Nga e hëna, Greqia shfuqizon masën e prezantuar më 19 dhjetor 2021 për PCR të detyrueshëm/test të shpejtë për hyrjen në vend si për udhëtarët e vaksinuar ashtu edhe për të pavaksinuar, masë kjo që vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, tha këtë mëngjes se ata që kanë një certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të kenë nevojë për një test udhëtimi në Greqi. “Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në vend për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të jetë pa test të detyrueshëm”, tha Pleuris. Siç është praktikë në…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi sot kishte takim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor pas paralajmërimin se emrat e pacientëve me COVID-19 do të publikohen bashkërisht me adresat. Në takim përfaqësuesit e Inspektoratit theksuan se sistemi për paraqitjen e vendimeve për izolim është vjetërsuar dhe kjo krijon probleme në praktikë. Ata theksuan se janë shqyrtuar pjesa më e madhe e opsioneve për veprim më efikas dhe se në bashkëpunim me IT kompaninë, është diskutuar edhe për një sistem të ri elektronik për paraqitjen e vendimeve për izolim. Gjatë krijimit të këtij sistemit, nga inspektorati theksuan se janë konsultuar me profesorë…
Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi Qytetërimet Botërore, Ballkanin, Qytetet, Popujt dhe Njeriun si Individ. Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik. Akademia Shkupi përbëhet prej 2 niveleve (viteve). Niveli i parë përmban seminaret, ndërsa niveli i dytë përfshin grupet e leximit, dhe procesi i punimit të artikullit. Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 8 seminare (4+4). Në nivelin e…
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë bashkërisht me grevistët sot bllokuan rrugën para selisë së Organizatave të Punëdhënësve në Maqedoni dhe Odës Ekonomike në Qendër të Shkupit. Bllokimi ishte shenjë revoltë ndaj propozimit të punëdhënësve për metodologjinë për përllogaritjen e pagës minimale. Sipas sindikatës, propozimi është i papranueshëm për arsye se sipas përllogaritjeve, del që paga minimale do të rritet deri në 16.164 denarë, ndërsa paga minimale duhet të jetë 18 mijë denarë. “Nuk ndalemi deri sa të fitojmë të drejtat tona. Mjaft ishte, nuk do të jemi shërbëtorë të punëdhënësve. Me 15 mijë denarë nuk mund ta kalojmë…
Presidenti Stevo Pendarovski sot para Muzeut të Luftës Maqedonase ku do të hap ekspozitën “150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit”, tha se festimin e përbashkët të kësaj dite nga delegacioni i Maqedonisë dhe Bullgarisë, pa vendim të marrë nga Komisioni i Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, nuk e konsideron si presion ndaj komisionit, por akt të vullnetit të mirë nga të dyja palët për të ulur tensionet e nxitura nga bllokada e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë, njofton Portalb.mk. “Nuk e di nëse në kuptimin formal ka vendim për përkujtim të përbashkët sepse kjo duhet të jetë…
Në marshin protestues për Rexhail Qerimin që po mbahet në Shkup, po merr pjesë edhe Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se vdekja e Rexhailit në burg na përkujton për padrejtësitë dhe vuajtjet e shumta të shqiptarëve. “Vdekja e Rexhailit na përkujton se sa njerëz janë në hallin dhe presin drejtësi, jo mëshirë, pot këtu nuk po e gjëjnë. Prandaj organizatori ka vendosur që sot që t’i drejtohet përfaqësive të Bashkimit Evropian dhe të përcjellë mesazhin për drejtësi”, tha Bedri Ajdari./Gazeta LAJM
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e nënshkroi Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar komune në Komunën Mavrovë dhe Rostushë dhe për kryetar komune në Komunën Qendra Zhupa. 17 prilli 2022 (E diel), është dita e përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Aktvendimin do e zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat Zgjedhor kurse hyn në fuqi me ditën e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Përpjekjet për zbardhjen e të vërtetës për rastin “Alfa” nuk do të ndalen, thotë për gazetën LAJM, Jetulla Qerimi, organizatori i protestës së sotme dhe vëllai i të ndjerin Rexhail Qerimi, shkruan gazeta LAJM. “Kërkesat tona nuk do të ndalen derisa të del e vërteta në shesh. Vëllai ka ndërruar jetë por amaneti i tij ishte për ta zbardhur rastin deri në fund, sepse ishte rast i montuar dhe është rast politik”, tha Jetulla Qerimi për gazetën LAJM. Rexhail Qerimi, ndërroi jetë ditë më parë në burgun e Idrizovës, ku po vuante prej më shumë se 13 vitesh dënimin me…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar në 150 vjetorin e lindjes, Goce Dellçev, shkruan Alsat. Ai ka thënë se sot festojnë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Petkov, ka shkruar po ashtu se Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë së përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. “Sot festojmë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Ai është një nga simbolet e luftës për liri, ideolog i lëvizjes revolucionare…
Një peticion për shkarkimin e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” në Gostivar, ka filluar gjatë ditës, njofton indeks.mk Në përshkrim thuhet se drejtori i kësaj shkolle ka gabuar me veprimin e tij kundër Ëmblës së vogël dhe për këtë duhet të shkarkohet nga detyra. Gabimin eudhëheqësisë së shkollës dhe cenimin e të drejtës për mësim e ka konstatuar edhe Komiteti i Helsinkit, thuhet në peticion, ku kanë filluar nënshkrimet për shkarkimin e drejtorit. Për largimin nga detyra të drejtorit në fjalë ka folur edhe ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili dje deklaroi se Ministria e Arsimit është duke punuar…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot kanë dhënë detaje rreth aksidentit të gjatë ditës së djeshme në Kondovë të Shkupit. Aksidenti është raportuar në ora 13:30, ndërkaq kanë qenë të përfshirë tre aitomjete. “Në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që po drejtohej nfa M.O. (40) ngfa fshati Svillare e Poshtme, dhe automjeti VW Golf me targa të Kosovës që po drejtohej nga R.S. (31) nga Kondova dhe një automjet “Mercedes” i parkuar”, thuhet në njoftimin e MPB. Në akisdent janë lënduar dy të mitur. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor…
Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi bëri të ditur se ka hapur procedurë sipas detyrës zyrtare për rastin me Ëmblën. Procedura nisi me detyrë zyrtare, menjëherë pasi mediat raportuan se 11 vjeçarja Ëmbla ka mbetur e vetme në bankat shkollore për shkak se prindërit e nxënësve të tjerë, nuk kanë dërguar fëmijët e tyre të mësojnë. Komisioni paralajmëroi se të hënën do të kontrollojë shkollën dhe se do të realizohen kontakte edhe me kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtorin e shkollës. Për rezultatin e procedurës, nga komisioni thonë se opinioni do të informohet në kohë dhe…

