Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëron masa të reja kufizuese për personat e pavaksinuar. Filipçe për “Kanal5” thotë se masat e reja do t’u referohen personave të pavaksinuar. “Gjatë javës së ardhshme do të diskutojmë për masat e tjera të mundshme shtesë kufizuese që do të zbatohen fillimisht për qytetarët e pavaksinuar, duke qenë se tashmë barra më e madhe në sistemin spitalor janë pacientët e pavaksinuar ose zgjerimi i kritereve të hyrjes me të paktën dy vaksina të marra, domethënë imunizimi i plotë për vende të tjera, ngjarje”, thotë Filipçe.
Author: Hamdi Kumanova
Deputetëve të kësaj minorance qeveritare u bëjmë thirrje: të gjithë ata që duan ta shpëtojnë vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca, le t’i bashkangjiten opozitës progresive. Përrallat me euro-integrime të këtij regjimi të dështuar janë vetëm alibi për të shpëtuar nga drejtësia. Bashkimi Evropian nuk arrihet me Boki13, me Zoki Kiçees, me Vice Zaevin, me gjykatës dhe prokurorë të partizuar, me inspektorë që zhvasin bizneset dhe me deputetë të blerë e të shantazhuar.
Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm janë më të bindur ndaj respektimit të masave për mbrojtje nga Covid 19, posaçërisht në mbajtjen e maskave. Mirëpo, siç thonë nxënësit, mbajtja e maskës për 5 ose 7 orë të plota tashmë ka nisur të shkaktoj vështirësi dhe nervozizëm gjatë procesit mësimor. Prandaj, kërkojnë lehtësimin e masave.Heqjen e maskave e kërkojnë edhe mësimdhënësit duke kujtuar se mbajtja e tyre e rregullt është vetëm brenda objekteve shkollore. Nga Ministria e Shëndetësisë sërish thanë se për momentin nuk shqyrtohet mundësia për heqjen e maskave në shkolla. Ndërkohë, Inspektorati Sanitar Shëndetësor tashmë ka kryer mbi…
Maqedonia e Veriut është më pak e korruptuar mes vendeve të Balllanit Perëndimor, tregon studimi për shkallën e korrupsionit në vitin 2021 të kompanisë zvicerane për menaxhim me rreziqet “Global Risk Profajl” (GRP). Vendi në listë gjendet në pozitën e 85-të të GRP-së me indeks të korrupsionit prej 43,56 pikë, para Malit të Zi në vend të 89-të dhe Serbisë në vend të 92-të. Kosova është në pozitën e 122-të, Shqipëria në të 125-të, ndërsa Bosnja e Hercegovina në pozitën e 131-të. Sipas studimit të GRP-së, më pak raste të ryshfetit dhe korrupsionit janë zbuluar në Finlandë, ndërsa pas saj…
Shoqata e mjekëve shqiptarë ngre alarmin se shumë spitale mund të mbesin pa mjekë specialistë, dhe të përjetojnë fatin e repartit të pediatrisë në Ohër, i cili u mbyll si pasojë e mungesës së stafit. Kryetari i kësaj shoqate fajin e sheh te kohëzgjatja e madhe e specializimeve, si dhe keq menaxhimin me kuadrot nga ana e institucioneve shëndetësore të cilët nuk planifikojnë me kohë nevojën e stafit të ri. Nga ana tjetër thotë, se mungesa e kuadrit shpesh lidhet edhe me atë që ministria e Financave nuk jep pëlqime për punësim. “Shumë shpejtë pritet edhe në spitale…
Për tre vjet Maqedonia do të mbetet pa piroteknikë, përkatësisht ekspertë për demontimin e mjeteve shpërthyese. Aktualisht vetëm shtatë janë duke punuar, por janë në prag të pensionimit. Nëse dihet se në mbarë Maqedoninë ka ende një numër të madh të granatave të pashpërthyera nga luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, ky personel është më se i nevojshëm, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Fjalë për fjalë ata njerëz janë të gjithë të moshuar. Ata ka kohë që kanë kaluar kufirin e piroteknikëve. Sa vite nuk është punësuar asnjë piroteknik? 16 vjet që nuk është punësuar.…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair ka ndërruar jetë një lehonë 26-vjeçare, përcjell TV21. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pacientja ka qenë në muajin e 36 të shtatzënisë, ndërkaq ka pasur probleme shëndetësore, përfshi këtu problemet me tension e lart të gjakut. “Nga kontrolli i raporteve në sistemin elektronik të të dhënave “Termini im”, rezultoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me kontrolle të pamjaftueshme, me vetëm një kontroll të mëparshëm në 30 javë të shtatzënisë, kur edhe është konstatuar për herë të parë prania e tensionit të lartë në gjak. Pacientit më…
Rruga Mavrovë-Dibër është bllokuar. Kjo ndodh sot në ditë zgjedhjesh lokale në Dibër. Kryerësit e punimeve në rrugë na thanë se bllokimi do të zgjasë deri në orën 16, por në njoftimin e mesditës të Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM) për gjendjen e rrugëve nuk shkruhet se kjo rrugë është e bllokuar, por vetëm bëjnë apel që në aksin Mavrovë-Dibër të vozitet me kujdes duke respektuar shenjat rrugore. Në autokolonën në të cilën ndodhej edhe ekipi i TV21 kishte shumë votues dibranë që jetojnë në qytete të tjera por ende votojnë në Dibër. Arsyetimi për të mos kaluar, siç na…
Në shtetin fqinj, gjegjësisht në Bullgari sot mbahen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Të drejtë vote kanë edhe shtetasit bullgar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilt sot dolin për të votuar në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup. Më parë, nga Ambasada theksuan se të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit bullgar që kanë dokumente valide të shtetit bullgar. ““Mund të votohet me dokumente personale – letërnjoftim ose pasaportë, si dhe me dokumente të skaduara pas datës 13 mars 2020, pa u vazhduar. Vota është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari bullgar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Republikës së…
Në Maqedoninë e Veriut, inflacioni ka goditur më së shumti familjet me status të rrezikuar social, thonë nga Platforma për luftën kundër varfërisë. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, inflacioni në Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit 2021 do të arrijë në 3 për qind. Ndërkaq, të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave bëjnë të ditur se rritje më të madhe të çmimeve kanë pësuar produktet ushqimore, me rreth 5 për qind. Vajrat janë shtrenjtuar për 25 për qind, perimet për 12 për qind, ndërkaq karburantet janë shtrenjtuar për mbi 30 për qind. Hasan Demiri thotë se çmimet…
Zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi thotë se do të rritet shumica parlamentare me ata deputetë që përkrahin Maqedoninë evropiane në NATO dhe BE. Grubi këto komente i bëri sot gjatë një aktiviteti në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ai tha se shprehë keqardhje për ngjarjet në Kuvend me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, ku sipas tij, kryetarë partive keqpërdorën deputetët për interesa të tyre dhe për pengimin e rrugëtimit evropian.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.11.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 136 kundërvajtje trafiku, prej të cilave pesëdhjetë e gjashtë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe katër gjoba për automjete të paregjistruara. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe…

