Po rritet numri i rasteve të reja pozitivë në Kovid-19, në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa, ndërsa pas një kohe të gjatë ka edhe persona të cilëve u nevojitet edhe trajtim mjekësor.
“Në Kovid qendrën në spitalin tonë në këtë moment kemi tre pacientë, të cilët janë në trajtim mjekësor, prej tyre një është në gjendje më të vështirë. Terapi ditore marrin tetë persona, të cilët pas marrjes së terapisë, pak pushojnë dhe shkojnë në shtëpi. Me test të shpejtë pozitivë janë 33 persona, të cilët i trajtojmë në mënyrë adekuate, deri në marrjen e rezultateve pozitive nga PCR testet”, deklaroi për MIA-n, Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Dibër me veprimtari të zgjeruar.
Ai u apeloi qytetarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtjen nga kovid-19 dhe nëse kanë simptome menjëherë të paraqiten te mjeku.
Sipas statistikës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësiusë, nga fillimi i pandemisë e deri dje janë regjistruar 1496 raste pozitive, kanë vdekur mbi 90, ndërsa aktivë në sëmundjen janë 18 persona.



