Partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë ashpërsuar retorikën kundër njëra-tjetrës. Kjo vërehet sidomos midis partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë dhe udhëhiqet nga Ali Ahmeti, dhe partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, që drejtohet nga Hristijan Mickoski. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka publikuar më 31 janar një video në Facebook, me akuza ndaj dy partive maqedonase: Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në Qeveri dhe OBRM-PDUKM-së. Sipas BDI-së, këto parti, me fushatën e tyre, synojnë të dëmtojnë BDI-në, për shkak të, siç thuhet, “projekteve të mira që ka bërë për shqiptarët”. “Vite të tëra, me përpjekje të…
Author: Hamdi Kumanova
Bora që ra në Strugë një ditë më parë pengoi zhvillimin e mësimit në disa shkolla. Në fshatin malor Bogojcë dje dhe sot nuk ka mësim kurse në shkollën e fshatit Jabllanicë dhe Llukovë mësimi zhvillohet online, shkruan Alsat. Në shkollën fillore më të madhe “Vëllezërit Milladinov” deri më 4 shkurt mësimi do të shkurtohet për 10 minuta. Struganët ankohen për vështirësi gjatë lëvizjes nëpër qytet. Me përjashtim të disa rrugëve kryesore, ata thonë se një pjesë e zonave të këmbësorëve nuk janë pastruar aspak apo nuk janë pastruar mjaftueshëm. “Jo keq, por shumë keq. Edhe bora e parë edhe…
Qytetarët të mos presin në qershor ose korrik për nxjerrjen e pasaportave, sepse atëherë shumica shkojmë në pushime, bëhet rrëmujë dhe pitja është e gjatë. Në kohë të kontrollojnë nëse u kanë skaduar afatet dhe në kohë të aplikojnë që t’u bëhen gati të rejat. porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Vjet, theksoi Spasovski, për herë të parë në 30 vitet e fundit, nga muaji maj deri në shtator, në muaj janë nxjerrë nga 44.000-46.000 pasaporta që është ngarkesë e madhe dhe i tejkalon të gjitha kapacitetet për punën e MPB-së. Para Komisionit kuvendor për çështje evropiane,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2021 në revista me ndikim, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit, autorët që kanë paguar për publikim të punimeve shkencore në revistat në bazat e Web of Science ose Scopus duhet të kërkojnë mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës jo më vonë se 1 vjet nga dita e publikimit të punimit shkencor. Në konkursin e MASH theksohen dokumentet e nevojshme…
Ilir Ademi nga Gostivari ka publikuar një fotografi të vajzës së tij, Ëmblës, ku ajo shihet e vetme në klasë. Sipas tij, arsye pse ajo gjendet e vetme në klasë është se prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak të vajzës së tij që është me Syndrome Down, shkruan Express. “Sot filloi gjysëmvjetori i dytë për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe moshatarët e vajzës time Ëmblën, vetëm Ëmbla jonë nuk e gëzoi këtë ditë sepse dikush ia ndalë këtë ndjesi, që mos të filloj me moshatarët e vet….derisa të gjithë gëzohen se fëmijët…
Maltretime psiqikologjike dhe emocionale të nxënësve, dënime me qëndrim të nxënësve në dërrasë të zezë gjatë gjithë orës, ofendim dhe përqeshje të nxënësve, injorim të pyetjeve të fëmijëve dhe mungesë të shpjegimit adekuat të materialit mësimorë transmeton KlanM. Për këto dhe sjellje të tilla të ngjajshme ankohen prindërit e nxënësve të klasave të gjashta të shkollës fillore “Ljuben Lape” që prej sot bojkotojnë orën e matematikës. Reagimet adresohen ndaj mësueses së kësaj lënde, Aneta Kostoska, për të cilën prindërit kërkojnë që të shkarkohet nga detyra, pasi në të kundërtën nuk do të lëshojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në…
Profesori Lulzim Paci nga Vushtrria i cili u bë i famshëm për vallëzimin e tij në rrjetin social Tiktok, po merr mbështetje të madhe Në mbështetje të tij kanë dalë edhe disa të burgosur nga Grupi i Kumanovës. Në një video të postuar nga i burgosuri Naser Bajraliu, apo siç njihet me nofkën “Bekë Bajra”, i dënuar në rastin “Kumanova”, ai shihet duke vallëzuar me shokë të dhomës, duke iu bashkuar kështu sfidës “Profa”. Ndryshe, profesori Lulzim Paca, nga bullizmi që iu bë për shkak të videove të postuara në rrjetet sociale duke vallëzuar, mori përkrahje të madhe në…
Aleatët e NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe intensiv të mbrojtjes, i cili zbatohet në fushën e edukimit ushtarak, zhvillimit të kapaciteteve të ushtrisë dhe pjesëmarrjes dhe kontributit të përbashkët në një sërë iniciativash dhe operacionesh, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë, ministrja Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri. Ministrja Petrovska e falënderoi ambasadorin Silvestri për mbështetjen italiane për integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i pjesëtarëve të ushtrive të dy vendeve në misionin e NATO-s në Kosovë.…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot ka pritur në takim ambasadorin shqiptar Fatos Reka. Bashkë kanë kontaktuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik është prioritet i të dy vendeve. Statusi i ministrit Sali: Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik, zbatimi i politikave globale dhe europiane, bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë, si dhe zbatimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm ishin temat e takimit të sotëm me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Sh. T., z. Fatos Reka. Duke diskutuar, ramë dakord për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa segmente të sistemit…
“Deri më vitin 2023, parashohim ulje të tatimit të personal në sektorin TI nga 10 në 0 për qind, që do të jetë një nxitje e fortë për të rinjtë që të fokusohen më shumë drejt këtij sektori ku dita ditës nevojiten më shumë punëtorë “, tha sot Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kryeministri njoftoi se deri në vitin 2023 parashihen një sërë masash stimuluese në sektorin e TIK-ut, përveç uljes së tatimit personal nga 10 përqind aktuale në 0 për qind, përjashtim nga tatimi për rikualifikim, trajnime, trajnime shtesë në kompanitë, përjashtim nga tatimi nga kostoja e licencës për industrinë TI.…
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar dhe mund të keqinterpretohet. “Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare, çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si disa lëshime nga pala bullgare”, tha Radev. Reagimi i presidentit bullgar vjen pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 28 janar priti një grup të maqedonasve të Bullgarisë, që nuk njihen si pakicë nga qeveria në Sofje. Këtë veprim të presidentit Stevo Pendarovski, kreu i shtetit bullgar e vlerësoi si provokim. “Veprimet dhe sjelljet e…
Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në gjyqësi dhe prokurori, vlerëson ministri i ri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. “Nuk do të jetë e lehtë, por mund të premtoj se Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte për mbarëvajtje të mirë dhe të papenguar të punës në të gjitha sferat e gjyqësisë, jo vetëm në gjyqësia dhe prokuroria por edhe noterët, mediatorët, ekzekutuesit dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë”, deklaroi Tupançeski. Ministri theksoi se nuk është e lehtë të jepet dokument nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë…

