“Do të përfundoni në një zonë të vetme që shumica e qytetarëve të mos përfaqësohen më në parlament”, tha eksperti belg Vanhaute, të cilit nuk i bënë përshtypje kërkesat për uljen e numrit të deputetëve dhe heqja e apanazhës. “Iniciativa për një zonë zgjedhore nuk është e mirë, sepse do të përfundoni me shumicë deputetësh nga Shkupi. Është gjithashtu e rëndësishme që deputetët të përfaqësojnë zonën zgjedhore dhe zonën ku zgjidhen. Do të përfundoni me një zonë të vetme elektorale në mënyrë që shumica e qytetarëve të mos përfaqësohen më në parlament,” tha Vanhoyte për Nezavisen. Atij nuk i bën…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtohet nisma e profesoreshës Tanja Karakamisheva për Marrëveshjen e Prespës. Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se “Kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave” është në rend dite. Sipas Karakamishevës, është shkelur e drejta për të ndaluar diskriminimin në bazë të kombësisë dhe e drejta për lirinë e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit sipas nenit 110 të Kushtetutës, e garantuar me dokumente ndërkombëtare. “Parashtruesja konsideron se shkelja e të drejtave të mësipërme është kryer me nënshkrimin e një akti individual, përkatësisht nënshkrimit të “Marrëveshjes përfundimtare…
Gjashtëdhjetë e tre vjeçari M.R. nga Tetova mbrëmë (02-shkurt), njëzet minuta pas mesnate, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Vidoja Smilevski Bato“ në Tetovë, me taksi veturën e një kompanie nga Tetova, cilën ai ishte duke drejtuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Rreth 60 për qind e të gjitha ankesave që i pranon Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë nga qytetarët që kërkojnë mbrojtje për shkak se dikush ka postuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e tyre personale, video, foto, audio incizime në rrjetet sociale ose në ueb-faqe të tjera të internetit (Facebook, Instagram, YouTube, Twitter, Pornhub, Snapchat, Tinder, Xhamster etj.) pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, gjë që e cenon të drejtën e tyre për privatësi, thotë në intervistë Leonora Kadriji, Sekretarja e Përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDhP), shkruan Meta.mk. Cilat janë pasojat…
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov reagoi ndaj deklaratës së presidentit bullgar, Rumen Radev i cili tha se vizita e tij në Shkup ka qenë e përshpejtuar. “E vërteta është se Bullgaria humbi 30 vjet në ato marrëdhënie. Vizita nuk ishte e përshpejtuar, por shumë e vonuar. Bullgaria duhet të ketë pozitë aktive dhe të jetë konstruktive me qëllime të qarta”, tha Petkov. Ai shtoi se Bullgaria ka humbur shumë gjatë këtyre viteve. “Nuk kisha mundësi ta anuloj vizitën për asnjë ditë”, tha Petkov.
Prokuroria Themelore Publik në gjykatë parashtroi aktakuzë kundër katër personave për veprën penale dhunë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22.06.2021, katër banorët e lagjes Tullana në Gostivar kanë ushtruar dhunë dhe kanë lënduar dy gra. “Kur një nga gratë ka ardhur në oborr te njëri nga të akuzuarit për ta kërkuar bashkëshortin e saj, i akuzuari 45 vjeçar e ka sulmuar, e ka kapur për flokë dhe nga zvarritur në tokë dhe më pas ka goditur me këmbë. Dhunës i janë bashkëngjitur edhe tre të akuzuarit të moshës 20, 31 dhe 22. I pari ka marrë edhe një shkop për…
Sot ka nisur ngjarja më e madhe tradicionale shoping-Garage Sale në Ramstor Mall. Në ditën e parë të Garage Sale, vizitorët kanë pasur mundësi që ta shfrytëzojnë shitjen e vërtetë dhe t`i zgjedhin produktet e dëshirueshme nga asortimenti i gjërë i cili ofrohet nga të gjitha objektet në Ramstor Mall. Vizitorët në Ramstor Mall kanë mundësi që të blenë në shitoret e dëshiruara dhe ta shfrytëzojnë lirimin që arrinë deri në 70 %. Mos e lëshoni edhe ju mundësinë për ta përdorur shitjen e jashtëzakonshme në Ramstor Mall e cila zgjat deri me 8 shkurt. Ju presim në shopingun më…
Kompania “Zegin” ka dhuruar mjete për kabinetin e rinovuar për pulmoalergji pediatrike në suaza të Shtëpisë së Shëndetit Poliklinika Bukuresht-Shtëpia e Shëndetit Shkup me mjetet e nevojshme për punë, mjete për dezinfektim, inhalator për fëmijë, mjete për foshnje, lodra dhe maska për fëmijë. Në promovimin e djeshëm të kabinetit, për rinovimin e të cilës iniciator janë kumbarët e Pashkëve për vitin 2022, Aleksandar Mitevski dhe Dragan Spasov Dac, edhe njëherë u vërtetuar se humaniteti nuk njeh kufinj dhe se gjithmonë ndihmohet atje ku është nevoja. Fal donacioneve kabineti është kompletuar, ndërsa rezultati më i rëndësishëm dhe i fundit është ndjenja…
Në Maqedoninë e Veriut në dhjetor të këtij viti është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve për 3.2 % dhe prodhimit industrial për 4.9 % në krahasim me dhjetorin e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 2.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie për 9.1 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 20.5 %”, sqarojnë nga Enti, duke bërë të ditur që në periudhën janar-dhjetor ka pasur rritje…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trançevska dhe përfaqësuesit e Organizatës së punëdhënësve sot kishin takimin e parë të punës ku temë kryesore ishte kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale. Ministrja Trençevska, siç njoftojnë nga MPPS, njoftoi se përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do të gjenden zgjidhjet të duhura për vërtetimin e pagës minimale. “Dialogu fillon të mërkurën ku do të mbajmë edhe mbledhjen e parë të Këshillit Social dhe Ekonomik. Qëndrimi ynë është se përmes bisedimeve për pagë minimale ku do të marrin pjesë qeveria, punëdhënësit dhe punëtorët, me fakte dhe argumente duhet të arrijmë…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska, ministri për shoqëri informatike dhe administratë Admirim Aliti dhe këshilltari i kryeministrit të Qeverisë, Milan Zhivkoviq sot realizuan një takim pune me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në të cilin temë kryesore ishin kërkesat e sindikatave për rritjen e pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria do të mbetet një partner social konstruktiv, i cili do të nxisë debatin dhe diskutimin…
SPB Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër S.SH. (63) nga f. Ramanli-Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ”keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”. I denocuari, i punësuar si drejtor i Shkollës Fillore” Qirili dhe Metodi” në f. Ramanli, gjatë vitit 2018 nuk ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës të punësuarës S.XH.E., në pajtim me ligjin, marrëveshjen kolektive dhe vendimin paraprak nga PTHP Kumanovë për marrjen e diplomës, e konstatuar me procesverbal nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka mundësuar të kryeje veprimtarinë edukativo-arsimore në shkollë…

