Pas pushimeve, ne parashikuam që shifrat do të rriteshin jashtëzakonisht. Për ditën e djeshme 45% e testeve janë pozitive, për këtë rajon pritet që këto 2 javë shifrat të jenë jashtëzakonisht të larta, thotë doktor Sasho Ollumçev për “Studio 10”. “Virusi po qarkullon më së shumti tek të rinjtë, ka rritje të numrit të pacientëve dhe fëmijëve dhe mësuesve. Është rritur numri i ekzaminimeve te mjekët e familjes. Kërkesa për termat e testimit është rritur. Numri i të shtruarve në spital është në rënie, por prisni, nuk e dimë se si do të vazhdojë virusi. Tani do të ketë një…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për rastin ku një grua ka sulmuar bashkëshortin e saj me thikë. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00, në Ferizaj. Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe është dërguar në tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas projeksioneve me parametrat aktualë dhe metodologjinë e re të dakorduar për harmonizimin e pagës minimale, deri në vitin 2026 do të arrijë në 22 mijë denarë, pa intervenime shtesë”, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Utrinski Brifing”. Ai shtoi se suksesi më i madh i dialogut social me punëdhënësit dhe punëtorët është marrëveshja për një metodologji për harmonizimin e pagës minimale, sipas së cilës ajo do të rritet në përputhje me inflacionin, por edhe rritja e pagës mesatare dhe nuk do të jetë kurrë më pak se 57 për qind e nivelit mesatar. “Sindikatat kishin kërkesa…
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së vazhdon me mbështetjen financiare për studentët e përfshirë në aktivitetet e projektit “Lulëzimi i artit, rritja dhe fuqizimi i grave të reja nëpërmjet prodhimit artistik të luleve në mënyrën novatore dhe krijuese”. Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus + dhe ka kontribut të veçantë në mbështetjen dhe inkurajimin e studentëve në sipërmarrësi, si dhe integrimin e tyre në industri. Sipas koordinatorit të projektit, Prof. Dr. Erhan Sulejmani, qëllimi i projektit është ta rrisë fuqinë punëtore të vajzave të reja që operojnë…
Dyzet e pesë vjeçari F.B. nga Vrapçishti i Gostivarit, mbrëmë (07-shkurt) në ora 21:25 në SPB-Tetovës ka raportuar se një orë më parë në afërsi të një lokali në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari 29- vjeçar B.M. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se prej sot vendimet për izolim pas infektimit me Covid-19 do të merren në formë elektronike. “Ju informojmë që prej sot është në funksion platforma në të cilën secili qytetar i cili ka nevojë të merr vendimin e vet për izolim, do të ketë qasje të vetme deri te vendimi i tyre, pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSh-së. Nga MSh thonë se qasja është e mundur përmes banerit në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror,Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/)…
Gjykatat, edhe pse nuk janë të pajisura me staf profesional për marrëdhënie me publikun, kanë bashkëpunim relativisht të mirë në procedurat gjyqësore, rastet në gjykata dhe të ngjashme. Por, problem i madh është mbyllja e portalit gjyqësor, gjegjësisht kërkimi i vështirë i vendimeve gjyqësore për vepra penale të ndryshme në procedura. Prokuroria Publike ka qenë gjithmonë deri diku më e mbyllur se gjyqësori, mbi të gjitha duke pasur parasysh pozitën kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë në shoqëri dhe parimin e vartësisë së institucionit, por edhe fakte kufizuese nga aspekti i KPP për procedurat parahetimore dhe hetimet e kryera nga prokurorët,…
Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha pagat tjera duhet të harmonizohen, paga minimale nuk duhet të jetë më afër atyre të klasifikuara, thotë kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në “Studio 10”. “Aty ku kemi sindikatë, sipas nenit 8, ka pasur rritje graduale për të gjitha pagat e tjera. I bëjmë thirrje punëdhënësve që nëse nuk përdorin nenin 8, kryejnë vepër penale. Punëdhënësit kërkuan që paga minimale të jetë 16.200 denarë, subvencionimi i qeverisë për punëdhënësit do të jetë 10 muaj ose një vit. Për ne ishte e rëndësishme të arrinim atë që kërkonim,…
Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski theksoi do të mbështesin rritjen e pagës minimale në parlament. Ai shtoi se partia e tij do të ndërhyjë me amendament dhe do të kërkojë respektim të marrëveshjeve kolektive kur do të paguhen pagat e të gjithë punonjësve në administratë. “Të ketë më shumë për të gjithë dhe më pak për qeverinë e korruptuar për të vjedhë. Presim menjëherë rishqyrtim të buxhetit dhe rritjen e dotacioneve për komunat nga qeveria për të respektuar në përpikmëri të drejtat e të gjithë punëtorëve në arsim, çerdhe dhe administratë”, u shpreh Mickoski. Mickoski…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm ka arrestuar 62-vjeçarin D.Q. nga fshati Luboten i Shkupit, përcjell TV21. Pas bastisjes me urdhër paraprak të gjykatës, policia në shtëpinë e tij ka gjetur armë dhe municione. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e markës dhe kalibrit të panjohur, një karabinë e markës dhe kalibrit të panjohur, 977 fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre gëzhoja gjuetie dhe një pushkë me ajër. Ai është ndaluar në stacion të policisë, ndërkaq pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas neni 396 nga Kodi Penal”, thuhet…
Presidenti Stevo Pendarovski priti Erdogan Saraç, kryetar i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve. Në takim u diskutua për pozitën e pjesëtarëve të bashkësisë etnike turke në vend, si dhe për përpjekjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëtarët e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut, së bashku me bashkësitë tjera etnike, japin kontribut aktiv në ndërtimin e një shoqërie të barabartë, të qëndrueshme dhe të begatë. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet me Republikën e Turqisë, e cila është mike e vjetër dhe partnere strategjike e Republikës së Maqedonisë…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se qeveria e udhëhequr nga LSDM sërish dëshmoi se vlerëson punën e punëtorëve. “Është arritur marrëveshje përmes Këshillit Ekonomik dhe Social dhe paga e muajit mars, ashtu siç premtuam do të jetë 18 mijë denarë”, shprehen nga LSDM. Ata shtojnë se 80 mijë punëtorë do të marrin pagë më të lartë dhe se për 5 vjet është rritur paga dyfish, nga 9.000 denarë në 18.000 denarë. “Qeveria e LSDM-së do të subvencionojë kontributet nga dallimi i rritjes deri në fund të vitit”, thonë nga LSDM duke shtuar se është e rëndësishme të ketë punëtorë…

