“Mos prisni të vdesin njerëzit në burg për të shprehur ngushëllime, por bëni me kohë atë çfarë duhet që të mos sakrifikohen njerëz të pajfshëm”. Kjo ishte porosia që bëri Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” përcolli nga ceremonia e varrimit të Rexhail Qerimit, që u bë sot paradite në fshatin Opajë të Kumanovës, shkruan gazeta LAJM. “Fillimisht shpreh ngullëshime e mia për familjen Qerimi e cila ka vuajtur shumë dhe tani e ka përjetuar edhe vdekjen e Rexhailit. Vdekja është caktim i Zotit, por kushtet janë të tilla që na bëjnë të na dhimbsen…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka deklaruar se Instituti për Shëndet Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përvojë me pandemi dhe endemi tek fëmijët, dhe sipas përvojës së tyre nuk ka nevojë për izolim, gjegjësisht mësim online në këtë periudhë. “Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me prezencë fizike më 1 shkurt dhe ne si Ministri do ta bëjmë skriningun në bazë të lirë të fëmijëve dhe në varësi prej rajonit do të ndërmarrim masa të reja”, tha Sali. Ministri i Shëndetësisë tha se numri i personave të sëmurë është ulur ditëve të kaluar. “Nuk ka rritje dhe po vërejmë…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili sot për negociatat me Maqedoninë e Veriut mbajti fjalim në Parlamentin bullgar, theksoi se fakti që kolegu i tij në Shkup katër nga tetë ditët pasi erdhi në pushtet i kaloi me ministrat bullgarë, flet për dëshirën të përfundojë kontesti me Sofjen. Ai shtoi se “Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të hyjnë në Kushtetutë si edhe Shqiptarët” dhe se më 4 shkurt përgatitet nderim i përbashkët me Maqedoninë e Veriut me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Gove Dellçevit. Kiril Petkov para deputetëve në kuvendin bullgar theksoi se në të dyja takimet me…
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka pranuar sot dozën e tretë vaksinës kundër koronavirusit. Vaksinimi i tij u bë në kuadër të aksionit të përbashkët me studentët e fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe të Farmacisë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo iniciativë të studentëve ka të bëj me promovimin e procesit të vaksinimit si masë për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Po rritet numri i rasteve të reja pozitivë në Kovid-19, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa, ndërsa pas një kohe të gjatë ka edhe persona të cilëve u nevojitet edhe trajtim mjekësor. “Në Kovid qendrën në spitalin tonë në këtë moment kemi tre pacientë, të cilët janë në trajtim mjekësor, prej tyre një është në gjendje më të vështirë. Terapi ditore marrin tetë persona, të cilët pas marrjes së terapisë, pak pushojnë dhe shkojnë në shtëpi. Me test të shpejtë pozitivë janë 33 persona, të cilët i trajtojmë në mënyrë adekuate, deri në marrjen e rezultateve pozitive nga PCR testet”,…
Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka deklaruar se është hapur lëndë në lidhje me rastin e vdekjes së Rexhail Qerimit, shkruan SHENJA. “Një ekip prej tre këshilltarësh e kanë vizituar burgun e Idrizovës, janë kontrolluar hapësirat, respektivisht qelia ku e ka vuajtur dënimin personi në fjalë. Është vizituar edhe veni ku ka ndodhur keqësimi dramatik i gjendjes shëndetësore. Kemi kontrolluar kamerat e sigurisë në të gjithë burgun për ta përcjellë si është zhvilluar situata. Kemi biseduar me udhëheqësinë e burgut dhe me personelin mjekësorë. Kemi kontaktuar MPB-në, hetuesinë dhe prokurorinë dhe të gjitha këto informacione i kemi sistematizuar”, ka thënë…
Nëntë emigrantë nga Siria janë gjetur mëngjesin e sotëm në një veturë me targa të Shkupit, e cila ka dalë nga rruga në rrugën Vallandovë-Strumicë. Sipas dëshmitarëve okularë, makina është nxjerrë me vinç dhe me ndihmën e zjarrfikësve, tramseton Portalb.mk. “Sot në ora 06:05 në Stacionin policor Vallandovë është raportuar se në rrugën rajonale R 1401, Vallandovë-Strumicë, automjeti “Audi”, me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga, ndërsa në të janë kapur nëntë emigrantë nga Siria”, informuan nga SPB Strumicë. Siç informojnë nga SPB Strumicë, migrantët janë transferuar në Qendrën pranuese “Vinojug” Gjevgjeli, kurse njëri prej tyre ka pësuar lëndime…
Zotërinj, Pse e mbani veten për qeveri të Maqedonisë së Veriut, kur shumë çka tregon se nuk jeni ju ata që e drejtoni këtë vend, por sundues të vërtet të tij janë halabakët vendor partiak, të cilët kontrollojnë çdo gjë tonën. Pra, pse e quani vetveten Qeveri, kur shumëçka dëshmon se ju nuk keni pushtet as mbi vetveten, se edhe juve ju drejtojnë banditët partiak vendorë si dhe, të fuqishmit e kompanive të mëdha. Pastaj, pse na gënjeni e thoni se Maqedonia e Veriut është shtet ligjor dhe i së drejtës, kur shumë çka tregon se ajo është pronë e…
Shoqata e prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër kërcënimet e fundit ndaj prokurorit publik të shtetit Ljubomir Joveski. “Kërcënimet e drejtuara ndaj tij, si më i larti në hierarkinë e prokurorisë publike, janë kërcënim për të gjithë institucionin dhe të gjithë bartësit e prokurorisë publike. Kërcënime të tilla që vijnë nga kudo dhe nga kushdo janë, për ta thënë më butë, një akt jo civilizimi. Ato janë në kundërshtim me të gjitha aktet ndërkombëtare dhe standardet e vendosura për funksionimin e Prokurorisë Publike në çdo shtet të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Prokurorëve…
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po përgatiten për kremtimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, njoftoi sot kryeministri bullgar Kiril Petkov. Ai në Kuvendin Popullor të Bullgarisë tha se Kovaçevski ka deklaruar se nuk sheh problem në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, pa dhënë afate konkrete. “Çdo shtatë ditë organizohet datë për mbledhje”, tha Kiril Petkov, duke shtuar se i gëzohet faktit që edhe Komisioni Historik do të ketë tri takime në muajt e ardhshëm. Petkov në raportimin e tij para deputetëve bullgar shtoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e hetimeve ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Sulm seksual ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeçare, transmeton Portalb.mk. “I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj të cilës ka kryer akte të tjera seksuale ndaj saj”, njoftuan nga Prokuroria Publike. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 sanksione, prej të cilave njëqind e katër për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatëmbëdhjetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike. Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

