Gjatë ditës së djeshme (08.02.2022) në periudhën kohore nga ora 11 deri më ora 16, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në territorin e tërër Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbulimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë këmbësorët. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 318 këmbësorë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, prej të cilëve 250 për kalim jo të sigurt të rrugës jashtë vendeve për kalim të këmbësorëve, 44 për kalim në semafor të mbyllur…. Prej këtyre sanksioneve 156 këmbësorë janë sanksionuar në teritorin e SPB Shkup, 41 në teritorin e…
Author: Hamdi Kumanova
Komuna e Tearcës në rajonin e Tetovës është një nga komunat e shumta rurale në Maqedoninë e Veriut që përballet me probleme të shumta infrastrukturore, duke nisur nga mungesa e ujit të pijshëm, problemi me ujërat e zeza, mungesa e investimeve për hapjen e vendeve të punës, probleme në forcimin e kapaciteteve në arsim e të tjera. Tetë komuna të Maqedonisë së Veriut, kanë përfituar fonde nga Bashkimi Evropian për projekte inovative. Shifra e saktë e fondeve të ndara nuk është publikuar, pasi ato variojnë varësisht nga projektet për të cilat kanë aplikuar komunat. Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi…
Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov ka kërkuar sqaron nga kryeministri i Maqedonisë, Dimtiar Kovaçevski për incidentet që kanë ndodhur në Maqedoni. Kryeministri i Maqedonisë u shpreh se kanë biseduar me telefon për shkatërrimin e kurorës së luleve të Goce Dellçevit dhe për xhamat e thyer në Manastir. “Dëshironte të informohet për dy incidente që kanë ndodhur në Maqedoni dhe njëri është për shkatërrimin e kurorës së lules te vari i Goce Dellçevit dhe e njoftova se MPB po ndërmerr masa, ndërsa e dyta ishte për thyerjen e xhamave në Manastir, për të cilin incident policia tha se nuk bëhet fjalë…
Sindikata e Punëtorëve e administratës dhe organeve gjyqësore (SPOGJSH) e RMV kanë reaguar ndaj rritjes së pagës minimale duke e cilësuar si vendim historik të Qeverisë, ku për herë të parë punëtorët administrativ që deri më tani ishin pak mbi pagën minimale do të marrin pagën minimale. “Me rritjen e pagës minimale dhe në pamundësi për të rritur pagat tjera, do të arrihet ajo që kishte parashikuar sindikata, kolpas në sistem e pagave në administratë dhe gjyqësor. Nuk mund ta kuptojmë mos njohurinë e Qeverisë, për mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së pagave për punëtorët e vet”, thonë nga SPOGJSH…
Nuk do të jepen shtetësitë deri sa të bëhen kontrollimet nga Agjencia për Siguri Nacionale. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski theksoi se kupton problemin me bllokimin e kërkesave e që një pjesë janë me afate të skaduara dhe është dashur të japin përgjigje. Ai thekson se po punohet me rritëm të përshpejtuar. “Gjatë formimit të Agjencisë për Siguri Nacionale nga shërbimi i mëhershëm për siguri shtetërore kanë trashëguar 20 mijë kërkesa të papunuara. Rritmi atëherë ka qenë më ngadaltë se tani sa i përket kërkesave. Nëse atëherë është dhënë përgjigje ndaj 100-200 kërkesave në muaj, tani ky numër është mbi…
Gjatë ditës së djeshme (08.02.2022) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 141 shoferë, prej tyre shtatë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 100 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 41 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…
Më datën 08.02.2022, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Hetime pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.GJ. (21) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur Urdhërarrest qendror, pas publikimit të urdhëresës gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg sipas nenit 237 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se propozim-ligji skandaloz që erdhi në Kuvend e që kishte të bëj me emërimin e anëtarëve për përgjegjësi për shpifje, është për ta kufizuar kritikën ndaj funksionarëve të qeverisë. “Për herë të parë vendoset një formulim ku do të gjobitet edhe mendimi negativ. Tani shohim se qeveria shihet se ka tendencë që ta kufizojë kritikën ndaj funksionarëve të pushtetit”, tha Milloshoski. Ai u shpreh se nuk i vjen për çudi për shkak se këtë tekst e ka bërë akademiku Kanovski i cili në vitin 1987 ka dënuar profesorin Marijanoviq./
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 142 shoferë. Poashtu, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar edhe 164 sanksione për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik, ndërkaq vetëm në Shkup janë sanksonuar 56 këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar rrugën në vendkalime të parapara për këmbësorët. Ministria e Punëve të Brendshme edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me kontrollime të këtilla aksionale. Apelojmë…
Më datën 07.02.2022 Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz deri te Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër M.J. (33) dhe R.Z. (21), të dy nga Pakistani për shkak të kryerjes së veprës penale ”kontrabandë me migrantë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-b paragrafi 2 të Kodit Penal Më datën 06.02.2022 në vendin e quajtur “Farma e derrave” në f. Reçicë-Kumanovë, nga ana e nëpunsëve policorë të Njësitit Nacional për Parandalimin dhe Kontrabandën me Migrantë dhe Tregtisë me Njerëz në bashkëveprim me SPB Kumanovë dhe Qendrën Rajonale për…
Më datën 07.02.2022 rreth ores 10:30 minuta në f. Nerasht-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 45 vjeçarin SH.SH. nga ky fshat për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se një ditë më herët në një objekt shitjeje në Tetovë ka marrë të holla dhe disa prodhime. SH.SH. fillimisht ka qenë në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë, pas së cilës është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu “Idrizovë” në Shkup.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të hapë rast për shumat e larta, që disa ndërmarrje publike në Strugë paguajnë për qira mujore. Siç ka bërë të ditur tashmë Alsat, kompania publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi, paguan 3170 euro në muaj. Njëkohësisht, parkingu publik “Eko Struga”, sipas opozitës, paguan 2000 euro në muaj për një hapësirë prej 65 metrash katrorë. “Të shesësh një objekt biznesi të një ndërmarrje publike, që më pas të paguash qira të lartë, komenti i parë është se jep një imazh të punës joekonomike. Cilat janë arsyet për ta bërë këtë do të ishte një fakt…

