Të premten dhe të shtunën në Maqedoni janë dhënë gjithsej 4.684 doza të vaksinës, prej të cilave 1.133 si dozë e parë, 916 si dozë e dytë, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë 13 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, prej të cilëve 784.833 me dy doza, ndërsa 54.170 e kanë marrë edhe dozën e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “56% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”. “Mbulimi me vaksinim me…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 % në raport me vendimin e datës 8.11.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,407 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,852 den/kg. Nga data 16.11.2021,…
Sekretari për marrëdhënie me publikun në partinë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, ka ironizuar me qasjen e ditëve të fundit të zyrtarëve të BDI-së. Ai përmes postimi ua ka bërë me dije se koalicioni LSDM-BDI bashkë me deputetin e “kidnapuar” i kanë 60 deputetë, të pamjaftueshëm për të pasur shumicën parlamentare. Në vijim ja edhe postimi i plotë: Këta që mendojnë se shumica bëhet “t’u pi duhon” a e dinë se Kuvendi me 60 deputetë nuk funksionon? Apo, mos kanë ndonjë zgjidhje “€uroatlantike” të “vetëkidnapimit” të ndonjë deputeti për ta shpëtuar “vëndin” nga rreziqet ruso-kineze?
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35. Jozyrtarisht, ambulanca ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia ka kryer hetimet Më shumë detaje për ngjarjen tragjike priten gjatë ditës së sotme.
Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata duan të numërojnë ligje kualitative, reforma kualitative dhe rezultate, kështu e komentoi sot fillimisht gjendjen në Kuvend, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Shekerinska tha se me dështimin e votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është penguar ndërprerja e procesit të eurointegrimeve, ndërkaq thekson se janë në bisedime për të siguruar shumicë parlamentare. “Qytetarët e pritën këtë me lehtësim, tani presin prej nesh që ta konfirmojmë edhe me sigurimin e shumicës parlamentare, që do të garantojë Kuvend funksional dhe rrjedhje normale të procesit të reformave. Po zhvillohen bisedime, pres që kjo të…
Xhevdet Hajredini ish-ministër për Financa dhe njohës i rrjedhave politike, partive shqiptare të cilat duan të bëhen pjesë e Qeverisë Zaev, ju sugjeron: Ciladoqoftë parti shqiptare, nëse, eventualisht, bisedon me Zaevin për të marrë pjesë në qeveri, duhet të kërkojë, brenda një afati të caktuar (jo më shumë se 3 muaj), që qeveria e re t’i bëjë këto reforma: 1. Të ndryshohet sistemi zgjedhor; 2. Të hiqet ndalesa e publikimit të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga bisedat e përgjuara; 3. Të mos pengohet puna e Komisionit antikorrupsion(s’ka nevojë për kësi zv/kryeministër); 4. Të çarmatosen militantët partiakë, të…
Blloku 2 i “TEC Manasti”r prej orës 2:45 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1. Kështu njoftojnë nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV)”. Ata thonë se po punojnë në riparimin e Bllokut 3. “Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV. Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me…
Drejtoria e TIDZ-së bën të ditur se ndriçimi rrugor në pjesë të zonave industriale në të gjithë vendin është reduktuar, ndërsa tabelat e dritës së jashtme në vetë objektin administrativ janë fikur plotësisht. Kjo lëvizje vjen si një kontribut për tejkalimin e krizës në sektorin e energjisë. Vendimi është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me kompanitë në zona dhe zbatohet në pjesë të caktuara që konsiderohen se ndriçimi nuk është i nevojshëm dhe nuk do të prishë funksionimin e tyre. Kjo masë do të zbatohet gjatë krizës 30-ditore të shpallur nga Qeveria. “Drejtoria e TIDZ-së, si institucion me përgjegjësi shoqërore,…
Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se janë të arsyeshme kufizimet ndaj të pavaksinuarve. Sipas tij, janë të kuptueshme masat kufizuesе që do të rrisin shkallën e vaksinimit, pasi sipas të gjitha dëshmive shkencore, vaksinimi është rruga më e qartë për të dalë nga kriza. Petliçovski shtoi se ende nuk dihet se sa do të zgjasë periudha e mbrojtjes nga doza e tretë, apo i ashtuquajturi “përforcues” kundër koronavirusit. Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë “Masat restriktive japin më shumë rezultate, dhe nënkuptojnë ndalim të vizitave në ambiente të…
Dorëheqja e kryeministrit Zoran zaev është shumë e qartë, është e qartë se opozita në mënyrë selektive i ndjek mediat dhe raportimet. Zaevi edhe në Qeveri edhe në parti dha dorëheqje, por si parti politike në organet e partisë vendosëm të shtyhen deri në stabilizimin e shtetit, deklaroi Sllavjanka Pettrovska, deputete e LSDM-së në konferencën e sotme për shtyp. E pyetur si pret të zhvillohet kriza politike dhe nëse punojnë në rritjen e shumicës parlamentare, Petrovska theksoi se njëri ndër proceset për stabilizimin e shtetit dhe rritjes së shumicës së re ka qenë dita kur opozita ka dashur të votojë…
Sot në Dibër të Maqedonisë së Veriut po mbahet raundi dytë i zgjedhjeve për kryetar komune. Në 27 qendra votimi me të drejtë vote janë gjithsej 19211 votues. Nga të dhënat e arritura nga 99,92 % e vendvotimeve, deri në ora 15 pjesëmarrja e votuesve është 28,97 %. Deri në ora 15 janë deponuar gjithsej 8 kundër shtesa për mbrojtjen e të drejtës personale të votës. Të gjithë kundër shtesat janë të pranuara.
Në redaksinë e TV21 qytetarët kanë dërguar video ku shihet se si digjet një pjesë e malit në afërsi të fshatit Brezë. Qytetarët ankohen se autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë për shuarjen e zjarrit, ndërkaq thonë se në këtë pjesë të vendit për dy ditë ka pasur zjarr. Ende nuk dihen shkaqet, gjegjësisht nëse zjarri është shkaktuar me qëllim. https://youtu.be/v7KOpE5h_5M

