Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 191 kundërvajtje, prej të cilave pesëdhjetë e tetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike.
Poashtu janë shqiptuar katër masa për shoferë fillestarë, njëzet e gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe pesë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


