Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Klubin e Deputetëve së bashku me ambasadorin dhe shef i delegacionit të UE-së në vend, Dejvid Gir si dhe një pjesë e udhëheqësisë e MPB-së dhe të Zyrës së UE-së, morën pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit-“Azhurnimi i mëtutjeshëm i TETRA sistemit TETRA-4, i financuar me mjete të programit nacional IPA për vitin 2016, mjete të siguruara nga Unioni Evropian. Spasovski me këtë rast drejtoi falenderime ambasadorit të UE-së në vend, Dejvid Gir dhe përfaqësuesve të projektit të Unionit Evropian për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën të cilat vendi i ynë,…
Author: Hamdi Kumanova
Përqindja e të ri infektuarve nga Koronavirusi për katër javë rresht nuk ka rënë asnjë për qind. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se nga data 10 janar deri më 6 shkurt, çdo javë 13 për qind nga rastet e përgjithshme janë ri infeksion. Konkretisht, nga 31 janari deri më 6 shkurt, janë regjistruar 10.007 të sapo infektuar, nga të cilët 1.329 janë riinfektuar. Nga 24-30 janar ka pasur gjithsej 11,938 raste të reja, dhe 1,568 persona që ishin ri infektuar me Covid-19, ndërsa të dielën nga gjithsej 1 045 të infektuar të rinj pozitivë, 132 ishin riinfeksion. Nga…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtyp tha se sot ka pasur takim me drejtorin e shkollës “Bashkimi”, prindërit e nxënësve të tjerë, me defektologun, me psikologët, mësuesen e parë të saj, mësuesin aktual si dhe me Komisionin për Diskriminim. Ai shtoi në takim është biseduar për rastin e fundit me Ëmblën. “Fatkeqësisht te Ëmbla regjistrohen edhe simptoma të ateizmit, edhe atë autizëm shumë të shprehur me agresivitet në momente dhe nga ajo që dëgjova nga prindërit, ka pasur edhe lëndime ndaj fëmijëve”, tha Taravari. Ai shtoi se Ëmbla do të vazhdojë mësimin aty ky ka…
VMRO DPMNE insiston në miratimin e deklaratës, pasi siç thonë nga kjo parti personaliteti dhe veepra e Goce Dellçevit si figurë mqëndrore e histrisë maqedonase meriton të miratohet një deklaratë e tillë. “Vlerësojmë se kjo deklaratë duhet ta paraqes unitetin dhe bashkimin e partive politike në kuvend, por edhe unitetin e të gjith shoqërisë maqedonase rreth veprimtarit të pa kontestuar maqedonas dhe udhëheqës në çlirimin e Maqedonisë dhe idenë për shtet të pavarurë Republika e Maqedonisë.”, tha Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE. Deklarata e VMRO-DPMNE-së është propozuar për miratim në kuvend para tre ditësh, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka siguruar qytetarët se do të qëndrojë në anën e punëtorëve dhe se pret rritje të pagës minimale. Këtë, siç tha ai, e ka premtuar edhe gjatë ekspozesë gjatë zgjedhjes së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. “Në ekspozenë time gjatë zgjedhjes së Qeverisë së re thash se njëra nga angazhimet e mia do të jetë edhe rritja e pagës minimale, dhe kjo është temë e negociatave mes përfaqësuesve të sindikatave e punëdhënësve dhe Qeverisë. Të mos harrojmë se paga minimale nga 9.000 denarë për diçka më shumë se 15.000 denarë është rritur pikërisht nga ana…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ndryshimi i modelit zgjedhor mund të pret deri në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2024, shkruan Alsat. Sipas tij, si fillim duhet hapur debat publik dhe formuar grupe pune nga të cilat do të dalë modeli më i mirë zgjedhor. “Kam pikëpamjen time për modelin zgjedhorë dhe ajo duhet bërë përmes dëgjimit dhe debatit publik. Ky debat duhet organizuar nga grupet e punës në të cilat do të përfaqësohen partitë politike, por edhe ministritë të cilat janë kompetente për ndërhyrje në modelin zgjedhor, përfshi ekspertët, OSBE-ODIHR të cilat do t’i japin vërejtjet e tyre.…
Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikim të valës së lagësht, pasi pasdite do të ketë reshje shiu, kurse në vende malore priten reshje bore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike. Reshje më të dendura do të ketë në pjesën perëndimore dhe veriore, ku do të formohet ngrica, përcjell TV21. Do të fryjë erë e fortë, ndërkaq gjatë ditës së nesërme priten edhe ulje të temperaturës. Ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe me rritje të temperaturave.
Të hënën në mesditë ka ndërruar jetë Bekim Junuzi nga Kumanova. I ndjeri ka ndërruar jetë si rezultat i një sulmi në tru. Bekim Junuzi ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e 2001-shit. Jonuzi ishte vëlla i të ndjerit ish-atletit të mirënjohur, Jonuz Jonuzi dhe dy futbollistëve të njohur kumanovar Hajriz dhe Riza Jonuzi, informon tvfesta.live Lajmi është bërë me dije në rrjetet sociale nga miqtë e Bekim Junuzit të cilët shprehin dhimbjen për humbjen e madhe. I ndjeri pas vetës ka lënë gruan dhe 3 fëmijë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska është optimiste se sot në Këshillin Ekonomik-Social do të gjendet zgjidhja më adekuate e pranueshme për të gjithë partnerët socialë. Në intervistën e sotme për televizionin 24, Trençevska tha se kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të cilin e mbështesin edhe sindikatat tjera është reale sepse është sipas shpenzimeve të jetës dhe shportës konsumatore. “Besoj se në Këshillin Ekonomik-Social, propozimi do të pranohet nga të gjithë partnerët socialë. Kur kemi dialog konstruktiv të KES, gjithmonë arrijmë zgjidhjen e cila është më e mira për të gjitha palët e përfshira. Buxheti është në kondicion…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u shpreh se gjendja me pandeminë në çerdhet e Maqedonisë është stabile. “Gjendja me pandeminë në çerdhet e Maqedonisë është stabile dhe këtë e vërtetojnë edhe të dhënat që i marrim në bazë ditore si dhe mesatarja në javë”, tha Trençevska. Ajo shtoi se javën e kaluar janë evidentuar 75 punonjëse me COVID-19 dhe 24 fëmijë në gjithë vendin. Sipas saj, zhvillimi i hershëm i fëmijëve është fokusi i ministrisë dhe qeverisë dhe në këtë drejtim, ajo shtoi se qeveria ka hapur 61 çerdhe të reja dhe deri në fund të mandatit…
Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Kondovë të Komunës së Sarajit ndërmjet dy furgonave të cilët bartnin udhëtarë.Sipas burimeve jozyrtare në aksident janë lënduar 8 nxënës me lëndimë të lehta trupore dhe janë dërguar për kontrolle në qendrën spitalore.Në vendngjarje pritet që të arrijë edhe policia.
Јаvën e kaluar (03/04/.02.2022) filloi edhe një Aksion operativ, në bazë të prioriteteve të përcaktuara për përmirësimin e sigurisë publike, posaçërisht ndërmjet nxënësve në shkolla dhe në transportin publik, si dhe respektimin dhe zbatimin me përpikëri të ligjeve, në tërë territorin e shtetit, në të cilin marrin pjesë të gjithë sektorët e punëve të brendshme. Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 719 automjete të cilat kryejnë transport publik të automjeteve në shkolla në 212 lokacione, gjtë të cilit janë konstatuar 44 vepra penale sipas nenit 284-a për kryerjen e transportit publik pa dokumentacion adekuat, dhe 121 kundërvajtje në bazë të Ligjit…

