Author: Hamdi Kumanova

Sot, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare”, kanë arrestuar E.D.(28) nga Shkupi, pasi për të njëjtin ishte shpallur fletarrest nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i njëjti kërkohej nga organet e rendit për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 236 të Kodit Penal, transmeton TV21. Personi është dorëzuar në burg.

Lexo më Shumë

Për më 10 shkurt 2022 është caktuar seanca plenare e 62-të me radhë ku në rend dite është edhe Ligji për ndryshimin e ligjit për Qeveri. Ndryshimet e këtij ligji kanë të bëjnë me shfuqizimin e Qeverisë teknike e cila doli nga Marrëveshja e Përzhinës e që kërkohet nga opozitarja VMRO-DPMNE. Kujtojmë se në seancë plenare të fundit deputetët opozitarë kritikuan kryeparlamentarin Talat Xhaferi se pse nuk e kishte futur në rend dite edhe këtë Ligj, ai tha se ende përkthehet nga shërbimet, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski kritikoi qeverinë se qasja e tyre është provizore dhe me një dozë të vogël të thelbit. Ai shtoi se nuk mund t’i besonin një qeverie që nuk donte të ndante me ta një non-paper që u dërgua në 2017 në Sofje. “Sikur ne kemi besim si deputetë që u zgjodhën nga populli, deputetët zgjodhën qeverinë dhe qeveria nuk dëshiron të ndajë me ne një non-paper që është dërguar në Sofje në dhjetor. Si të ndërtojmë ato qëndrime në të cilat ju keni shkruar mendimin tuaj, një ekspert e ka plotësuar atë mendim dhe ju nuk…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.908 raste të reja me koronavirus nga realizimi i 5.834 testimeve. Janë shëruar 1.129 pacientë ndërkaq jetën e kanë humbur 22 të persona. Nga rastet e reja, 254 janë riinfektime, transmeton TV21. Sipas Regjistrit për persona të vdekur nga Kovid-19, janë denoncuar 4 viktima të moshës prej 56 deri 79 vjeç të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 04.01.2022 deri 26.01.2022. Raste aktive në vend janë 17.182.

Lexo më Shumë

Sot në fshtin Opajë të Kumanovës, iu dha lamtumira e fundit ish ushtarit të UÇK-së, Rexhail Qerimi, i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Për vdekjen e Rexhailit në burgun e Idrizovës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. “Natën të vrasin, të nesërmen të vijnë në varrim dhe derdhin lotë krokodili!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Nëse biznesmeni Orce Kamçev është i prekur nga Covid 19 apo jo? Kjo ishte dilema kryesore rreth të cilët u përplasën në Gjykatën Penale të Shkupit avokatët e Kamçevit dhe prokurorja Lile Stefanova. Përkundër pretendimeve të avokatëve se Kamçev ka Covid-19, ai erdhi në gjykatë për t’u gjykuar për pastrim parash në rastin “Parcelat në Vodno”. Kamçevi u ul në anën e kundërt nga të pranishmit dhe ishte vetëm. Avokati Goce Ristevski ka sqaruar se ka pasur kontakt me person të sëmurë, kështu që ka shfaqur simptoma të virusit. “Sipas vendimit të Qeverisë, është paraparë izolim i detyrueshëm, dhe këto…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19. Sali theksoi se qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm. “Dy ditët e fundit vërejmë rënie të numrit të të infektuarve të rinj, gjithçka është nën kontroll. Nuk ka nevojë për masa shtesë tek ne. Megjithatë secili vendim është javorë, më duhet ta theksoj, deri në mbledhjen tjetër të Komisionit për Sëmundje Infektive nuk do të ketë nevojë për masa të reja, megjithatë shpresoj edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm, edhe vaksinimi të rritet, përqindja, që të mos ketë nevojë…

Lexo më Shumë

Çmimet e ngrira të ushqimeve bazë do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në fund të shkurtit. Këtë e ka konfirmuar për Alsat ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili tha se vendimi tashmë është marrë dhe do t’i propozohet Qeverisë për shqyrtim. Çmimet e ngrira do të vlejnë për të njëjtat produkte që në dhjetor vendosi Qeveria që të mbeten të pandryshuara, shkruan Alsat. “Sot sektori i tregtisë në Ministrinë e Ekonomisë ka marrë vendim ku ne do t’i propozojmë Qeverisë që vendimi i mëparshëm për ngrirjen e çmimeve të vazhdojë deri në fund të shkurtit, që do…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësues të OMO “Ilinden” dhe përfaqësues të disa shoqatave të tjera të qytetarëve nga Republika e Bullgarisë. Përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan presidentin Pendarovski për punën dhe aktivitetet e tyre në fushën e të drejtave të njeriut, promovimit të tolerancës dhe ndërtimit të shoqërisë civile. Lidhur me dialogun me Bullgarinë, presidenti Pendarovski vlerësoi se po fillon një fazë e re dhe të dyja palët shprehin vullnetin e tyre për përparimin e procesit. Presidenti beson se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dyja vendet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, në konferencën e sotme tha se për vdekjen e Rexhail Qerimit i burgosur për rastin “Alfa”, duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e montuan këtë rast dhe të thirret seancë urgjente. “Gjykatësit e prokuroria duhet të mbajnë përgjegjësi bashkë me ata që montuan këtë rast, urgjentisht të thirret seanca dhe më në bazë të ekspertizës së pavarur të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”, si dhe të dëmshpërblehet familja Qerimi, edhe pse nuk ka çmim që u’a kompenson humbjen dhe dhimbjen. Ky rast dëshmoi edhe njëherë nevojën për atë që ne si Aleancë…

Lexo më Shumë

Transplanti i parë i ligamenteve është bërë pëmes një donatori të vdekur. Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC Shkup, dje për herë të parë është bërë transplanti i ligamenteve nga një donator i vdekur. Një pacient 34-vjeçar, me një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë, mori një transplant të indeve të buta të implantuar nga një donator i vdekur. Operacioni ka zgjatur disa orë në Klinikën e Ortopedisë. Operacioni është kryer nga kirurgu ortoped Dr. Alan Andonovski së bashku me ekipin e tij nga klinika. Bëhet fjalë për një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar anterior në…

Lexo më Shumë

Sot në vendlindje e tij është varosur njëri nga të akuzuarit padrejtësisht Rexhail Qerimi i cili tragjikisht humbu jetën në burg duke pritur një ditë të del e vërteta. Në varimin e Qerimit ishin mijëra qytetarë të cilët kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit Rexhail Qerimit, ish ushtarit të UÇK-së.

Lexo më Shumë