Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi Qytetërimet Botërore, Ballkanin, Qytetet, Popujt dhe Njeriun si Individ.
Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik.
Akademia Shkupi përbëhet prej 2 niveleve (viteve). Niveli i parë përmban seminaret, ndërsa niveli i dytë përfshin grupet e leximit, dhe procesi i punimit të artikullit. Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 8 seminare (4+4).
Në nivelin e dytë pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në grupet e leximit sipas fushës së interesit të tyre, si dhe përgjatë 1 viti do të duhet të përfundojnë procesin e shkrimit të artikullit nën mentorimin e një profesori nga Akademia Shkupi.
Ata të cilët arrijnë të përfundojnë me sukses të dy nivelet, do të fitojnë të drejtën të marrin certifikatë, dhe do të kenë mundësi për praktikë profesionale (stazh, internship), duke asistuar në projekte hulumtuese të shoqatës.
Seminaret 2022 do të realizohen në muajin Shkurt dhe Mars, në gjuhën shqipe dhe turke.
Periudha e aplikimit: 01 – 13 Shkurt 2022
Kohëzgjatja: 17 Shkurt – 26 Mars 2022
Seminaret e semestrit 2022
Seminaret e Detyrueshme:
• Religjioni dhe Psikologjia – Prof. Dr. Musa Musai
18-25 Shkurt 04-11-18-25 Mars 2022, ora 18:00 – 19:00, e Premte
• Menaxhmenti dhe Ekonomia – Doc. Dr. Bujamin Bela
19-26 Shkurt 05-12-19-26 Mars 2022, 17:00 – 18:00, e Shtunë
Seminaret Zgjedhore:
• Arti dhe Arkitektura – Brunilda Basha
17-24 Shkurt 03-10-17 Mars 2022, ora 19:00 – 20:00, e Enjte
• Studime për Lindjen e Mesme – Metin Xhelil
19-26 Shkurt 05-12-19 Mars 2022, 11:00 – 12:00, e Shtunë
• Shteti, Shoqëria dhe Politika – Doc. Dr. Drita Memeti
19-26 Shkurt 05-12-19 Mars 2022, 15:00 – 16:00, e Shtunë
Linku i Aplikimit:
https://forms.gle/y1fEo5B39SDDtcKZA
Seminaret do të realizohen online.
Pjesëmarrja është pa pagesë.
Ju mirëpresim!



