Author: Hamdi Kumanova

Qytetarët çdo ditë përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke filluar nga derivatet, produkteve ushqimore, periumeve dhe frutave. Në qoftë se vazhdon ky trend qytetarët me të ardhura minimale vështirë se do ta përballojnë muajin. Paga mesatare mbetet e njejtë ndërsa shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe arrin 34.000 denarë në muaj. “Çmimet janë të larta sikur të jetonim në Europë. Nuk e di si të jetojmë me këto rroga. Rrogat janë shumë të ulëta 200-300 euro. Çfarë të bëjmë me këto para me 5 anëtarë në familje” “Me pension prej 25 mijë denarëve nuk mund…

Lexo më Shumë

Në Tetovë është ulur ndjeshëm interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Vetëm 30% e popullsisë në këtë qytetet është imunizuar. Si pasojë, në gjithë territorin e komunës së Tetovës për momentin ekziston vetëm një pikë vaksinimi.  “Kohën e fundit, interesimi është shumë vogël. Brenda ditës vaksinojmë diku rreth 150 pacientë ku kryesisht është doza e parë dhe doza e tretë. Në fillim radhët ishin shumë të gjata sidomos nga mosha rinore kur hynë në fuqi masat, sidomos për lëvizjen nëpër restorante dhe kafene, atëherë ishte rinia pak më e interesuar, kurse tani për momentin më tepër…

Lexo më Shumë

Adnan Ismaili botuesi i i LOGOS i cili njihet si mbështetës i çështjes çame është parë sot në Tiranë në shoqërinë e kryetarit të PDIU deputeti Shpëtim Idrizi. Nga fotoja e siguruar nga Portali ynë nga ky takim i zhvilluar në një restorant të njohur në Tiranë, shihet teksa bisedojnë Idrizi dhe Ismaili. Nuk dihet se çfarë bisedohet, por ajo që dihet është se dy personalitetet kanë raport të ngushta me njeri-tjetrin.

Lexo më Shumë

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot theksoi se paralelisht me sfidat me të cilat ballafaqohen mërgimtarët, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në atë humanitare, ka sfida në vendet nëpër të cilat kalojnë dhe në atë drejtim janë edhe aktivitetet e policisë drejtuar dhe në fushën e parandalimit dhe paralajmërimit të hershëm, por edhe në dhënien e përgjigjes fillestare në drejtim të përballjes me problemin e migrantëve. “Këtë vit janë parandaluar 15.895 tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit, përkatësisht janë regjistruar gati 10 mijë tentime më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit…

Lexo më Shumë

Sindikata e Policisë së Maqedonisë si sindikata e vetme përfaqësuese në MPB, AZ, ASN dhe DPF pas ngjarjeve të fundit me sulme të shpeshta ndaj policëve, konsiderojmë se procesi i forcimit të mbrojtjes juridiko-penale dhe kundërvajtësve të zyrtarëve të autorizuar, me theks të veçantë në veprat penale dhe kundërvajtjet e kryera ndaj punonjësve të policisë është më se e nevojshme. Në fillim duam të themi se jemi plotësisht të vetëdijshëm, pa mëdyshje dhe të vendosur për qëndrimin se mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e rendit kushtetues, janë prioritetet kryesore të të gjithë anëtarëve…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e LSDM-së Daniella Nikollova sot në një konferencë për media tha se ka shumicë parlamentare për ta rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe për të miratuar ligje që do ta bëjnë të dielën ditë jopune. “Në të njëjtën periudhë e kemi rritur pagën minimale nga 9.000 denarë në 15.400 denarë. Do ta rrisim në 18.000 denarë. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja është zotuar dhe do të sigurojë miratimin e amendamenteve të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat parashihet që 92 për qind e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe 8 për qind…

Lexo më Shumë

Njerëzit kërkojnë alternativa. Janë të frikësuar për shkak të informacioneve rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe masave për shkak të krizës energjetike. Po blihen drunjtë në sasi të mëdha, është regjistruar edhe rritje e kërkesës për pajisje me gaz, por nga ana tjetër, MEPSO-ja po blen bileta avioni, akuzon Goran Nikollov, anëtar i Komisionit për Energjetikë nga VMRO DPMNE, përcjell Nistori. “Në gjithë këtë kaos rreth krizës energjetike në të cilën LSDM-ja e futi Maqedoninë, menaxhmenti i MEPSO-s në gusht ka vendosur të udhëtojë dhe ka nënshkruar marrëveshje për blerje të biletave avioni për destinacione të largëta dhe…

Lexo më Shumë

Jeta e ish kryeministrit autoritar në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Gruevski në tre vitet e fundit dukej kështu: i arratisur nga drejtësia në vendlindjen e tij dhe kërkues i azilit politik në Hungari, i mbrojtur nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Megjithatë, me Peter Marki-Zaj, si lider i opozitës së bashkuar në Hungari, i cili konsiderohet se ka shans më të mirë ta mposht kryeministrin aktual shumëvjeçar hungarez në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të mbahen në prill të vitit 2022, klima politike në vend mund të bëhet e pavolitshme për Gruevskin, citohet në analizën e publikuar në platformën gazetareske “Reporting…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje për TV21 thonë se mëngjesin e sotëm është kthyer Twitter profili i ministrit Bujar Osmani, shkruan TV21. Nga MPJ thonë se profili nuk ka pësuar “keqpërdorim serioz”. Në lidhje me: Profili i Bujar Osmanit në Twitter është sulmuar nga hakerët! “Në mëngjes është kthyer profili. Përveç fshirjes së disa twittave, në shikim të parë nuk vërehet ndonjë keqpërdorim më serioz”, thonë për TV21 nga MPJ. Ndryshse, pak para mesnate, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se i është hakuar profili i tij në…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave dhe zyrtar i lartë partiak në LSDM, Nikolla Popovski, ka deklaruar se nuk është i bindur në deklaratën e kryeministrit holandez Mark Rutte të dhënë gjatë vizitës së tij në Maqedoni, se BE-ja po i bën presion Bullgarisë dhe nuk e lë atë të bëjë atë që e ka dëshiron. “Ky zotëri thjesht nuk e thotë të vërtetën, pra nuk na do të gjithëve. Bullgaria de fakto është lënë të bëjë çfarë të dojë. Në fakt, vendi i tij ka bërë shpesh të njëjtën gjë në të kaluarën dhe është e mundur që të bëhet sërish. Kujtoni…

Lexo më Shumë

Në VETËVENDOSJE mbështesin koalicionin ASH-AAA, jo përçarjes! Lëvizja Vetëvendosje po ndjek zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Zyrtar të kësaj partie thonë se për shkak të pozicionimit të tyre qeveritar dhe si udhëheqës të institucioneve shtetëtore të Kosovës nuk duan të dalin me prononcime publike, për shkak se i bie ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti. Një zyrtari i saj në kushte anonimiteti theksoi për të pavarurën MekuliPress se, bashkëpunimi i tyre në rrafshin politik ka qenë dhe mbetet me partitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, por edhe Lëvizjen BESA, pasi që në vazhdimësi kanë pasur takime dhe komunikime…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës Zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike. Ndërkohë që aplikimet e reja për pasaporta janë duke u proceduar. Ambasadori, Qenan Ramadani dhe pjesëtarë të diasporës konfirmojnë se procedura e shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë. “Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit…

Lexo më Shumë