshe është pacient në spitalin e Bardovcit. Ai është transferuar në Spitalin “8 Shtatori” nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 22:00 një person është plagosur me një mjet të mprehtë pas një zënke për parking, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se një person është arrestuar. “Në vikend lagjen e Kodrës së Diellit, përballë një objekti hoteliere, pas një zënke paraprake verbale për një vend parkimi, ndërmjet Xh.L. (56) nga Tetova, dhe V.S. (36) nga fshati Xhepçishtë i Tetovës, ka ndodhur një përleshje fizike, në të cilën V.S. ka përdorur një mjet të mprehtë ndaj Xh.L., dhe ka plagosur atë. V.S. është ndaluar në SPB-Tetovë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se nuk është respektuar procesi i arsimit gjithëpërfshirës në rastin e Ëmbës, vajzës me Sindromin Down në Gostivar. Këtë për TV21 e konfirmuan edhe nga Ministria e Arsimit, nga ku tregojnë se inspektorët sot kanë qenë në terren. Tani mbetet të shihet veprimet që do të marrë Komuna e Gostivarit, nën vartësinë e së cilës janë shkollat fillore. Kryetarin e komunës Arben Taravari e pyetëm nëse mendon se duhet të shkarkohet drejtori i shkollës? “Te hënën do te kem takim me prindërit e fëmijëve në shkollë, kam thirrur edhe përfaqësues nga komisioni për diskriminim dhe…

Lexo më Shumë

Më datën 04.02.2022 rreth orës 17:00 minuta nga nga liria është privuar I.B. (32) nga Ohri, i cili është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së vjedhjes së rëndë në shtëpi në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë