Shparkase Lizing Shpk Shkup vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve dhe shërbimeve duke promovuar paketa të reja inovative për mobilitet të plotë të destinuara për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të lizingut. “Shparkase Lizing si kompani lider në tregun e lizingut në Maqedoni, duke ndjekur trendet, përveç financimit standard përmes lizingut financiar dhe operativ, i forcon aktivitetet e veta në fushën e mobilitetit dhe ofron shërbime shtesë me vlerë të shtuar për klientët e saj”, tha Marjan Mançev, Drejtor ekzekutiv i Shparkase Lizing Shpk Shkup. Të gjitha paketat e mobilitetit përfshijnë shërbime të asistencës në rrugë (Maqedoni dhe Evropë), qendër…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditë së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 248 masa prej të cilave 60 janë për mosdhënie të përparësisë për këmbësorë, tetë për vozitje pa leje, 13 për kundërvajtje që kryejnë këmbësorë”, thonë nga SPB Shkup. Po ashtu janë shqiptuar edhe 6 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe dhe 72 për tejkalim shpejtësia. Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i…
Arsimtari i gjuhës shqipe në Kumanovë Rexhep Rexhepi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, por është e sigurtë që Rexhepi ka lënë kujtime të bukura te shumë breza studentësh. Ai gjatë gjithë jetës i ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e komunës së Velesit.
Hristijan Mickoski deklaroi se VMRO-DPMNE sot do të dorëzojë në Kuvend Deklaratë për mbrojtje të fugurës dhe veprimtarisë së Goce Delçevit, përcjell TV21. Ai këtë e deklaroi me rastin e shënimit të 150 vjetorit të lindjes së Dellçevit. “Sot si VMRO-DPMNE do të dorëzojmë në Kuvendin e Maqedonisë Deklaratën për forcimin e themelit të karakterit dhe veprës së Goce Dellçevit. Pres që të gjitha partitë politike qofshin ato parlamentare apo joparlamentare ta mbështesin”, tha mes tjerash Mickoski.
Sindikalistët e Maqedonisë sot para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve do të protestojnë dhe do të kërkojnë para fillimit të bisedimeve me Organizatën e Punëdhënësve dhe qeverinë rritjen e pagës minimale. Përllogaritjet e LSM-së kanë treguar se me metodologjinë e re që dje e kanë ofruar punëdhënësit, paga mesatare është 16.164 denarë dhe kjo pagë për ato është e papranueshme. Protesta do të zgjasë 1 orë nga ora 13:30 deri në ora 14:30 ku do të bllokohet komunikacioni “Dimitrie Çupovski” dhe nëse bisedimet kalojnë pa sukses, LSM paralajmëron grevë.
Dy persona gjatë ditës së djeshme u arrestuan në Aeroportin e Shkupit për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale për drogë dhe u dërguan para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit. Gjykatësi ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe caktoi paraburgim për 30 ditë për të dysharit N.K, ndërsa ndaj të dyshuarit M.Z i caktoi paraburgim shtëpiak prej 30 ditëve. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, PTHP në aksionin e zbatuar bashkë me MPB, zbuluan 40 paketime me drogë që përfshinte shumë prej 50 milionë eurove. Aksioni, sipas MPB-së, ishte rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar…
Në afërsi të çerdhes më të madhe në Tetovë “Rinia” është duke u hapur një kazino, në hapësirat e ish-fabrikës “Teteks”, dhe kjo është shumë pengesë për çerdhen por edhe për prindërit që i lënë fëmijët në këtë çerdhe për qëndrim ditor. “Për neve si institucion ky është një fenomen shumë i keq, pasi e dimë se këto fenomene janë shumë të këqija edhe për shoqërinë tonë. Ne si institucion jemi kundër që të hapet ky objekti afër nesh. Gjatë sezonit të verës ne i kemi fëmijët jashtë dhe fëmijët do të vërejnë fenomene të këqija që mund të ndikojë…
Rreth 400 nxënës apo 0.15 për qind nga 250 mijë sa janë gjithsej në arsimin fillor dhe të mesëm mungojnë në mësim për për shkak se janë të infektuar me Covid 19, shkruan Alsat. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në arsim mungojnë 0.81 % të cilët gjithashtu kanë dorëzuar raport se janë pozitiv ndaj Covid 19. Në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” mungonin 4 profesor dhe 17 nxënës tashmë të evidentuar me virus. “Sigurisht se krijohet një tollovi në shkollë, mungesa e profesorëve e vështirëson shumë procesin edukativo arsimor.…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 20:05 në Gazi Babë, policët e SPB Shkup kanë arrestuar 27 vjeçarin L.M nga Shkupi. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij që është dhënë me urdhër paraprak nga gjykata, është gjetur marihuanë dhe 31 plumba. “Ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuakte”, thonë nga MPB.
Sot, në ora 03:18 të mëngjesit në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, me lëndime është sjellë Xh.A.(38) nga Saraji i Shkupit. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas bisedës zyrtare me policët ai ka deklaruar se rreth orës 01:35 në Saraj është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre persona, ku njërin prej të cilëve e ka njohur, transmeton TV21. Sipas të denoncuarës, njëri nga personat me mjet të fortë i ka shkaktuar lëndime. Nga MPB shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Takimi i presidentit Stevo Pendarovski me përfaqësuesit e shoqatave maqedonase në Bullgari tronditi unitetin e udhëheqjes shtetërore në Sofje. Pas kritikave të presidentit Rumen Radev drejtuar kryeministrit Kiril Petkov se është ngutur me vizitën në Shkup, Petkov është përgjigjur se përkundrazi vizita ishte e vonuar, duke shtuar se politika e jashtme krijohet në Qeveri. Nga partnerët e koalicionit Petkov mori mbështetje publike vetëm nga kryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov. “Duhet t’i mbështesim përpjekjet e kryeministrit Petkov për të dhënë një shtysë në frymë pozitive. Në këtë këndvështrim më duket se është e panevojshme të kritikohet kryeministri në këtë mënyrë”,…
Me paraqitjen e pandemisë në Dibër dhe rajon mes sferave ku janë regjistruar dëme materiale janë edhe transportuesit e pasagjerëve. Kompanitë e transportit lokal dhe rajonal tanimë afro dy vite ballafaqohen me problemin e uljes rapide të udhëtarëve. Kompanitë që janë të angazhuar në këtë sferë edhe dy vite pas paraqitjes të virusit korona ankohen në numrin e vogël të pasagjerëve dhe disa prej tyre tanimë kanë braktisur linjat që mbanin nga Dibra për në Strugë, Tetovë dhe Shkup. Pronarët e disa kompanive transportuese thonë se mungesa e udhëtarëve shkakton dëme të mëdha materiale. Qysh nga fillimi i virusit korona…

