Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme (13.11.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjetet e tyre tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 431 shoferë, prej tyre 73 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse 13 me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli poashtu është konstatuar se 196 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vende të banimit, kurse 235 shoferë jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë…

Lexo më Shumë

Presidenti bullgar dhe kandidati për mandatin e dytë në zgjedhjet e sotme tha se çelësi për fillimin e negociatave është “respektimi i të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, çrrënjosja e gjuhës së urrejtjes, ndërprerja e përpjekjeve për të shkatërruar sistematikisht trashëgiminë kulturore dhe historike të Bullgarisë”, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk. Radev tha se fillimi i negociatave nuk do të varet nga qeveria e re e ardhshme dhe parlamenti i ri, por nga vetë Maqedonia e Veriut, e cila duhet të marrë masat e duhura. “Jam i bindur se vetëm me një dialog të hapur mes Sofjes dhe Shkupit do…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më sot janë regjistruar 8.600 raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së djeshme ishin regjistruar 528 raste të reja nga 4323 teste të kryera. Numri më i madh i rasteve aktive janë në Shkup me 3859, Manastir 650, Prilep 435, Kavadar 377, Veles 368, Kumanovë 367, Shtip 273, Ohër 228, Tetovë 211, etj. Dibra është me vetëm 3 raste aktive. Një parcelë toke në Dellçevë e dhuruar si dhuratë dhe e paguar me një vlerë prej 20 mijë eurove më pas i është shitur EVN-së…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për marrëdhënie pune do të ofrojë zgjidhje moderne që janë në interes të punëtorëve, shkruan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. “Ky ligj saktësisht do t’i rregullojë marrëveshjet për një kohë të caktuar, kohëzgjatja e së cilës në mënyrë drastike do të ndryshohet, puna sezonale tërësisht do të përgjigjet edhe në nevojat e punëdhënësve, gjegjësisht do t’u garantojë fuqi pune të sigurt edhe për sezonin e ardhshëm dhe pushim të lehonisë konceptin e së cilës e ndryshojmë dhe vendosim pushim prindëror edhe për baballarët”, publikoi Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk. Ajo shtoi se…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi bind se po ndërmerren hapa adekuat për zbutje të pasojave nga kriza energjetike. Nga buxheti për vitin 2021 tashmë jan transferuar katër miliar denarë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) për sigurimin e sasisë plotësuese të energjisë elektrike, duke e përfshirë edhe balancimin e energjisë. “Në drejtim të zbutjes së pasojave nga kjo krizë energjetike e cila është me përmasa më të mëdha dhe nuk e përfshin vetëm Maqedoninë e Veriut, po ndërmerren masa adekuate. Tashmë është shpallur gjendje krize në furnizimin me energji elektrike duke e përfshirë edhe energjinë e balancuar dhe rezervat…

Lexo më Shumë

Nga nesër, për të hyrë në çdo lloj objekti të hapur ose të mbyllur, do t’ju duhet një certifikatë ose vërtetim për imunizimin (vaksinimin) ndaj COVID-19, pra të keni marrë dy doza vaksine, ose konfirmim se keni kaluar COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit. Ky vendim është marrë në seancën e qeverisë të mbajtur më 26 tetor. “Lejohet hyrja e çdo lloj objekti të tipit të hapur dhe të mbyllur, objekte hoteliere (kafe, restorante, bare, klube nate-disko), në objektin hotelierik/njësi hoteliere në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, bujtinë, konvikt dhe objekte të tjera…

Lexo më Shumë

Në periudhën kur as pushteti e as opozita nuk kanë shumicë parlamentare, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me propozim-buxhetin për vitin 2022. Ende nuk dihet se a do të ketë shumicë të mjaftueshme me 61 deputetë për t’u votuar buxheti. Nga LSDM u shprehen të sigurt se VMRO-DPMNE do të mundohet ta bllokojë.  “Pritshmëritë e mija janë që opozita si gjithmonë do të tentojë të bëj obstruksione, do të mundohet ta bllokojë dhe ta imponojë si politikbërje dhe ta ngadalësoje zhvillimin e shtetit”, tha Darko Kaevski nga LSDM. VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar amendamente mbi propozim-buxhetin, por pa përcaktuar se…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.323 teste, ndërsa janë regjistruar 528 raste të reja me coronavirus. Në Shkup – 200, Manastir – 53, Prilep – 42, Kavadar – 34, Veles – 24, Koçan – 22, Shtip – 19, Kumanovë – 18, Ohër – 13, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 10, Kriva Pallankë dhe Probishtip nga 9, Kratovë dhe Demir Hisar nga 7, Tetova, Resnja dhe Vallandova nga 6, Gostivari dhe Negotina nga 4, Kërçova, Sveti Nikolla, Berova dhe Dellçeva nga 3, Struga, Radovishi, Vinica, Bogdanci dhe Demir Kapia nga 2, Makedonska Kamenica, Dojrani…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji” ka hedhur poshtë çdo lidhje me Rusinë, shkruan TV21. Mickoski thotë se deklarata të tilla janë të fabrikuara nga opozita, për të arsyetuar dështimet e tyre. “Vecernji”: Në qarqet evropiane jeni akuzuar gjithmonë se jeni parti nën ndikimin e Rusisë, sa e vërtetë është e gjithë kjo? “Unë e shoh këtë si një shaka. VMRO-DPMNE në substratin dhe gjenezën e saj historike është parti properëndimore. Dhe organizata historike VMRO gjatë krijimin të saj në vitin 1893 ka si bazë themelore krijimin e një Republike të lirë, në…

Lexo më Shumë

Problemi me migrantët nënkupton kërkimin e vazhdueshëm të metodave dhe zgjidhjeve për sfidat që paraqet kjo krizë, thekon minsitri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Gjatë konfernecës të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Policisë me temë “Kriza e migrantëve”, Spasovski thotë se vendete rajonit duhet të kenë vendosmëri të fortë për të menaxhuar këto flukse migracioni me aktivitete të përbashkëta. “Vetëm me forca të përbsashkëta mund të përballemi me sfidat serioze të migrcionit. Prandaj, besoj thellësisht se Asociacioni Ndërkombëtare i Policisë, nëpërmjet besueshmërisë dhe rrjetit të saj tashmë të krijuar, mund të kontribuojë në zgjerimin e një bashkëpunimi të tillë dhe gjetjen…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka parashtruar padi kundër 28-vjeçarit M.M. nga Shkupi me dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje, përcjell TV21. Ai dyshohet së në periudhën prej 05.11 deri 11.112021, ka kryer vrasjen e gjyshes së tij V.B. (75) në banesën në rrugën “Nikolla Malleshevski”. Gjykatësi i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e paraburgimit për personin në fjalë.

Lexo më Shumë

Me rastin e 13 nëntorit, Ditën e Çlirimit të Shkupit, dy liderët e partive maqedonase rikujtuan rëndësinë e kësaj dite, ndërsa folën edhe për të tashmen dhe të ardhmen e kryeqytetit. Kryeministri, Zoran Zaev përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se sot kujtojmë heriozmoin e ayre që luftuan për Shkupin. “Dita kur para 77 viteve luftëtarët e Divizionit çlirimtar popullor të 42-të dhe 50-të dhe Brigada e Maqedonisë, si dhe nga njësit tjera partizane, u bënë pjesë e operacioneve përfundimtare për çlirim të okupimit fashist dhe për realizmin e ëndrrës për shtetin e tyre të pavarur, me Shkupin…

Lexo më Shumë