Shparkase Lizing Shpk Shkup vazhdon të zgjerojë gamën e produkteve dhe shërbimeve duke promovuar paketa të reja inovative për mobilitet të plotë të destinuara për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të lizingut.
“Shparkase Lizing si kompani lider në tregun e lizingut në Maqedoni, duke ndjekur trendet, përveç financimit standard përmes lizingut financiar dhe operativ, i forcon aktivitetet e veta në fushën e mobilitetit dhe ofron shërbime shtesë me vlerë të shtuar për klientët e saj”, tha Marjan Mançev, Drejtor ekzekutiv i Shparkase Lizing Shpk Shkup.
Të gjitha paketat e mobilitetit përfshijnë shërbime të asistencës në rrugë (Maqedoni dhe Evropë), qendër kontakti 24/7 me numër telefoni pa pagesë, aplikacion celular dhe automjet zëvendësues, i cili u siguron përdoruesve lëvizje dhe mobilitet të pandërprerë.
Përdoruesit mund të zgjedhin midis paketave Mobilitet Komfort, Mobilitet Komfort Plus dhe Mobilitet VIP.
Paketat e mobilitetit fillojnë me çmim prej 399 denarë në muaj, pa marrë parasysh markën e zgjedhur të automjeteve të financuara nga Shparkase Lizing Shpk Shkup.
Të gjitha detajet mund të gjenden në ueb faqen Sparkasse lizing – Shparkase Lizing Mobilitet (s-leasing.mk).



