Gjatë mbrëmjes së kaluar policët e të gjithë sektorëve në kuadër të Byrosë për Siguri Publike në koordinim me inspektorët e Inspektratit Shtetëror të Tregut kanë zbatuar kontrollë në lokale në gjithë territorin e vendit nga ku janë kontrolluar gjithsej 347 lokale. Gjatë kontrollës është konstatuar prania e 56 të miturve, ndërsa në SPB Veles është vërtetuar vepra penale “shitje të alkoolit për personat e mitur”. Në SPB SHkup janë zbuluar disa vepra penale siç janë ato për drogë dhe janë arrestuar tre persona. Gjatë kontrollit janë zbuluar kokainë dhe marihuanë. Në një objekt në Qendër të Shkupit është vërtetuar…
Author: Hamdi Kumanova
Ende vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit të një nate më parë që dogji 4 shtëpi në një lagje të Tetovës, shkruan Alsat. Objekti ku ka shpërthyer zjarri ishte strehë për dy familje, pronarin e shtëpisë dhe një familje 7 anëtarësh që aty ishte me qira. Kryefamiljari thotë se nuk ka qenë në shtëpi kur zjarri ka shpërthyer, duke shtuar se kur ka mbërritur ishte shkrumbuar pothuajse gjithçka. Edhe pse dëmet materiale janë të mëdha, fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Nga zjarri i mbrëmshëm pronari i shtëpisë ka pësuar djegie të shkallës së parë dhe pas trajtimit është lëshuar nga…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu shqetësim për veprimet e fundit të funksionarëve që deklarojnë qëndrimet negative në opinion e që janë në kundërshtim me klimën pozitive të krijuar nga përpjekjet aktive të dy qeverive. “Disa ditë pas takimit të suksesshëm të përbashkët të dy vendeve, sërish jemi dëshmitarë të rritjes së tensioneve në opinion që nxiten nga veprime konkrete të presidentit të Maqedonisë së Veriut i cili tenton që t’i riaktualizojë temat që janë në kundërshtim m e Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017”, thonë nga MPJ e BUllgarisë. Sipas tyre, veprime të…
Në aksin e rrugës Bervenicë – Radiovcë është përmbysur një veturë e tipit Volkswagen Vento shkruan TOP24. Vetura është vetaksindentuar dhe është përmbysur ndërsa në veturë ka qenë drejtuesi i mjetit i cili ka marë lëndime trupore. Shkaqet e aksindentit ende nuk dihen. TOP24
Bashkia e Shkupit njofton se pr herë të parë pas disa dekadash në Shkup po realizohet aksion për pastrimin e deponive të paligjshme ku digjeshin mbeturina të rrezikshme, që është burim i ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësore, dhe e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. “Për gati dy muaj, me aktivitet të përbashkët të Bashkisë së Shkupit dhe një pjese të komunave të Shkupit, janë pastruar mbi 120 deponi, të hartuara gjatë fushatës parazgjedhore. Janë përforcuar kontrollet e inspektoratit dhe për herë të parë janë shqiptuar gjoba të mëdha ndaj ndotësve të mjedisit jetësor dhe…
Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë vështirësuar edhe më shumë jetën e banorëve pa kulm mbi kokë e madje edhe të atyre me gjendje të vështirë ekonomike, shkruan Alsat. Disa prej tyre u detyruan të strehohen në punktin për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Momin Potok ku u furnizuan me ushqim dhe veshje të trasha dimri ndërsa shumë të tjerë erdhën këtu vetëm përkohësisht. “Kot që e kam shtëpinë, jetoj në kushte katastrofale, kam dy fëmijë të vegjël. Të gjithë e dinë për kushtet, edhe kryetari i komunës. Kot që kemi rrymë kur nuk kemi…
