Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 sanksione, prej të cilave njëqind e katër për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatëmbëdhjetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe katërmbëdhjetë sanksione për këmbësorët.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



