Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov për “Utrinski Brifing” sërish kritikon masën me hapjen e dritareve nëpër shkolla gjatë orëve të mësimit në temperatura nën zero. “Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për situata të tilla, pavarësisht nëse është pandemi, ekziston Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet e punës. Në temperatura të tilla minus është absolutisht e papranueshme, është çnjerëzore dhe kundër ligjit të punosh në temperaturë nën 18 gradë. Mësuesit duhet të dinë ligjet e tyre për të mbrojtur veten, por edhe nxënësit e tyre. Për këtë arsye mësimdhënësit janë…

Lexo më Shumë

Disa minuta pas mesnate, në rrethana të mistershme, ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”, me burg të përjetshëm. Pas kësaj ishin njoftuar familjarët e të ndjerit, të cilët e kanë kërkuar trupin e pajetë të Qerimit dhe nuk kanë lejuar që atij ti bëhet autopsi. Po ashtu, ata thonë se gjatë periudhës së vuajtjes së denimit, personi në fjalë nuk ka pasur sëmundje kronike dhe çdoherë kur ka kërkuar ndihmë mjekësore, ajo i është ofruar edhe nga mjeku i institucionit edhe nga specialistët e spitalit shtetëror. Nga Prokuroria Publike theksojnë se në trupin e të ndjerit…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski është vetëm një javë kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe nga ato tetë ditë ka kaluar katër në Qeverinë bullgare, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu referuar deputetëve bullgarë. Ai shtoi se një numër i madh ministrash nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Sofje dhe do të bëjnë përparim në një sërë fushash, shkruan Alsat. “Ne nuk e injorojmë në asnjë mënyrë qëndrimin bullgar. Biseduam edhe për temat që janë të rëndësishme për ne sipas qëndrimit Kornizë”, u përgjigj Petkov në pyetjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva. Petkov theksoi se kryeministri Kovaçevski tha…

Lexo më Shumë

Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, Klinika për sëmundje të lëkurës, ajo e neurologjisë dhe një repart shtesë i Spitalit të përgjithshëm “8 shtatori” do të rihapen si qendra për kovid. Një gjë e tillë është propozuar në mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse i cili ka propozuar që edhe disa institucione të tjera shëndetësore të përgatiten për ndonjë valë eventuale të të shtruarve në Spitale, pasi numri i infektimeve gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm. “ MSH i angazhoi Klinikat universitare, Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloze, Institutin e fëmijëve në Kozle dhe Spitalin…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.119 teste janë regjistruar 2.019 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 968 janë në Shkup, Manastir 150, Kavadar 104, Kumanovë 75, Tetovë 71, Prilep 64, Veles 62, Strumicë 61, Gjevgjeli 48, Koçani 45, Ohër 41, Shtip 38, Gostivar dhe Resnjë 33, Negotinë 31, Radovish 27, Strugë 26, Kërçovë 24, Sveti Nikole dhe Dellçevë 18, Vallandovë 13, Berovë 12, Vinicë dhe Bogdanci 10, Kriva Pallanka 9, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod 5, Probishtip, Pehçevë dhe dojran 2 dhe nga 1 në Dibër, Makedonska Kameica dhe Demir…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoni vendosi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit. Pas mbledhjes së sotme në të cilën është shqyrtuar situata epidemiologjike në vend, Komisioni rekomandon fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2021-2022, mësimi të jetë fizikisht prezent për të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me respektim të vazhdueshëm të masave parandaluese. dhe protokollet. Ndryshe fillimi i pjesës së dytë është shtyrë. Nxënësit kthehen në shkollë nga 1 shkurti.

Lexo më Shumë

Situata me shkëmbin e rrezikshëm në Matkë në afat të gjatë është e paqëndrueshme konstatojnë sot nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), në takimin e parë të punës, i cili u caktua dhe u mbajt nën udhëheqjen e drejtorit Stojance Angellov, me përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe shkencëtarë nga shteti dhe një pjesë e subjekteve të Sistemit të Menaxhimit të Krizave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takim u shqyrtua gjendja me shkëmbin e rrezikshëm dhe ekspertët konstatuan se ai ka stabilitet kufitar dhe se është e nevojshme të ndërmerren masa dhe aktivitete për parandalimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga shkëmbi.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSh), Ejup Rustemi, bënë inspektim të ndërtimit të rrugës ekspres Rankovc – Kriva Pallankë, me gjatësi të përgjithshme prej 24,5 kilometrash dhe vlerë të përgjithshme prej 62,5 milionë eurosh, pasi me homologun bullgar Kirill Petkov, gjatë takimeve të fundit në Shkup dhe Sofje u zotuan për t’i intensifikuar punimet për realizim sa më të shpejtë. “Me homologun Petkov shumë kohë i kemi kushtuar bisedës për rëndësinë e Korridorit 8 dhe veçanërisht për infrastrukturën rrugore, e cila në masë…

Lexo më Shumë

Ligji për qeverinë me të cilin propozohet shfuqizimi i qeverisë teknike nuk u vendos në rend dite në seancën plenare të Kuvendit. Sipas sqarimit të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, propozimi i opozitës është duke u përkthyer nga shërbimet. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vonesa në përkthim është e qëllimshme që ligji të mos shqyrtohet në seancën e sotme. Sipas partisë opozitare, propozimi synon para se gjithash kthimin e afateve më të shkurtra për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. “Vlerësojmë se me këto dispozita, nga ajo që rezultoi nga negociatat e përbashkëta në takimin e liderëve mes kreut të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së…

Lexo më Shumë

Kundër propozimit për heqjen e Qeverisë së Përzhinës është edhe partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, Qeveria teknike nuk e ka arritur qëllimin e saj për të cilin u soll, prandaj, siç shtojnë, duhet të mbesë. “Ne mendojmë se ministri teknik i Punëve të Brendshme, rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, gjënë e parë që duhet të bëj është krijimi i i një taskforce të policisë, e cila do të përndjek të gjithë zyrtarët shtetërorë që keqpërdorin pozicionet zyrtare, me qëllim dhe për nevojat e tyre elektorale. Debati për heqjen ose jo të qeverisë teknike, me fjalë të tjera, shpalljen…

Lexo më Shumë

Autobusi i Besa Transit mund të ketë marrë flakë gjatë frenimit. Kështu thotë për Alsat profesori universitar, Stoimko Zlatkovski, nga Fakulteti Teknik i Manastirit, shkruan Alsat. Sipas tij, gjatë frenimit në tatëpjetë, siç ka ndodhur me autobusin, ka mundësi që të ketë lëshuar shkëndija në vetë rrotën. “Gjatë frenimit me këmbë ndodh nxehje e rregullt, fërkim mes frenave dhe pllakave e diskut pas çka paraqitet temperaturë… Kjo temperaturë transferohet në pjesën ku gjendet goma, goma e brendshme ose e jashtme. Dhe këtu, shpesh, rregullisht vjen deri te shpërthimi”, deklaroi Stoimko Zlatkovski, profesor universitar. Prokurorët bullgarë për aksidentin kanë bërë fajtor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot vizitoi Komunën e Hanit të Elezit, ku edhe realizoi takim pune me kryetarin e kësaj komune Mehmet Ballazhin dhe nënkryetarin Sevdi Dernjani. “Ishte një takim mjaft produktiv me çrast edhe shtrim dorën e bashkëpunimit për shumë fusha që do të mund të jenë në interes të zhvillimi socio-ekonomik të të dyja komunave- Çairit dhe Hanit të Elezit”, ka deklaruar pas takimit kreu i Çairit, Visar Ganiu. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit në veçanti fokusi është vendosur në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte që do…

Lexo më Shumë