Filloi procedura për ndryshimin e Ligjit për Përmbarim, përmes së cilës parashihet lehtësimi i punës së përmbaruesve. Ndryshimet e planifikuara tashmë janë vendosur në ENER (Regjistrin e vetëm nacional elektronik për rregullore në Maqedoninë e Veriut). Siç njoftohet, ndryshimet kyçe pritet të bëhen në pjesën ku është hasur në probleme gjatë përmbarimit të pasurive të paluajtshme. Ligji parasheh që të ketë shpallje publike elektronik për shitjen e gjërave të sekuestruara. Nga ana tjetër, do të ketë ndryshime në dispozitat ligjore për dorëzimin e vendimeve për përmbarim, por nuk specifikohet saktësisht se çfarë ndryshime do të ketë. “U krijuan probleme në…
Maqedonia e Veriut nuk dëshiron të lidhet për afate se kur pakica bullgare do të futet në Kushtetutë, por zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se qëndrimi i Shkupit është se ajo duhet bërë para anëtarësimit në BE, shkruan Alsat. Sipas tij, hapja e kushtetutës do të mundësonte edhe përfshirjen e pakicave kroate dhe malazeze në preambulë. “Nuk e kemi problem t’i përfshimë në Kushtetutën tonë edhe bashkësitë tjera të cilat për momentin nuk janë si ato kroate, malazeze dhe bullgare. Ka vullnet të qartë politik për të. Qëndrimi jonë është se ajo duhet bërë para anëtarësimit tonë në…
Vetëm tre ditë pasi u regjistruan 2332 infeksione të reja me Covid-19, ministri i ri i Shëndetësisë Bekim Sali thotë se pandemia në vendin tonë po zbehet pasi shifrat janë në rënie këto dy ditët e fundit. Ai dje pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës Pfizer tha se nuk ka pasur nevojë që gjysmë vjetori i dytë të fillojë me mësime online, transmeton Portalb.mk. “Sipas të dhënave që marrim çdo ditë nga pandemia në vendin tonë, flas që vendi ynë tregon shenja qetësimi. Çdo ditë kemi zbutje, pra ulje të numrit të të infektuarve dhe të pacientëve të…
Ligji i gjuhëve nuk zbatohet madje as tek disa ministri me të cilat drejtojnë ministra shqiptarë. Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka konstatuar mosrespektim të këtij edhe tre vjet pas hyrjes në fuqi. Nga 19 inspektime të realizuara, janë regjistruar së paku 13 raste kur Institucionet nuk e zbatojnë ligjin për gjuhët. “Aktvendimet që janë miratuar me vërejtje janë: Ministria e Arsimit dhe shkencës, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale, Ministria e Vetëqeverisje Lokale, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe Ujësjellës dhe Kanalizime-Shkup. Kemi pasur një ankesë në Kumanovë dhe një në…
VMRO-DPMNE ka publikuar dokumente dhe fatura të restoranteve ku kishte paguar ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Por gjitha këto fatura ishin shlyer nga buxheti zyrtar i Qytetit të Shkupit. “Në një lokal janë shpenzuar mbi 90 mijë denarë, ku kanë pirë uiski të shtrenjtë dhe biftekë. Kanë pirë uiski 12-vjeçar. Kanë pirë Johnny Walker, Jamieson, Chivas Rigal”, shkruajnë portalet duke thënë se këto të dhëna janë siguruar nga VMRO-DPMNE. Ata po ashtu theksojnë se Shilegov ka shpenzuar për gatime të veçanta nga kuzhina. “LSDM është nervoz sepse stafi i tyre nuk mund të gostitej më me paratë e…
Profesoresha Mirjana Jançevska u shpreh se bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut pa u pranuar edhe pakica maqedonase në Bullgari. “Pakica maqedonase duhet të pranohet me të gjitha të drejtat që i përkasin një pakice sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Çdo veprim tjetër është turp dhe nënçmim për shtetin”, tha Najçevska. Ajo po ashtu parashtroi pyetje se sa bullgarë ka në Maqedoninë e Veriut. “Nuk e dimë se sa bullgarë ka në Maqedoni. Të shohim se sa persona janë deklaruar si bullgarë në regjistrimin e fundit”, thotë Najçevska

