Author: Hamdi Kumanova

Më datën 04.02.2022 paraprakisht pas ndërmarrjes së masave, aktiviteteve dhe pas marrjes së denoncimit për vepër të kryer penale sipas nenit 235, nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë kanë arrestuar katër persona. Z.R (46), A.E. (40), M.D. (36) dhe XH.K.(47), të gjithë nga Shkupi. Gjatë marrjes së aktiviteteve dhe të masave janë gjetur sende të lidhura me veprën penale dhe të njëjtat i janë kthyer personit të dëmtuar. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 235 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (04.02.2022) nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 116 shoferë, prej të cilëve shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 37 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 79 jashtë vendeve të banimit.…

Lexo më Shumë

Sot (05.02.2022) nga ora 08:00 deri më ora 13:00 nga ana e Seksionit për Parandalim pranë SPB Manastir në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në RMV, është realizuar aktivitet parandalues në kuadër të projektit “Vozit me përgjegjësi, udhëto i sigurt”, “Gjithmonë gati për udhëtim të sigurt gjatë dimrit”, dhe projektet e Seksionit për Parandalim “Policia dhe qytetarët së bashku”, “Të sigurt në trafik”, “Komunitet i kujdesshëm komunitet i sigurt” dhe “Parandalimi nga vjedhjet”, në lokacionin “Ski Qendra Nizhepole”-Manastir, ku për vizitorët u ndanë fletushka, freskues dhe materiale tjera me porosi adekuate për ngritjen e vetëdijes dhe…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Kosovës lehtësuan masat anti-covid por edhe hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në këtë vemd. Tashmë nuk do të duhen tri doza të vaksinës anti-covid, por mjaftojnë dy dozat e pranuara. Ky lehtësim I masave ka ndikuar që rritet frekuenca e udhëtarëve në këtë pikë kufitare. “Nga policia kufitare, konfirmojnë që deri më tani në orët e mesditës kanë hyrë rreth tre mijë persona në këtë kufij, ndërsa qytetarët shprehen mjaft të kënaqur”, tha qytetari. “Unë do t`i hiqja të gjitha masat midis RMV-së dhe Kosovës. Përse të ketë masa, jemi të njëjtë. Edhe atje ka të…

Lexo më Shumë

Hetuesi bullgar, Mlladen Petrov ka thënë se sipas gjitha rezultateve, shoferi i autobusit është fajtori për aksidentin tragjik në autostradën ”Struma”, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut. ”Është vërtetuar pa mëdyshje nga provat dhe ekspertiza se tragjedia në autostradën ”Struma” është shkaktuar nga sjellja e shoferit. Vetëm veprimi i tij është arsyeja që kjo situatë të ndodhë dhe të kthehet në një aksident që përfundon me një rezultat të këtillë”, ka thënë Petrov në një deklaratë për BTV. Sipas tij, ekspertiza ka konstatuar se përfundimisht nuk ka pasur lëndë djegëse në autobus. ”Në situatën konkrete, largimi i…

Lexo më Shumë

Angel Dimitrov, ish-ambasadori i parë në Shkup dhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Bullgaro-Maqedonas për Çështjet Historike dhe Arsimore për “BNR” foli për nevojën për saktësinë në mënyrë që të mos shkëmbehen tensione verbale, por të fillojë puna e shkencëtarëve në mënyrë paqësore. “Komisioni i përbashkët duhet të punojë dhe do të punojë. Çdo përpjekje për të ndërprerë punën e tij është një gjest i vullnetit të keq dhe keqtrajtimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë… Por është e qartë se ka presion mbi punën e komisionit nga Maqedonia e Veriut, se njerëzit atje pyesin se si do të jenë.…

Lexo më Shumë

Nga LSDM thonë se derisa qeveria e udhëhequr nga partia e tyre po punon për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagës minimale në përputhje me të gjitha palët e interesuara, VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtojë rritjen e pagave. Kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Slavevski, anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit. “Nëse më herët Sllaveski thoshte se paga minimale më e lartë do të thoshte kolaps për ekonominë vendase, tani thotë se kërkesa për rritjen e pagës minimale ishte joreale dhe e pajustifikuar. Sllaveski si kryetar i…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 27 janari deri më 3 shkurt, për transport me teleferik nga mesi deri në maje të Vodnos ka pasur interes nga 3.323 qytetarë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës (29 dhe 30 janar) Vodnon e kanë vizituar dhe kanë shfrytëzuar teleferikun 2.260 qytetarë, thonë nga Qyteti i Shkupit. – Advertisements – Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodnon e Mesme janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën nëntor-mars, teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10:00 deri në 17:00,…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dje (04.02.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 masa, nga të cilat 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 8 sanksione për ngasje me defekt teknik të automjeteve. Janë vendosur 14 sanksione për mosdhënie përparësie të këmbësorëve në vendkalim për këmbësorë, tre masa për shofer fillestar, dy sanksione se ishin në celular gjatë vozitjes, dhe dy masa për kalim të semaforit në të kuqe. Aksionet e intensifikuara…

Lexo më Shumë

Në seancën e parë të Komitetit drejtues të projektit “BE për komunat” me të cilin kryeson ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski është konfirmuar se në tre vitet e ardhshme në komunat Veles, Radovish, Tetovë, Vrapçishz, Aerodrom, Ohër, Strumicë dhe Qyteti i Shkupit do të realizohen projekte të mëdha inovative në vlerë të përgjithshme prej 5,5 milionë euro, informuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, njofton Portalb. Mjetet për realizim të projekteve i siguron Bashkimi Evropian, ndërsa bashkëfinancimin prej 15 për qind e mbulon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetje të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. “Falë mbështetjes nga BE-ja,…

Lexo më Shumë

Nuk ka marrëveshje pas takimit të dytë mes sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë. Sindikatat mbeten në kërkesën për pagë minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të të gjitha pagave tjera, ndërsa disa punëdhënës me propozim për subvencionimin e rritjes së pagës minimale. Sipas përllogaritjeve të punëdhënësve, paga minimale do të duhej të ishte rreth 16.300 denarë. Ajo për të cilën bien dakord të gjithë palët është se modeli ekzistues i rregullimit të pagës minimale nuk është i pranueshëm për askënd. Sipas paralajmërimeve pritet të vazhdojnë bisedimet, propozimi i Konfederatës së biznesit do të rishikohet të hënën në seancë të Këshillit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, paralajmëroi se punëtorët, siç thotë ai, do të mbajnë grevë para Kuvendit, derisa deputetët do të mbajnë seancë plenare për projektligjin për rritjen e pagës minimale prej 18.000 denarë dhe gjithmonë paga minimale të jetë të paktën 60 për qind e pagës mesatare. “LSM tashmë është në grevë pas asaj që nuk e morëm. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona dhe nuk kemi kthim prapa. Jemi nën nivelin e ekzistencës si punëtorëve. Më datën 10 shkurt, në orën 11:00, u bëj thirrje të gjithë punëtorëve para Kuvendit, por jo të…

Lexo më Shumë