Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Klubin e Deputetëve së bashku me ambasadorin dhe shef i delegacionit të UE-së në vend, Dejvid Gir si dhe një pjesë e udhëheqësisë e MPB-së dhe të Zyrës së UE-së, morën pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit-“Azhurnimi i mëtutjeshëm i TETRA sistemit TETRA-4, i financuar me mjete të programit nacional IPA për vitin 2016, mjete të siguruara nga Unioni Evropian.
Spasovski me këtë rast drejtoi falenderime ambasadorit të UE-së në vend, Dejvid Gir dhe përfaqësuesve të projektit të Unionit Evropian për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën të cilat vendi i ynë, por edhe MPB-ja i marrin në drejtim të reformimit dhe modernizimit të institucioneve, duke theksuar para të pranishmëve se ka përfunduar edhe një nga një mori projekteve kapitale me rëndësi të veçantë për veprim të rregullt të pjesëtarëve të Ministrisë, gjatë realizimit të detyrave që kanë të bëjnë me realizimin e sistemit të sigurisë shtetërore dhe publike.
”TETRA është standard dixhital evropian, i zhvilluar nga ekspertë industrial së bashku me Institutin Evropian për Standarde Telekomunikuese (ETSI) dhe vlen si standard i paprekshëm për shfrytëzuesit më të komplikuar dhe më profesional të radio komunikimeve në mbarë botën. Sipas informatave të fundit, TETRA standardi shfrytëzohet në 120 vende me mbi 3.5 milionë pajisje”, theksoi ministri Spasovski duke potencuar se tek ne TETRA sistemi paraqet sistem të vetëm dixhital radio-komunikues të sigurisë publike në nivel nacional të cilin e shfrytëzon MPB-ja por edhe për institucione tjera, me çfarë mundësohet komunikim i ndërsjellë dhe kordinim gjatë realizimit të detyrave të sigurisë. ”Azhurnimi i mëtutjeshëm i TETRA sistemit-TETRA-4, paraqet edhe fazën e fundit të këtij projekti të madh, të një rëndësie të jashtëzakonshme për MPB-në. Tri fazat e para me sukses të realizuara nga TETRA projekti, me vlerë të përgjithshme prej 19 milionë eurove, me mjete të siguruara nga ana e Unionit Evropian, kurse me fazën e katërt dhe të fundit të këtij projekti, i cili është implementuar përmes dy marrëveshjeve, me vlerë të përgjithshme prej 3.495.000 eurove, është bërë azhurnimi i TETRA sistemit nacional telekomunikues, me qëllim të mundësimit të mbulimit të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me më shumë se 90%. Prej këtu me realizimin e këtij projekti në këtë fazë mund të konstatojmë se qëllimet e dhëna nga fillimi i projektit tani më janë realizuar. Kjo për ne paraqet një investim i vlefshëm, i cili në masë të madhe do ta rris efikasitetin e policisë. Do të vendos standarde të reja në veprimin policor dhe është e një rëndësie të madhe për vetë nëpunësit policorë të cilët në terren kanë komunikim të sofistikuar, të besueshëm dhe të sigurt. Dhe në fund, me implementimin e këtij projekti policia jonë, arrin nivelin me policitë e vendeve anëtare të Unionit Evropian në lidhje me standardet evropiane të komunikimit”- konstatoi ministri Spasovski.
Ambasadori dhe shef i Zyrës së UE-së në vend, Dejvid Gir me këtë rast tha:
” Pesëmbëdhjet vjet pas fillimit të këtij projekti dhe me investime në pajsije prej 22 milonë eurove, Ministria e Punëve të Brendshme tani duhet të prezantojë vegla të përparuara komunikative. Ky sistem dixhital siguron komunikim të sigurt ndërmjet të gjitha shërbimeve policore, duke përfshirë edhe njësitet të cilat punojnë në zona më të largëta kufitare. Kjo pajisje është e ngjashme me pajisjet të cilat i shfrytëzojnë vendet anëtare të UE-së. Radiokomunikimi tani e mbulon thuajse tërë territorin e shtetit. Me rëndësi të veçantë është që të përfshihen edhe shërbimet tjera për raste emergjente si për shembull për katastrofat natyrore. Kjo pajisje së shpejti do të bëhet një nga kanalet më të rëndësishme komunikative të Sistemit Evropian për Raste Emergjente E-112.
Të mirat për qytetarët janë të qarta: reagim më i shpejtë i policisë dhe institucioneve tjera në rast të nevojës, siguri më e madhe e përgjithshme dhe përmirësim i ndjenjës individuale për siguri. Ky projekt sjell të mira për të gjithë Evropën, për shkak të lokacionit strategjik në lidhje me koridoret evropiane kryesore dhe kanalet për aktivitete ilegale ndërkombëtare. Në këtë mënyrë në mënyrë plotësuese e përmirëson partneritetin tonë”, tha ambasadori i UE-së, Gir.


